OPINION – Si duhen kuptuar patronazhistët sot dhe në perspektivë…

Nga Dritan DEMIRAJ

Një profeci e hershme e z. Ziso Vangjeli. Ziso Vangjeli ishte një shqiptar që u inkuadrua me forcat amerikane të cilat zbarkuan në Normandi në vitin 1944.


Ai luftoi deri në fitoren e aleatëve. Me mbarimin e Luftës së II-të Botërore nuk u kthye më në SHBA, por vendosi të jetojë në Francë, vend në të cilin shērbeu si profesor i të drejtës penale, edukim të cilin e kishte marrë në SHBA. Në Francë ai krijoi edhe familje.

Për fatin e tij të keq, ai bie në kontakt me zyrtarë të ambasadës shqiptare në Francë, të cilët e bindën të kthehet në Shqipëri. I edukuar dhe formuar si njeri i lirë, vendi i tij nuk mund të ishte ai i ëndërruari prej tij dhe siç mund të merret me mend, ai pas pak kohësh përfundoi në Burrel për të mos dalë i gjallē më prej andej.

Sipas bisedimeve paraprake me spiunët e sigurimit, ai do të punonte si pedagog në Shqipëri. Ai ia fali shtetit gjithë bibliotekën e tij, por përfundoi në burg ku edhe vdiq.

Nga burgu ai deklaroi se: Kur të bjerë “komunizma” se do të bjerë “patjetër”, ne do të vuajmë më pas me dekada të tëra prej hibridit të tij.
Komunistët janë të sofistikuar në politikën e kuadrit. Bijtë e të kuqve do të vijojnë etërit e tyre. Ajo do të jetë përzjerje zelli dhe inati, herë e fshehtë e herë e hapur për etërit e kuq që s’patën fuqi dhe mend të ishin të përjetshëm, do t’i bëjë më dinakë dhe më të poshtër nipërit e tyre.


Nga kundërshtarët e tyre që i urrejnë për vdekje, do të vjedhin idetë, projektet e deri edhe sloganet të cilat do t’i propagandojnë më mizorisht për t’i vënë në jetë, gjoja si amanete. Dhe do të kërkojnë me çdo çmim zhdukjen e të zotërve të këtyre ideve. Do të kërkojnë pushtet të pamerituar si trashëgimtarë, si zanatçinj të kuq dhe kundërshtarët do t’i durojnë sa për sfond. Do të kërkojnë që ata të bëhen pronarë dhe që të mbrohen do të bëjnë atë politikë që etërit e tyre e rroposën ose e luftuan gjithë jetën si bolshevikë të trashë.

Kundërshtarët e të kuqve në Shqipëri, ç’kanë mbetur pas kasaphanave dhe të rinjtë që do të dalin janë të papërvojë. Dhe kështu do të sundojë tek ne hibridi i tyre, gjatë shumë gjatë.

ShkodraWeb Channel

Hibridët janë si monstrat. Dhe për ti luftuar ata duhet të veprojmë si ata. Do të jetë aq keq, sa në këtë kohë njerëzit do të mendojnë diktaturën si zgjidhje. Burg i detyruar, liri e detyruar, kaos dhe llum. Pra pas dënimit me burg, populli do të dënohet me liri “qorre”. Liria “qorre” është padyshim dënim. Se ne nuk do të dimë ç’t’i bëjmë asaj si një gjëje të tepërt. Do ta përdhunojmë si barbarët, por unë nuk do të jem atëherë. Ju do të jeni: “Mbajeni mend dhe më kujtoni. S’keni çtë bëni, jo. Veç kujtomëni mua plakun.

Unë nuk jam unë njeri kundër komunistëve, janë komunistët kundër njeriut…”. Këta pra të dashur miq janë drejtuesit e Rilindjes dhe patronazhistët e tyre.

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel