Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – “Skandali” me publikimin e rrogave e ID- ve, shqiptarët vazhdojnë të shohin gishtin që u tregon Hënën…

ShkodraWeb 23 December, 2021
rrogat janar 2021

Siç ndodhë rëndom, jemi më të interesuar të shohim gishtin se atë që na tregon Hënën! Edhe “skandali” më i fundit i publikimit të të dhënave “sensitive” të mbi 600 mijë shqiptarëve, po na sherben thjesht dhe vetëm për të hequr vemendjen, fokusin nga tema shumë më të rëndësishme. Për shembull, mega aferën e skandalit të inceneratorëve që në vend të plahrave tonë kanë “djegur” miliona euro po të tonat, këtë përplasjen seriale në PD dhe me shumë mundësi, ndonjë aferë tjetër që pritet të plasë këto ditë në vend. Sepse në këtë vend jo vetëm “çudia më e madhe tre ditë zgjat” por gjithmonë brenda këtij harku kohor, del një skandal tjetër që eklipson paraardhësit, deri sa të kujtohet dikush ta rikthejë në skenë.

Mendoj se i ashtëquajturi “skandal i patronazhistëve”, i cili sipas meje ësht me përmasa më të mëdha se monitorimi i bindjeve politike të rreth 900 mijë shqiptarëve, skandal që u mbyll nga prokuoria, ishte më i dëmshëm për vendin. Sepse godiste në themelin e ngrehinës “demokratike” të këtij vendi, tek vota e qytetarëve. Pak a ashumë, para zgjedhjeve të 25 prillit, dihej edhe rezultati në masë të madhe. Njëkohësisht, u bëhej presion publik njerëzve se e dimë për kë votini e duhet të votoni.

E ky skandali i publikimit të rrogave, nuk është aspak më i rëndë se ai i patronazhistëve që sapo u mbyll. Si nuk i hyri ferrë në këmbë askujt për publikimin e prirjes së votës, as për rrogat askush nuk do të kollitet një herë të vetme. Sigurisht, nëse SPAK do të “nxjerrë dhëmbët” publikisht, në justifikim edhe të rrogave të majme që tashmë ia di çdokush, mund të lëshojë urdhra arresti, nisë hetime. Por është e sigurtë se nga janari 2021, çdokush që e ka bërë me dashje apo pa dashje këtë “leaks”, ka patur të gjithë kohën e duhur të fshijë gjurmët.

Sa për ID- të apo Letërnjoftimet elektronike, të dhënat e tyre sigurohen kaq lehtë për atë që i intereson, sa nuk ia vlen të merren në konsideratë si shqetësim. Foto të panumërta të ID- ve, fotokopje me apo pa ngjyra, deklarime të numrave personal e të letërnjoftimeve elektronike, i bëjmë të gjithë, çdo ditë. Ngy zyrat e shtetit, deri tek interneti, Facebook, abonime, regjistrime etj. Database më e madhe e tyre, është padyshim Facebook, i cili ta kerkon këtë ID për të vertetuar se je frymor dhe meriton një IP në rrjetin e madhe të komunikimit global.

Ndërsa ne vazhdojmë të shohim gishtin, hëna tregon diçka tjetër. Sistemi i ri i drejtësisë po krijon sheikët e rinj të këtij vendi. Mjafton të shihni (por të mos i publikoni se ua ndreq samarin SPAK!) rrogat e këtyre strukturave. Me këtë trajtim financiar, puna e aktiviteti i tyre duhej të ishte në pupa, duhej të dridheshin të korruptuarit e kriminelët jo para tyre, por edhe para fotove të tyre në rrjetet sociale e media.

Media e të gjitha llojeve, vazhdon të jetë një kënetë e madhe. Shumica e punonjësve deklarohen me para minimale 30.000 lekë në muaj, kjo për efekt kursimi në sigurime sepse vështirë të besohet se vazhdojnë akoma të paguhen në rendin e 26- 27.000 lekëve në muaj. Edhe pse në fakt, nuk do të ishte çudi të ishte kështu të paktën në periferitë apo provincat e këtij vendi. Në të njëjtën kohë, mëson se ata që ulen në studiot televizive kombëtare, kanë rroga që një gazetar i thjeshtë, nuk i merr dot në një apo më shumë vite punë orar pa orar, vështirësi mbi vështirësi, në jo pak raste duke rrezikuar edhe jetën. Po ashtu, në bizneset mediatike regjistruar në emrat e tyre, edhe pronarë e administratorë (një pjesë, jo të gjithë) deklarohen me paga mujore 30.000 lekë, aq sa edhe pastrueset e ambjenteve të tyre. Ndërkoha, rrogat faraonike, i marrin në institucione që nuk kanë asnjë lidhje me mediat.

Ata që konsiderohen profesionistë të lirë, disa syresh edhe figura publike dhe me ndikim “moral” të lartë (sepse flasin në emër të tij nga mëngjesi në darkë), vetëdeklarohen me rroga 30.000 lekëshe, aq sa është minimumi i lejuar nga shteti. E në fotot që demonstrojnë me dorën e tyre në rrjetet sociale, një shishe verë, u kushton dyfishi i rrogës mujore të deklaruar. Në të njëjtën linjë, janë edhe shumë presidentë, pronarë kompanish, që me reklamat e tyre mbushin dhjetra orë transmetimi në media kombëtare (ku reklamimi kushton se qimet e kokës, thuhej dikur sepse sot edhe mund ti mbjellësh!).

Në fund, edhe sporti, më konkretisht futbolli. Është një moçal i madh dhe i pisët. Me përjashtim të Vllaznisë, e cila nga 2011- a të paktën ka deklaruar çdo gjë realisht në Tatime, të gjitha ekipet e tjera deklarojnë paga qesharake, në rendin nga 250- 1200 euro në muaj. Dhe bëhet fjalë për yjet të Superligës, një pjesë të të cilëve, vetëm qeraja e shtëpisë u kushton më shumë, për të mos folur për vetëekspozimin e luksit në rrjete sociale apo makinat milionëshe.

Çfarë tregon realisht publikimi më i fundit i të dhënave “sensitive” për mbi 600 mijë shqiptarë? Një evazion të tmerrshëm fiskal, miliarda që i mungojnë shtetit në fondin e sigurimeve shoqërore e shendetësore, në fshehje të të ardhurave reale e rrjedhimit të tatimit të vlerës reale. Tregon një polarizim të skajshëm edhe brenda kategorive të caktuara profesionale, duke krijuar një hendek që nuk mbushet kurrrë.

SPAK dhe strukturat e tjera të specializuara të këtij shteti, “kanë punë për sot edhe për nesër”, duke perifrazuar një batutë nga filmat shqiptarë. Sigurisht që të paktën Tatimet, e kanë patur këtë informacion, kanë bërë lidhjen në mes emrave, fitimeve reale dhe atyre të deklaruara por nuk kanë vepruar. Tashmë që çdo gjë ka dalë sheshit, edhe Tatimet “kanë punë për sot edhe për nesër”. Por më parë, mbase është nevoja që të vetëpastrohen apo ti nënshtrohen edhe ato vetting- ut. Për rrogat (gishtin) mos u shqetësoni! Shqiptarët ia dinë atë njëri- tjetrit edhe pa pyetur fare, si në shtet (që është më e lehtë) por edhe në privat. Për evazionin (hënën) atë duhet të shqetësohemi të gjithë sepse mungojnë arkën e shtetit miliarda e miliarda. Mbase mund të përfundonin në xhepat e shtetarëve apo ligarkëve rrotull tyre përmes PPP- ve, por me siguri do të kishte edhe më shumë investime. Nuk do të na e ndryshonin dukshëm jetën por të paktën do të na e përmirësonin atë pak. Sidomos për moshën e tretë, me pensione qesharake që mesa duket ata që i kanë rrjedhë informacionet, i kanë kursyer. E për këtë meritojnë falenderim! /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Një vit pa Lekë Planin, bashkëshortja Natalina e kujton me një videomontazh prekës…
Artikull pasardhës: EMRAT+VIDEO – Operacioni “Bushati”, zbulohen “shtëpi bari” në Mnelë, arrestohen 8 persona, mes tyre dy punonjës të OSHEE

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.