Skip to content
12 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione
  • Politika

OPINION – Risitë e një fushate elektorale të pazakontë por me fund të pritshëm si gjithë të tjerat nga 1990…

ShkodraWeb 10 May, 2025
zgjedhje 2025

Dita e heshtjes zgjedhore, si mundësi reflektimi para hedhjes së votës në kuti. Është kjo e shtunë e 10 maj 2025, datë e zakonshme por mjaft e rëndësishme, madje për 4 vitet e ardhshme. Vetëm pak orë më pas, shqiptarët do të depozitojnë në kutitë e votimit vullnetin e tyre, ndërsa ata rezidentë jashtë Shqipërisë, e kanë mbyllur tashmë brenda një zarfi që duhet të mbërrijë në KQZ jo më vonë se ora 19.00 e datës 11 maj 2025.

Kjo fushatë zgjedhore, ka shënuar disa risi krahasuar me paraardhëset. Ishte më e gjatë, shumë më e gjatë se të tjerat. Madje, mund të thuhet se ka nisur që në ditët e para të këtij janari, teksa faktikisht, ka vijuar 3 muaj pa ndërprerje, edhe pse Kodi Zgjedhor zyrtarisht nuk lejonte më shumë se 30 ditë me cak final 10 majin.

Tjetër veçori është vëmendja e marrë nga të ashtëquajturat “parti të reja”, të cilat ndryshe nga radhët e kaluara që nuk kanë munguar, janë shfaqur më të organizuara, më të mbështetura edhe nga qytetarët. Ambicjet e tyre janë shfaqur haptas, duke folur për “mandate të marra” deri në formim grupesh parlamentare në Kuvendin e ri, pra jo më pak se 7 deputetë.

Risia më e madhe është vota e emigrantëve shqiptarë. Është pikërisht kjo votë, e cila mund të konsiderohet “e panjohur” e këtyre zgjedhjeve, mbase me ndikim edhe në rezultatin final të tyre. Shumë janë regjistruar për të marrë pjesë por me gjasë, rreth gjysma e tyre mund të ushtrojë të drejtën e votës. Gjithsesi, kjo votë e ndarë sipas qarqeve, kur të numërohet, mbase mund të ndryshojë edhe ekulibre në shpërndarje votash, rrjedhimisht edhe të mandateve.

Si rrallëherë, strukturat e specializuara të shtetit si SPAK, BKH apo edhe policia, “u ndjenë” në terren në kërkim të “krimeve zgjedhore”. Nëse nuk do të ketë rezultate konkrete- deri në arrestime, të paktën “fryma e frikës” u ndje. Ajo ishte e dukshme edhe fushatën e organizuar në terren e media, ku “varfëria financiare” ishte e qartë.

Për ta mbyllur këtë përsiatje, interesant janë edhe numrat që publikisht, subjektet politike kanë deklaruar se do të marrin nga shqiptarët. Edhe nëse numri i mandateve do të ishte ai i zgjedhjeve të para të pas 1990- ës, vështirë të jetë i mjaftueshëm për të shuar “etjen publike” të partive tona politike. Synimet e shfaqura, kalojnë ndjeshëm edhe numrin 250 teksa në Kuvend mund të ulen vetëm 140 deputetë.

Nisur nga kjo, “ngatërruar” me sondazhet e anketat, parashihet respektimi i përpiktë i skenarëve të zgjedhjeve të kaluara, duke i bërë të ngjashme si dy pika uji. Humbësi do të kontestojë, do të flasë për manipulim, blerje votash, banda kriminale, presion mbi administratën, manipulim i votës së Diasporës e të tjera versione tashmë të njohura. Fituesi, me një vesh nga Europa dhe SHBA, do të nxitojë të shpall fitoren, mbase edhe pa u publikuar rezultati nga KQZ. Në fund, shqiptarët do të vazhdojnë të jenë të lumtur…edhe ditën e parë pas zgjedhjeve. /Shënim i ShkodraWeb/

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 10 maj 2025…
Artikull pas: FOTO – Kapen para dhe tollona karburanti, dyshohet se do përdoreshin për të blerë vota…

TË FUNDIT

berisha humbja zgjedhje 2025
  • Kryesore

VIDEO – Sali Berisha para gazetarëve për zgjedhjet, lideri i opozitës paralajmëron mosnjohjen e tyre…

ShkodraWeb 12 May, 2025
vota diaspora 2025
  • Kryesore

VOTIMI I DIASPORËS – Numërohen zarfet e para për qarkun e Shkodrës, ja si paraqitet shpërndarja e votave

ShkodraWeb 12 May, 2025
numerim vota puke 2025
  • Aktualitet

NUMËRIMI I VOTAVE – Shpallet rezultati për Bashkinë Pukë, forcë e parë PD, PS e dyta dhe PSD e treta

ShkodraWeb 12 May, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Sali Berisha para gazetarëve për zgjedhjet, lideri i opozitës paralajmëron mosnjohjen e tyre… 12 May, 2025
  • VOTIMI I DIASPORËS – Numërohen zarfet e para për qarkun e Shkodrës, ja si paraqitet shpërndarja e votave 12 May, 2025
  • NUMËRIMI I VOTAVE – Shpallet rezultati për Bashkinë Pukë, forcë e parë PD, PS e dyta dhe PSD e treta 12 May, 2025
  • Mbyllet numërimi në Bashkinë e Fushë- Arrëzit, PD e para, PS e dyta dhe PSD renditet e treta… 12 May, 2025
  • Arrestohen babë e bir në Shkodër, u kapën duke shitur lëndë narkotike të ndarë doza… 12 May, 2025
  • “Të gjithë sytë janë nga ‘Arena Kombëtare’”, Benet Beci: Sot është dita që titulli kampion të rikthehet në Shkodër 12 May, 2025
  • Arrestohet 63- vjeçari në Shkodër, me makinën që drejtonte në gjendje të dehur, u përplas me një mjet… 12 May, 2025
  • NUMËRIMI I VOTAVE – Partia Socialiste kryeson bindshëm në nivel kombëtar, PD e dyta, PSD e treta… 12 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • VIDEO – Partia Socialiste Shkodër thirrje për pjesëmarrje në votime shkodranëve në orën e fundit 11 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

berisha humbja zgjedhje 2025
  • Kryesore

VIDEO – Sali Berisha para gazetarëve për zgjedhjet, lideri i opozitës paralajmëron mosnjohjen e tyre…

ShkodraWeb 12 May, 2025
vota diaspora 2025
  • Kryesore

VOTIMI I DIASPORËS – Numërohen zarfet e para për qarkun e Shkodrës, ja si paraqitet shpërndarja e votave

ShkodraWeb 12 May, 2025
numerim vota puke 2025
  • Aktualitet

NUMËRIMI I VOTAVE – Shpallet rezultati për Bashkinë Pukë, forcë e parë PD, PS e dyta dhe PSD e treta

ShkodraWeb 12 May, 2025
numerim vota 2025
  • Kryesore

Mbyllet numërimi në Bashkinë e Fushë- Arrëzit, PD e para, PS e dyta dhe PSD renditet e treta…

ShkodraWeb 12 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.