Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Skenari i fundit i Bashës në bashkëpunim me Alibeaj dhe Bardhin: Të ikë edhe Berisha nga PD-ja…

ShkodraWeb 12 March, 2022
berisha basha

Mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar të PD- së po zhvillohet sipas një skenari lehtësisht të identifikueshëm edhe pa qenë brenda në mbledhje. Lulzim Basha me ndihmën e besnikëve të tij të fundit Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi, po përpiqen ta vënë në zbatim, teksa pjesa dërrmuese e Grupit Parlamentar të PD- së, kërkojnë dorëheqjen e atij që vazhdojnë ta njohin si kryetar akoma.

Në mënyrë paradoksale, dorëheqja e Lulzim Bashës, kryesisht nga Alibeaj dhe Bardhi, po asociohet edhe me largimin e Berishës. Në fakt, jo vetëm Grupi Parlamentar por edhe Kryesia e Këshilli Kombëtar i asaj që quhet PD- zyrtare, e kanë përjashtuar me kohë Berishën, sipas tyre. Kryefjalë e mbledhjes së sotme, nuk është largimi përmes dorëheqjes i Bashës, por gjetja e një mekanizmi diabolik që kjo të mos ndodhë.

Pjesa e PD- së apo e “Foltores” është jo vetëm e pozicionuar qartas kundër Bashës, por ta tashmë ai është i shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar dhe nga antarët me “një antar, një votë” me 18 dhjetor 2021. Për këtë pjesë të PD- së, Basha është thjeshtë një deputet, as më shumë e as më pak.  Madje, PD- ja që ka mbledhur sot Grupin Parlamentar, ka përjashtuar apo pezulluar edhe deputetë e drejtues të tjerë që sot janë në anën e Berishës.

Pak a shumë, përmes Alibeajt dhe Bardhit, Basha po kushtëzon: Po nuk dha garanci Berisha se nuk do të jetë në PD dhe aq më shumë kandidat për kryetar, as unë nuk jap dorëheqje nga PD- ja! E pakuptimtë dhe mekanizëm djallëzor, për të vazhduar të qëndrojë aty ku është sot, të paktën për një pjesë minoritare të PD- së.

Basha sot është në mbledhjen e Grupit Parlamentar si humbës i radhës, këtë herë edhe në zgjedhje direkte përballë PD- së së Berishës me 6 mars. Ai nuk ka më asnjë argument që të kushtëzojë zgjedhjet e tij personale por duhet të hiqet menjëanë. Basha nuk mund të kushtozojë largimin e tij me moskandidimin e Berishës, sepse ky i fundit, me 6 mars 2022, ia doli të fitojë edhe mbi vetë logon, vulën dhe selinë që ka zotërim Lulzimi.

Nga ana tjetër, PD-ja nga 11 dhjetori, të cilin Basha nuk e njeh, ka statut tjetër, vulë tjetër dhe logo të re. Nuk ndodh askund në glob që humbësi ti vendosë kushte fituesit. E për interesat afatshkurtra apo afatgjata të PD- së, tashmë nuk mund të vendosë më as Basha, as Grupi Parlamentar dhe as ndonjë seli diplomatike. Do të vendorin vetë demokratët, aksionerët e vertetë të PD- së. Vetëm ata do të zgjedhin nëse e duan ose jo Berishën kryetar, natyrisht duke marrë përsipër edhe pasojat e mundshme të një vendimmarrje të tillë.

Burrëria e Bashës, nëse disponon ndonjë grimë akoma, është të japë dorëheqjen, të hapë garën në PD, të mundësojë kandidime të lira për këdo dhe në fund, ti bindet vendimit të demokratëve cilido qoftë ai. Nëse mendon se ka mbështetje, mund të iniciojë fraksionin e tij, të marrë përqindjen në institucionet e PD- së dhe të synojë të rimarrë partinë, nëse ia del, nga brenda.

Mekanizmi djallëzor për të kushtëzuar dorëheqjen e tij me moskandidimin e Berishës në zgjedhje për kryetar, vetëm rëndon pozitën e Bashës, vazhdon të mbajë në agoni opozitën, duke favorizuar Ramën për zgejdhjet e 2023- it por edhe 2025- ës. /Nga Blerti DELIJA/

Post navigation

Previous: “Një hap pas i juaji që merr me vete edhe Sali Berishën”, edhe Gazment Bardhi i kërkon dorëheqjen Lulzim Bashës
Next: VIDEO – “Ka 1 muaj e gjysëm që jam kthyer në vendin tim”, gazetari i njohur shkodran i bashkohet protestës para Kryeministrisë

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
  • FENOMENI – PD rrezikon të humbë mbështetjen e gjysmës së popullsisë shqiptare, vajzava dhe grave… 17 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 17 maj 2026… 17 May, 2026
  • Bullgaria fiton Festivalin Europian të Këngës, Alis me “Nân” renditet vetëm në vendin e 13- të… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026
salianji ankese pd zgjedhje berisha 2026

DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.