Skip to content
13 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Referendum për kërkesat e protestuesve, një mundësi që protesta të gjejë zgjidhjen…

ShkodraWeb 26 June, 2026
referendum protesta 2026

Protesta tashmë ka kristalizuar kërkesat e saj, të cilat ditë pas dite, çdo ditë të saj, po artikulohen nga folës- protestues të ndryshëm. Nuk ka asnjë dyshim se të gjitha kërkesat, për tu përmbushur apo plotësuar, kanë nevojë fillimisht për vullnet politik e më pas, edhe për vota- numra të mjaftueshëm në Kuvend. E në këtë institucion, fuqiplotë është Partia Socialiste dhe lideri i saj e kryeministër, Edi Rama. Është e pamundur që ky segment i politikës, të dalë kundër vetes dhe të firmosë fundin e pushtetit, duke nisur me dorëheqjen e shefit të qeverisë.

Por besojmë se ka dhe duhet të ketë edhe një rrugë tjetër, kushtetuese dhe që mund të plotësojë ose jo, kërkesat e protestuesve. Referendumi!

Është mekanizmi më demokratik, më i drejtëpërdrejt i ushtrimit të pushtetit nga sovrani popull! Mbledhja e firmave për thirrjen e referendumit, duket se nuk përbën problem nga organizatorët, përsa kohë mijëra mblidhen në shesh rregullisht çdo pasdite. Në fakt, jo për kërkesat e protestës por ka një nismë për referendum të depozituar në KQZ nga një grup nismëtar. Shumë nga kërkesat e tyre, tashmë janë adoptuar edhe nga protesta, natyrisht duke shtuar edhe të tjera, nga dorëheqja e kryeministrit.

Ligjërisht, është e vështirë të bëhet pjesë e referendumit kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit, i cili sipas Kushtetutës, mandatohet nga Presidenti i Republikës dhe miratohet nga shumica e Kuvendit. Megjithatë, për formulimin e duhur juridik të kësaj pyetjeje, mund të gjendet nga juristët dhe konstitucionalistët që tashmë janë pjesë e protestës.

Mund të kërkohet tagër ligjor në KQZ për të nisur mbledhjen e firmave të qytetarëve për këtë referndum dhe rezultati i tij, jo vetëm do të ishte i kontestueshëm por edhe do të ishte i detyrueshëm për zbatim nga çdo institucion, edhe monokratik siç është kryeministri i vendit.

Arsyeja që kjo mund të jetë një zgjidhje, është edhe çeshtja e “numrave”. Askush nuk mund të thotë nëse në shesh janë aq apo kaq mijëra protestues, ndërsa kryeministri i vendit artikulon shumë shpesh mbështetjen e mbi 800 mijë shqiptarëve në zgjedhjet e një viti më parë, të njohura e certifikuara brenda e jashtë vendit. Nëse referendumi do të mbështeste kërkesat e protestës, mes tyre edhe dorëheqjen e shefit të qeverisë, atëherë nuk do të kishte asnjë “mburojë” numrash për kryeministrin.

Ky arsyetim, kjo logjikë, gjithmonë nëse kërkohet realisht që të gjendet zgjidhje ligjore, kushtetuese për protestën që sot shënon ditën e 27- të pa ndërprerje. Gjithmonë nëse kërkohet një produkt, rezultat, edhe ligjor për një përpjekje shumë të fortë dhe në vazhdimësi të një numri jo të papërfillshëm pjesëmarrësish në protesta. /ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: NGA EDI RAMA – Manifesti i (s)dorëheqjes…
Next: VIDEO – Fshirja ose shuarja e detyrimeve, Bashkia Shkodër kujtesë bizneseve dhe familjarëve për përfitimet

TË FUNDIT

shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
emigracioni shifra 2026

STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj…

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026…

ShkodraWeb 13 July, 2026

TË FUNDIT

  • Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat… 13 July, 2026
  • STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj… 13 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir… 11 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
emigracioni shifra 2026

STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj…

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026…

ShkodraWeb 13 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026…

ShkodraWeb 13 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.