Skip to content
29 September, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

OPINION – Si duhet lexuar mesazhi i ardhur nga Gjykata Kushtetuese për mos shkarkimin e Ilir Metës…

ShkodraWeb 2 years ago

Gjykata kushtetuese rrëzoi Kuvendin! Ky ishte kryetitulli i gjë gjitha mediave e portaleve, teksa në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese u publikua dispozitivi i vendimit që shfuqizonte vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga detyra. Në fakt, Gjykata Kushtetuese vendosi një gur themeli të fortë në mbrojtje të Republikës, ndarjes dhe moscënimit të pushteteve në Shqipëri. Me zbardhjen e plotë të vendimit, arsyetimit të gjyqtarëve kushtetues, do të krijohet një precedent i rëndësishëm dhe i detyrueshëm për zbatim sepse i dalë nga Gjykata Kushtetuese, ka fuqinë e ligjit.

Është një sherbim shumë i rëndësishëm jo për Ilir Metën si presidenti aktual, por për të gjithë kryetarët e shtetit në vijimësi, sidomos në mungesë të një ligji organik për Institucionin e Presidentit të Republikës. Posti kushtetues me i mbrojtur i vendit, tashmë vendos edhe një parzmore tjetër, indirekt duke i shtuar pushtetin dhe duke e i hequr paksa emërtesën e çuditshme “post honorifik” në kuptimin e vendimmarrjeve institucionale.

Nga ajo që kuptohet nga dispozitivi i Gjykatës Kushtetuese, është se presidenti i vendit nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese dhe më konkretisht:

1. Faktet e paraqitura si shkelje të nenit 86, pika 1, dhe nenit 89 të Kushtetutës, nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës.

2. Nuk ka shkelje të rëndë të nenit 88, pika 3, të Kushtetutës, pasi:
– Faktet që lidhen me të drejtat në procesin zgjedhor nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës.
– Faktet që lidhen me marrëdhëniet me partnerët strategjikë nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.
– Faktet e paraqitura si shkelje që lidhen me pavarësinë e organeve publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.
– Faktet e paraqitura si shkelje të rendit dhe sigurisë publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

3. Faktet e paraqitura si shkelje të nenit 94 të Kushtetutës nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

Pra, Presidenti i Republikës, në këtë rast Ilir Meta, ka dalë plotësisht i pastër, pa asnjë hije në të gjithë aktivitetin e tij publik dhe politik. Kjo është një fitore e shtetformimit dhe shtetfunksionimit, aq më shumë kur kreut të shtetit, përmes kësaj vendimmarrje të Kuvendit që Gjykata Kushtetuese e rrëzoi, tentohej ti mbyllej goja në kuptimin e parë të kësaj fjale. Sepse ligjërisht apo juridikisht, Presidenti i Republikës flet me dekrete.

Strategjia e përdorur nga Ilir Meta, sidomos në dy muajt e fundit ishte shumë e thjeshtë. Me gjuhën e futbollit, “mbrojtja më e mirë është sulmi”. Juridikisht por edhe politikisht, Meta ia doli ta çojë debatin, i cili mesa duket ndikoi edhe në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, në hullinë e “shkarkimit të presidentit sepse foli duke përdorur figura letrare”.

Tani, kur edhe pak javë nisin procedurat për zgjedhjev nga Kuvendi të presidentit të ri të vendit, Ilir Meta e sheh veten zyrtarisht në lojë edhe për një mandat tjetër presidencial, ashtu siç në fakt ka shprehur dëshirën e tij publikisht dhe më pas, të nisë karrierë diplomatike si ambasador në Danimarkë apo ndonjë shtet tjetër.

Duhet pritur vendimi i plotë, por nga dispozitivi i Gjykatës Kushtetuese kuptohet se Presidenti i Republikës nuk ka kryer asnjë shkelje. Pra, mazhoranca e para dhe pas 25 prill 2021, ka tentuar jo vetëm ti mbyllë gojën por me kerkesën për shkarkim, ka dashur të bëjë “grusht shteti” ndaj të vetmit institucion që nuk i bindet kësaj shumice parlamentare.

E nëse deri në momentin e shkarkimit, parlamenti i kaluar përbëhej nga marioneta- deputetë që u futën në Kuvend dhe morën vendime në emër edhe të opozitës pa patur mandat legjitim në një parlament që funksionoi më shumë se 2 vite nën kuorumin e 140 deputetëve që detyron Kushtetuta, parlamenti aktual ka edhe komponentin e vertetë opozitar. Pavarësisht situatës brenda PD- së, opozita është legjitime, përfshi grupimin e Bashës, të Berishës, LSI- në por edhe partitë aleate të tyre.

Në këtë kuptim, kjo opozitë ka nevojë për një përfaqësues të fortë përballë qeverisë që po sipas opozitës, ka monopolizuar gjithçka. Mazhoranca aktuale, i ka numrat që në raundet e fundit, të zgjedhë një president me shumicë të thjeshtë, nëse nuk siguron shumicën e cilësuar që kërkojnë 3 votimet e para në Kuvend.

Por nëse kërkohet ti lihet legjitimitet real kësaj opozite që është sot, duke dalë edhe mbi interesat e vockla të momentit, të gjithë duhet të unifikojnë qendrimet tek emri i Ilir Metës si president për një mandat të dytë. Edhe Basha duhet të gjejë forcat të dalë mbi debatet e fundit politike, sulmet reciproke ndaj njeri- tjetrit. Gjithmonë, nëse dëshiron ti vendosë kësaj mazhorance, një figurë që ka dhënë prova që i reziston, duke shkuar edhe deri në aktin e fundit të shkarkimit nga Kuvendi.

Me gjasë, nuk do të ndodhë kështu. Ilir Meta veshtirë të propozohet e votohet për një mandat të dytë presidencial. Por pas natës së kaluar, është rreshtuar i pari në listën e pretendentëve, si një figurë që nuk i nënshtrohet presionit dhe sulmeve të mazhorancës aktuale që me shumë mundësi, do të qeverisë këtë vend deri në 2025- ën. /Nga Blerti DELIJA/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e ejte, 17 shkurt 2022…
Lajmi pasues: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e ejte 17 shkurt 2022…

TË FUNDIT

VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe
  • Aktualitet

VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe

4 hours ago
PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar…
  • Art-Kult

PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar…

5 hours ago
Kryebashkiaku Beci takohet me disa nga gjyshërit dhe gjyshet e Shtëpisë së të Moshuarve, dhurata e veçantë…
  • Aktualitet

Kryebashkiaku Beci takohet me disa nga gjyshërit dhe gjyshet e Shtëpisë së të Moshuarve, dhurata e veçantë…

5 hours ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe 29 September, 2023
  • PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar… 29 September, 2023
  • Kryebashkiaku Beci takohet me disa nga gjyshërit dhe gjyshet e Shtëpisë së të Moshuarve, dhurata e veçantë… 29 September, 2023
  • NGA NDOC ASHTA – Ndjehem me turp për brezin tim…sepse kapitulloi politikisht… 29 September, 2023
  • Aksidentoi 86- vjeçaren në hyrje të Shkodrës, arrestohet 20 vjeçari me banim në Dubai, e moshuara rëndë në spital 29 September, 2023
  • EMRAT – “Furtunë” në Komisariatin e Mirditës, pas ekzekutimit të Martin Bardhit, shkarkohet “zinxhiri” komandues 29 September, 2023
  • VIDEO – Në shkurt iu kapën 48 mijë euro të padeklaruara, sot në Muriqan të njëjtit autobus, iu gjetën mbi 80 mijë 29 September, 2023
  • VIDEO – Zbardhen disa nga ngjarjet e rënda të kohëve të fundit në Shkodër, drejtori i DVP- së para gazetarëve 29 September, 2023
  • E TRISHTË – Ndërron jetë në SHBA At Artur Liolin, Kryekancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Orthodhokse atje 29 September, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e premte, 29 shtator 2023… 29 September, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 29 shtator 2023… 29 September, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 29 shtator 2023… 29 September, 2023

TË FUNDIT

VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe
  • Aktualitet

VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe

4 hours ago
PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar…
  • Art-Kult

PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar…

5 hours ago
Kryebashkiaku Beci takohet me disa nga gjyshërit dhe gjyshet e Shtëpisë së të Moshuarve, dhurata e veçantë…
  • Aktualitet

Kryebashkiaku Beci takohet me disa nga gjyshërit dhe gjyshet e Shtëpisë së të Moshuarve, dhurata e veçantë…

5 hours ago
NGA NDOC ASHTA – Ndjehem me turp për brezin tim…sepse kapitulloi politikisht…
  • Analizë

NGA NDOC ASHTA – Ndjehem me turp për brezin tim…sepse kapitulloi politikisht…

7 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.