Skip to content
14 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Reminishecat e një marrëveshje që përsëritet dhe Ilir Meta si “joker” i paqendrueshëm i politikës…

ShkodraWeb 27 October, 2022
berisha meta marrveshje 2022

Pak ditë pas zgjedhjeve të 2009- ës, kur PD nuk mundi të sigurojë e vetme numrat për të qeverisur vendin në një mandat të dytë (70 mandate bashkë me aleatët e djathtë), Ilir Meta vuri në dispozicion të Berishës kryeministër “katër mandatet e tij të arta”. Pavarësisht se kundërshtari më i rreptë i Berishës në mandatin e parë 2005- 2009, pavarësisht se LSI i dha një tjetër mandat Ramës në krye të Tiranës duke bashkuar votat me PS- në, Berisha pranoi mbështetjen e tij në emër të “interesave të vendit për integrimin në Europë”.

Para pak minutave, Berisha dhe Meta shtrënguan sërish duart, duke sanksionuar një tjetër merrëveshje, ndoshta më e rëndësishmja në opozitën shqiptare të radhës. Personazhet kryesore janë të njëjtët me 2009- ën, ndryshon njëri subjekt, që sot, quhet Partia e Lirisë, e transformuar para pak javëve si vazhdim i LSI- së. Si në rastin e parë, ashtu edhe sot, “qëllimi justifikon mjetin”. Në 2009- ën duhej mbajtur larg pushtetit Edi Rama dhe PS, në 2022- in, duhet rrëzuar nga pushteti Edi Rama, duke i hequr “tullën” e qeverisjes vendore, monopol i tij dhe i PS- së nga 2019- a.

Në të dyja rastet, PD- ja dhe Berisha, në pamundësi pët të zgjedhur “të mirën”, është detyruar të zgjedhë “të keqen më të vogël”, fillimisht LSI- në për të qendruar në pushtet, sot PL- në për të rrëzuar Ramën nga pushteti, me të njëjtin personazh, Ilir Metën. Sepse thuajse me siguri matematikore, demokretët anëkënd vendit, nuk po përjetojnë orët më entuziaste të mundshme pas marrëveshjes së sotme Meta- Berisha. Reminishencat e bashkëqeverisjes Berisha- Meta në mandatin e dytë 2009- 2013, janë akoma të forta, bashkë me përgjegjësinë e humbjes në zgjedhjet e 2013- ës kur LSI u shenjestrua si fajtorja kryesore për përdorimin e pushtetit në interesin e lidershipit të saj.

Pas 30 viteve, përveç se “i fortë”, Ilir Meta vijon të konsiderohet “xhol” apo “joker” i rëndësishëm për të mëtuar pushtetin. Në fakt, ka dhënë jo pak prova. Në vitin 2005, i hoqi një “tullë” jo të parëndësishme Fatos Nanos duke kaluar pushtetin tek Sali Berisha. Këtë të fundit, e mbajti një mandat në pushtet me “4 mandatet e arta”, për ta rrëzuar nga pushteti si rrjedhojë e marrëveshjes së 1 prillit 2013 në teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Edhe në 2017- ën, kur Basha përbetohej se “kurrë më koalicion me LSI- në”, LSI dhe Meta e tkurrën PD- në rezultatet e vitit të vështirë 1997.

Marrëveshja e re Berisha- Meta, synimin kryesor ka dobësimin deri në rrëzim të Edi Ramës nga pushteti. Me këtë qëllim, bashkohen masivisht demokratët, qoftë ata në PD- në e Berishës, edhe ata që mbështesin “grupimin Alibeaj”. Nga ana tjetër, të gjithë janë të ndergjegjshëm se LSI kërkon dhe do të marrë një pjesë jo të vogël të “tortës” së pushtetit, sado e madhe të jetë ajo. PL- ja i “hyn në hise” aleatëve tradicionalë të PD- së, duke dërguar një sinjal të qartë edhe tek “grupimi Alibeaj” në kuadër të negociatave për bashkim. Edhe vetë brenda PD- së së Berishës, PL- ja do të kërkojë “hisen” e vet në nivel lokal. Nga ana tjetër, PD dhe PL praktikisht mbyllin rrugën e bashkimit, teksa kushti i panegociueshëm i “grupimit Alibeaj”, primaret, janë mjeti për të përzgjedhur kandidatët e zgjedhjeve të 2023- it.

Sa do të jetë jetëgjatë ky bashkëpunim i ri institucional PD- PL? Të paktën deri pas zgjedhjeve të 14 maj 2023, po! A do të vazhdojë përtej? Nëse Rama vijon të jetë kryeministër dhe rezultatet e zgjedhjeve vendore do të jenë të paktën më të mira se ato të 2015- ës, Berisha- Meta do të jenë përsëri aleatë. Bashkëpunimi i Metës me Berishën por edhe me Ramën, nuk ka qenë asnjëherë i qëndrueshem, as në nivel qeverisje qendrore, nuk ka zgjatur asnjëherë 4 vite. Me gjasë, nëse Rama nuk do të jetë në pozicion që ka në krye të PS- së, Ilir Meta “do të lëvizë” sërish. Ëndrra e tij për të qenë në krye të një PS- je që përfshin edhe ish- LSI- në sot PL, duke unifikuar të majtën, nuk i është shuar asnjëherë. Ndryshimi i dukshëm mes dy marrëveshjeve Meta- Berisha? Konstatohet lehtë, Meta është shumë kilogramë më i lehtë në peshë, ndërsa vitet nuk kanë ndonjë rëndësi në politikë. /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: DOKUMENTI – Berisha dhe Meta bashkë në zgjedhje, çfarë parashikon marrëveshja mes PD- së dhe PL- së
Artikull pasardhës: “Ai është ndihmuar të largohet nga duart e mëdha”, parashikuesja e fatit: Ervis Martinaj është gjallë, ja ku ndodhet

TË FUNDIT

altinnnn ndoci 2026

EMRAT – Altin Ndoci u arratis nga spitali, arrestohen 8 persona, edhe kryeinfermieri që e shoqëronte

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
permbytje shkoder 2026

Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun

ShkodraWeb 14 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • EMRAT – Altin Ndoci u arratis nga spitali, arrestohen 8 persona, edhe kryeinfermieri që e shoqëronte 14 January, 2026
  • Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë 14 January, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun 14 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë… 13 January, 2026
  • Ndërpriten shkarkimet në HEC Fierzë, pritet të ulen edhe në Koman dhe Vau Dejës në vijim… 13 January, 2026
  • Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin e çerekfinales së kompeticionit… 13 January, 2026
  • EMRI – Ishte dërguar për analiza mjekësore, i burgosuri arratiset nga spitali, po punohet për kapjen e tij 13 January, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta në moshë të re financierja e njohur, drejtuese e Mikrofinanca Shqiptare… 13 January, 2026
  • Bie niveli i ujit në Obot me 10 cm, në total sipërfaqja nën ujë në Bashkinë Shkodër është 800 ha… 13 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

altinnnn ndoci 2026

EMRAT – Altin Ndoci u arratis nga spitali, arrestohen 8 persona, edhe kryeinfermieri që e shoqëronte

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
permbytje shkoder 2026

Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.