Skip to content
11 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION -Sali Berisha nuk është thjesht një nga kryetarët, ai është kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë…

ShkodraWeb 7 June, 2025
sali berisha në dy kohe 2025

Nuk është e lehtë tu kërkosh demokratëve, në kuptimin e anëtarëve, simpatizantëve e mbështetësve të Partisë Demokratike, zbatimin e “Nenit Basha”, të sanksionuar në Statutin e 11 dhjetorit 2021, me Nenin 46, pika 8 që thotë: “Në rast se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithëshme për Kuvendin, Partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për shkak të Statutit. Në këtë rast, kryetarit që i përfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie.”.

Nuk e kanë të lehtë për vetëm një arsye: Duhet ta zbatojë Sali Berisha në dëm të tij, pra dorëheqjes nga pozicioni i kryetarit të Partisë Demokratike. Për çdo individ tjetër, ajo do të ishte gjëja më e thjeshtë dhe normale. Por jo për Sali Berishën. Këto 35 vite kanë treguar se me Sali Berishën, anëtarët, simpatizantët e mbështetësit e PD- së, lidhjen e kanë shpirtërore. Para saj, nuk ka vlerë asnjë nen, asnjë statut, asnjë ligj dhe madje edhe vetë Kushtetuta e këtij vendi.

Pa Sali Berishën, nuk mund të konceptohet Partia Demokratike. Edhe në ato raste kur për shkak të pozicioneve kushtetuese ndaluese apo largime/dorëheqjeve me vullnet të Sali Berishës nga ky post, ai është konsideruar “de facto” kryetari i PD- së. Edhe kur PD- në e udhëhoqi “me letra” Lulzim Basha, qartas i preferuar publikisht i Berishës për këtë post, Berisha konsiderohej kryetar. Madje, edhe vendimmarrja e Bashës, më së paku, këshillohej me Berishën.

Pas 8 viteve të Bashës, ku çdo herë u mund në çdo garë nga Edi Rama, radha ishte e Berishës. Në fakt, nga 2013- a, është humbja e parë e Berishës. Sepse në zgjedhjet e pjesëshme të 2022 dhe ato vendore të 2023, Berisha nuk ishte ligjërisht lider i PD- së apo i opozitës. Për herë të parë, me emër dhe vulë në fletën e votimit, Berisha ishte lider i PD- së dhe i opozitës me 11 maj 2025. Mbase nga këtu buron edhe gjithë ndjeshmëria për dorëheqjen e Berishës nga posti i kryetarit të PD- së. A është e mjaftueshme një humbje që Berisha të largohet në zbatimit të nenit të Statutit, të cilin vetë këmbënguli ta miratojë?!

Nëse zgjedhjet e 11 majit 2025 do të certifikohen brenda e jashtë vendit, Berisha ka provën e radhës për të mundur Edi Ramën, zgjedhjet e përgjithshme të 2029- ës. Sepse edhe nëse humb ato vendore të 2027- ës, thjesht duhet të votëbesohet, provë që e provoi edhe në 2023- in që e kalon pa probleme brenda strukturës së PD- së. Pas katër viteve, Berisha do të jetë në kapërcyell të 85- viteve të jetës, ndërsa rivali i tij i mundshëm, Edi Rama, rreth 20 vite më i ri. Në këto terma, si edhe sivjet, përballja do të jetë e pabarabartë.

Megjithatë, është në dorën e PD- së, anëtarëve të saj e natyrisht, Sali Berishës, të “shtrojë” rrugën ligjërisht drejt zgjedhjeve të 2029- ën, me legjitimitet. Mjafton të mblidhet Kryesia, Këshilli Kombëtar e më pas Kuvendi Kombëtar, për të ndryshuar “Nenin Basha” apo për ta hequr fare nga Statuti. Gjithçka mund të kryhet në më pak se 1 javë. Berisha do të rifitonte legjitimitetin e plotë, nëse në nenin e mësipërm, do të shtoheshin pak fjalë. “Në rast se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithëshme për Kuvendin, të pranuara nga strukturat e PD- së, Partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për shkak të Statutit. Në këtë rast, kryetarit që i përfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie.”.

E vetmja dilemë që mund të kenë anëtarët, simpatizantët e mbështetësit e PD- së, është nëse në 2029- ën, pas 16 viteve në opozitë, Partia Demokratike e ka të sigurtë ardhjen në pushtet me lidershipin aktual. Megjithatë, gjëja më e rëndësishme duket se është personi Sali Berisha. Ai të mos largohet me votim apo me Statut nga drejtimi i PD- së. Pranohet vetëm nëse ai tërhiqet vetë, me dorëheqje. Edhe kjo çeshtje, nëse ka vullnet, mund të rregullohet me Statut. Të paktën për personin Sali Berisha! Në politikë por edhe në jetën e përditshme, njihet e drejta për të gabuar por edhe për tu penduar! Për veprime apo mosveprime, për vendimmarrje apo mosvendimmarrje! /Nga Sokol N. SOKOLI/

Post navigation

Previous: Policia e Shtetit masa të jashtëzakonshme sigurie për ndeshjen Shqipëri- Serbi në “Air Albania”…
Next: VIDEO – “Promovim i jashtëzakonshëm për turizmin…”, Benet Beci: Rally Albania 2025 nisi nga Shkodra!

TË FUNDIT

full hd.03_25_24_23.Still060

VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet

ShkodraWeb 11 June, 2026
barbana dash dini ps 2026

“Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana

ShkodraWeb 11 June, 2026
ngjarja stop unishk 2026

DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat

ShkodraWeb 11 June, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
  • “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana 11 June, 2026
  • DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat 11 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme… 10 June, 2026
  • DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK 10 June, 2026
  • EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim… 10 June, 2026
  • Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë… 10 June, 2026
  • Kombëtarja e vajzave e Armir Grimës takim me historinë, kualifikohet në play- off të Botërorit 2027 10 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.03_25_24_23.Still060

VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet

ShkodraWeb 11 June, 2026
barbana dash dini ps 2026

“Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana

ShkodraWeb 11 June, 2026
ngjarja stop unishk 2026

DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat

ShkodraWeb 11 June, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026…

ShkodraWeb 11 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.