OPINION – Shoqëria shqiptare, një gangrenë sociale…

Ngjarjet e përditshme kr.iminale në vend duket se janë kthyer në lajme normale që nuk përbëjnë më bujë mediatike. Rëndësia e jetës matet me nivelin e paqëndrushmërisë momentale nervore. Zhargoni i përditshëm sot njeh të tjera fjalë si “dh.unë” apo “vr.asje”, të cilat janë bërë tashmë pjesë esenciale e tij. Problemi më shqetësues është se pjesë integrale e dh.unës janë edhe fëmijët, ku herë janë pre e herë janë ato vetë që e ushtrojnë. Është shoqëria në kompleksitetin e saj pjesë thelbësore e së cilës edhe familja përgjegjëse për këtë pasiguri sociale që po përjetojmë.


Në gjenezën e saj çdo gjë nis nga vatra e çdo individi që është familja. Aty fiton tiparet e para të karakterit të cilat kaliten thellë nga mënyra se si familja i transmeton këto tek ti. Përjetimi i dh.unës që në vogëli ose qënia pjesë e saj, ndikojnë në subkoshiencën tonë duke u ngulitur mirë aty. Kjo padyshim më pas është themeli i sjelljes tonë në një moment të dytë. E thënë ndryshe asgjë nuk ndodh rastësisht, por vjen si një akumulim ndër vite deri sa vjen një çast që plas. Pasojat më pas janë keto vra,sjet dhe skenat e dh,unimit që ne dëgjojmë çdo ditë në kronikat e zeza të lajmeve.

Rritja e përgjithshme e kr.iminalitetit në vend është pasojë edhe e të tjerë faktorëve. Një indikator i rëndësishëm që nuk duhet anashkalur është shoqëria e cila prodhon etalonet referuese e ku duket se shoqëria shqiptare i ka të ngritura mbi vepra kr.iminale. Kultura që sot po u jepet brezave të rinj mendoj se është nxitësi kryesor. Muzika e getove amerikane e adoptuar në Shqipëri ku dominon jeta luksoze dhe veprimet kr.iminale ndikon në krijim e perceptimeve të gabuara mbi jetën. Nga ana tjetër përhapja në masë të madhe e fenomeneve sociale kr.iminale që të çojnë drejt pasurimit të shpejtë e ka shkatërruar rininë tonë. Të paktë janë ata që e mendojnë formësimin e jetës me bazë profesionin. Kjo mënyrë ka dalë nga ajo që perceptohet si “modë”. Prandaj nëse familja është nismëtarja, shoqëria është përforcuesja dhe nxitësja më e madhe.

Është detyra e instancave shtetërore që të ndërhyjnë e të marrin masat e duhura. Kjo gjendje ku vr.asjet dhe dh.una janë kthyer në temë dite duhet kapërcyer sa më shpejt aq më mirë. Qendrat sociale pranë qeverisjes lokale por edhe asaj qëndrore, duhet të tregohen në lartësinë e detyrës e të jenë më prezente në terren. Të qëndrojnë më afër qytetarëve që ndoshta e kanë edhe të veshtirë ta pranojnë situatën në të cilën ndodhen. Kjo mund të jetë një formë lehtësuese ose ndoshta edhe parandaluese.

Nga ana tjetër Policia e Shtetit nuk duhet të anashkalojë urdhrat e mbrojtjes sepse jemi koshient që si pasojë e këtij anashkalimi kanë humbur jetën shumë persona, specifikisht femra. E thënë ndryshe duhet një angazhim më i madh i instancave shtetërore pasi ky fenomen duket në rritje. Shpesh kjo si detyrë u lihet institucioneve arsimore që në fakt janë përgjegjëse për edukimin, por realisht shkolla nuk mund të bëjë më shumë se një sensibilizim. Individët e dh.unshëm janë lehtësisht të identifikueshëm në shumicën e rasteve, prandaj a nuk do të ishte më mirë të merrnin një trajtim apo mbikqyrje më të specializuar që të mundësonim parandalimin e kr.imeve në të ardhmen? Ndoshta edhe ashpërsimi i dënimit do të ndikonte pozitivisht në këtë aspekt duke rritur përgjegjshmërinë e individit e kësisoj mund ta frenonte në marrjen e veprimeve ekstreme duke ditur pasojat që do t’i rëndojnë më pas.

Në Shqipëri ka një problem që lidhet edhe me perceptimet. Të shkuarit te psikologu për probleme ndoshta edhe minimale, por që ndikojnë në lehtësimin mendor janë tabu. Kjo nuk mund të ndryshojë në një dite në një shtet, ku kjo nuk është e vetmia. Ne edukohemi që të kemi tabu, rritemi me këto përceptime e kuptohet kur vjen puna të gjykosh vetë si individ personalisht ndikohesh nga ato që të janë thënë. Pra sillemi në një rreth vicioz të të konceptuarit të gjërave ndonëse brezat përparojnë. Padyshim që në qendrat e mëdha ku edhe një mendësi e re ka filluar të implementohet, përceptimet kanë ndryshur ndjeshëm, por kjo nuk e përgjithëson zgjidhjen. Ballafaqimi i brezave është një fenomen që do të ndodhë në çdo kohë, por duhet shpresur që situata të vijë duke u përmirësuar dhe jo e kundërta.

Gangrena sociale që ka perfshirë shoqërinë shqiptare duket se po jep pasojat e saj çdo ditë. Nuk mjaftojnë programet sensibilizuese apo projektet e ndryshme që nuk sjellin ndonjë ndryshim esencial. E rëndësishme është të bëhen hapa të prekshëm e konkret duke forcuar shtetin, parandaluar kr.imet gjë që do të na kursente shumë jetë njerëzish të pafa.jshme. Nuk mund të ecet më në këtë drejtim pasi duket se e kemi pranuar këtë fenomen dhe e trajtojmë si diçka normale, kur ajo është më shumë se anormale. Padyshim asgjë nuk ndodh në një ditë, por po të punohet çdo ditë me seriozitet dhe përkushtim duke kuptuar sesa detyrë sublime është ajo, do të sillnin një përmirësim sado të vogël, por në fund të ditës shumë domethënës sepse kemi shpëtuar një jetë, një familje, një shoqëri. /Nga Kolindo VJERDHA/

Për t’u bërë pjesë e grupit ShkodraWeb Media mjafton të klikoni: Join Group" dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi ShkodraWeb Media ju mirëpret!