Skip to content
12 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Rebusi i vështirë i 11 maj 2025, dëshirat dhe premtimet përballë shpopullimit dhe konsumimit

ShkodraWeb 31 March, 2025
berisha rama partite e tjera 2025

Ndoshta për herë të parë këto 35 vite, rreth 40 ditë para zgjedhjeve, asnjë sondazh apo analisht nuk mund përcaktojë as me përafërsi rezultatin e 11 maj 2025. Ndërsa më herët përllogaritjet bëheshin duke u nisur nga PD dhe PS, me aleatë zyrtarë ose jo, këtë herë janë shtuar të paktën 5 faktorë të rinj politikë: “Mundësia” e Agron Shehajt, “Koalicioni Euroatlantik” i Lulzim Bashës, “Djathtas për Zhvillim” i Shehu- Alibeaj, “Nisma Shqipëria Behet” e Lapaj- Shabani dhe “Bashkë” e Arlind Qorit.

Këto subjekte, të paktën në vigjilje dhe në konceptin e imazhjit apo shpërtfaqjes publike, mund dhe duhet të kenë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve politike të 11 maj 2025. Pesha elektorale e gjithësecilit, do të testohet realisht pas zgjedhjeve politike të këtij viti, teksa një parti tjetër, PSD- ja e Tom Doshit, tenton të jetë një “king maker”, sidomos në krahun e majtë të politikës shqiptare.

Gjithë vëmendja është përqendruar tek dy “dinosaurët” 35- vjeçarë të politikës, PS dhe PD. Realisht, 35 vitet e fundit, vetëm këto të dyja kanë qeverisur vendin. Me gjasë, edhe këto zgjedhje do të ofrojnë të njëjtin konfigurim, ku rebusi për tu zgjidhur është: a do të marrin numrat e nevojshëm për të qeverisur të vetëm apo do të kenë nevojë për aleanca me ndonjë apo disa nga subjektet e sipërcituara?

Këtë herë, është një përballje mes dy fenomeneve: shpopullimit dhe konsumimit. Ka shifra kontradiktore për shpopullimin, të cilat nisin nga dhjetra mijë në qindra mijë. E njëjta gjë edhe për konsumimin në kuadër të qeverisjes 12 vjeçare të pandërprerë të mazhorancës aktuale. Në finale, është matematika ajo që do të nxjerrë rezultatet, rrjedhimisht edhe shumicën që do të qeverisë këtë vend për 4 vitet e ardhshme.

Fenomeni i shpopullimit, përtej gjykime- paragjykimeve politike kryesisht, nuk mund të përcaktohet se cilin krah politik ka dëmtuar më shumë. Përndryshe, zgjedhjet praktikisht do të bëheshin kot: nëse vendin e kanë lënë më shumë mbështetës të opozitës apo mbështetës të mazhorancës, rezultati i 11 maj 2025 do të ishte i qartë.

Edhe konsumimi, teorikisht nuk godet në vetëm njërin krah. Sigurisht, edhe përbotshëm flitet për konsumim të qeverisjes por në rastin e Shqipërisë, fenomeni mund të prekë edhe opozitën. Sidomos në kushtet e një situate aspak normale që nga shtatori 2021 e deri më sot, kur ky krah shumë i rëndësishëm i politikës shqiptare, kaloi nëpër disa vështirësi jo të vogla.

Pesha specifike e ndikimit qoftë të shpopullimit, qoftë të konsumimit, është vështirë të përcaktohet. Aq më shumë, kur këto fenomene duket të gjykohen në distancë edhe nga disa qindramijë zgjedhës shqiptarë në diasporë, përceptimi i të cilëve për Shqipërinë, arritjet apo regresin, natyrisht nuk është i njëjtë me ata që jetojnë në këtë vend.

Duke iu rikthyer subjekteve të cituara në fillim, nëse ato përmes votave të marra, do të prodhojnë një numër të caktuar mandatesh, nuk është aspak çudi që një apo disa (në varësi të votave), të jenë përcaktues edhe në krijimin e mazhorancave qeverisëse pas 11 maj 2025. Nga ana tjetër, edhe nëse nuk arrijnë të prodhojnë mandate, dë të ndikojnë në ekulibrat e ndarjes së mandatave të deputetëve në mes PD dhe PSD. Shumëzimi me zero i votave që nuk prodhojnë mandat të subjekteve të mësipërme, ndikën në ndarjen e mandateve edhe në mes dy të mëdhenjve, PS dhe PD.

Sigurisht, ky është një opinion, analizë jo e thelluar e fenomeneve të dukshme në sipërfaqen e politikës shqiptare. Nëse do të hyjmë më në brendësi, logjika politike apo edhe e numrave, nuk është aleati më i mirë i mundshëm. Manipulim përmes shitblerjes, favoreve, intimidimit, numërimit, janë fenomene që janë hasur këto 35 vite dhe askush nuk mund të thotë se nuk kanë pasur ndikim. Të presim 11 majin 2025, është e vetmja mënyrë për të kuptuar… /Nga Blerti DELIJA/

Post navigation

Previous: Abuzim me fondet e BE- së, Marine Le Pen shpallet fajtore, liderja e ekstremit të djathtë rrezikon kandidimin në Francë
Next: “Ta lartësojmë veprën e martirëve tanë”, përkujtimet e “2 Prill 1991”, i pranishëm edhe kreu i PD- së Berisha

TË FUNDIT

unishk bardh e zi

OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë

ShkodraWeb 12 June, 2026
berisha dash 2026

“Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump

ShkodraWeb 12 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë 12 June, 2026
  • “Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump 12 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij 11 June, 2026
  • “DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën 11 June, 2026
  • “Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro 11 June, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Nga Spanja tek Franca e Argjentina, super kompjuteri bën parashikimin për fituesit… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Do të luhen 50 miliardë dollarë, rekord bastesh për 2026, rritje e madhe nga “Katar 2022” 11 June, 2026
  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

unishk bardh e zi

OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë

ShkodraWeb 12 June, 2026
berisha dash 2026

“Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump

ShkodraWeb 12 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.