Skip to content
10 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – “Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapajt si “parti e të gjithë popullit”, pa ideologji udhëheqëse…

ShkodraWeb 18 September, 2023
Adriatik-lapajsdgdfgdf

“U mbars mali dhe polli një…parti”, në respekt të atyre që besojnë akoma në sloganin “Shqipëria bëhet”. Sigurisht, lindi edhe një parti tjetër në këtë vend, ku çdo bark jo njerëzor që mbarset, pjell një parti. Në fillim, edhe si lëvizje.

Adriatiku me emrin e veçantë por aspak të rrallë, kopjuar lehtësisht nga deti që lag prej shekujsh Shqipërinë në brigje, i dha jetë një subjekti pa një ideologji udhëheqëse. Shkurt, parti të tipit “të të gjithë popullit”.

Ashtu si të gjitha partitë e tjera, Lapaj paralajmëron një tur takimesh, bashkëbisedime me popullin. Ndryshe nga partitë pararadhëse, Adriatiku edhe pse me emër deti, e nis nga malet. Pikërisht nga Mirdita, ndërsa partitë që ishim mësuar të kundronim, e nisnin nga qendrat e mëdha urbane. Risi, mesazh apo çfarë?

Në fakt, është turi i dytë pas një turi jo shumë të bujshëm e publik. Madje, Lapaj ishte edhe në Shkodër, ku si për ironi të fatit, takoi eksponentë të rëndësishëm të partive “të vjetra”. Madje, disave u kërkoi ti bashkohen lëvizjes së tij të re.

1.Reformimi i sistemit zgjedhor në Shqipëri duke hapur konkurrencën nëpërmjet hapjes së listave, kufizimit të mandateve qeverisëse dhe përfaqësuese;

2.Miratimi i ligjit “Për referendumet” në Republikën e Shqipërisë;

3.Miratimi i votës së emigrantëve duke përcaktuar modalitetet e përfaqësimit të tyre.

4.Depolitizimi i administratës zgjedhore në të gjitha nivelet duke e hequr atë nga politika dhe duke e kaluar në profesione të lira (avokat, noter, profesionistë të licencuar, si dhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë si gjyqtarë dhe prokurorë);

Nga 1-4 që mund ti lexoni më sipër, ishin objektivat apo synimet e “Shqipëria bëhet”. Sa qindra herë i kemi dëgjuar të artikuluara tash 30 vite këto slogane sepse deri më sot, nuk rezultojnë si synime. Përndryshe, do ishin miratuar.

Adriatiku jo shumë i ri në politikë, pasi provoi Aleancën Kuqezi pa një ideologji udhëheqëse, rikthehet në të njëjtat gjurmë. Këtë herë jo si numri 2, 3 apo katër por si numri 1, ideues e drejtues, duke patur në pjesën e padukshme, mbështetjen e përfaqësuesve të më të fortëve të globit.

Në Shqipëri, thuajse të gjithë biem dakort se kemi kuadrin ligjor, mbase, më të mirin e përparuarin e globit. Ku çalojmë? Tek zbatimi i tij në praktikë. Cilat janë garancitë që Lapaj jep për realizimin e 4 objektivave madhore më sipër? Apo është thjeshtë një provë e radhës, eksperiment?

Në fakt, ka një hapësirë që Lapaj mund ta lundrojë. Atë të të pakënaqurve nga të gjitha partitë, ata që nuk shkojnë të votojnë për asnjërin subjekt apo kandidat. Po cila është ajo forcë “magjike” apo “magnetike” që Adriatiku zotëron? Të paktën deri sot, nuk po e shpërfaq. /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj prezanton partinë më të re në vend, nis turin e takimeve nga Rresheni
Artikull pasardhës: VIDEO – Rikonstruktohet konvikti i universitetit por vetëm 30 kerkesa ka për akomodim nga studentët…

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit 10 March, 2026
  • Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara 10 March, 2026
  • Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor… 10 March, 2026
  • Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para… 10 March, 2026
  • VIDEO – Ngjarja e të hënës në Kiras të Shkodrës, policia shpall në kërkim 40- vjeçarin që qëlloi me armë 10 March, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinjtë shkodranë, akuzohen për tregëti armësh, iu gjetën 6 pistoleta 10 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
ambulance shkoder 2024

Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.