Skip to content
2 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Opinione

OPINION – Reality show por me skenar të parapërgatitur e të mirëmenduar nga “Vëllai i Madh” për kaviet televizive

ShkodraWeb 3 weeks ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

208

Reality show “Big Brother Vip Albania” është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të një personazhi, Luiz Ejlli. Këngëtar, fitues i “Etheve…”, Festivalit në RTSH, pjesëmarrës në Eurovizion, i konsoliduar prej vitesh në rubrikat “gossip” apo “rozë”, nuk ishte e vështirë të hamendësohej se ai do të ishte personazh qendror i këtij formati televiziv.

Ata që e njohin nga afër dhe prej shumë vitesh, e kuptojnë se Luizi brenda BBVip, ndryshon pak ose aspak nga Luizi jashtë shtëpisë së izoluar. Natyra e tij e shpenguar, e formuar përpara daljes si personazh publik përmes rrethit shoqëror, bar- eve të Shkodrës e përtej, vetëm është pasuruar me elementë publikë, siç janë pjesëmarrjet në eventet e sipërcituata e të tjera.

Pikërisht këtë natyrë duket se ka vlerësuar stafi i BBVip kur e ftoi të bëhej pjesë e show- t televiziv, i cili po fiton audiencë momentalisht pikërisht për shkak të Luiz Ejllit. Ai është figurë qendrore, për shkak të atyre çfarë shkruam më sipër por edhe të skenarit të mirëpërgatitur e të parapërgatitur, i cili ndryshon normalisht, në varësi të situatave e skenave që pasojnë njëra- tjetrën.

Përqendrimi i rrëfimeve të Luiz Ejllit lidhur me një raport me vajzën e një politikaneje të njohur në Shkodër e Shqipëri, afrimi me një vajzë si Kiara Tito që paska një lidhje të konsoliduar me djalin e një personazhi VIP andej nga Durrësi, “sëmundja e mbajtur e fshehtë nga produksioni”, “rrëzimi” përtokë i Kiara Tito për të dalë nga shtëpia e rikthyer, janë vetëm disa copëza që sherbejnë për të kuptuar se asgjë nuk është e rastësisshme por e mirëprogramuar. Në fakt, ashtu siç edhe në jetën e përditshme, e cila jo gjithmonë rrjedh por orientohet nga veprime e mosverpime tonat apo të tjerëve.

Me shumë mundësi, Luiz Ejlli nuk do të jetë fitues i këtij edicioni BBVip. Për shumë arsye, por më kryesorja se tek ai, nuk mund të identifikohet profili perfekt i të riut shqiptar. Sigurisht, tek ai mund të vetë identifikohen mijëra e mbase qindra mijëra të rinj shqiptarë, por kurrsesi nuk është e nuk mund të jetë shembull për tu ndjekur. Pikërisht këtë po përpiqet të tregojë Arbana por edhe Zhaklina e Arbri nga studio e BBVip. E me gjasë kjo linjë do të vijojë.

Në të ashtëquajturin reality show BBVip, nuk ka asgjë që rrjedh natyrshëm, në shinat normale të bashkëjetesës së disa personazheve që mesa duket, po bëhen VIP përmes transmetimeve nonstop në kanale televizive, media tradicionale e portale shqiptare. Në fakt, është ashtu siç duhet të jetë, një spektakël për audiencën, tërheq vëmendje e shikueshmëri, duke gjeneruar të ardhura financiare të jashtëzakonshme.

Po ne, ç’ jemi? Ashtu si edhe ata brenda, edhe ne jemi kavie në shërbim të arritjes së synimeve të produksionit. Ndryshe nga ata që janë brenda e mund të kenë përfitime direkte apo indirekte financiare, ne që jemi jashtë vetëm humbim. Fillimisht kohë e mës pas, të ardhura. Të paktën përmes dërgimit të SMS- ve për të preferuarit tanë në BBVip. Por mos u shqetësoni! Kështu ngjet në gjithë globin me këtë format televiziv. Mbase tek ne, pak më e ekzagjeruar, si të gjitha gjërat e fenomenet e tjera. /Nga Blerti DELIJA/

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtune 14 janar 2023…
LAJM PAS: Pas arsimtarëve edhe punonjësit e Poliklinës Qendrore në Shkodër probleme me vonesën e rrogave të dhjetorit

TË FUNDIT

“O dorëheqje, o do përballesh me probleme shumë madhore”, Berisha paralajmëron Ramën: Ky është një apel pa kthim
  • Aktualitet

“O dorëheqje, o do përballesh me probleme shumë madhore”, Berisha paralajmëron Ramën: Ky është një apel pa kthim

2 hours ago
EMRAT – Gjykata Kushtuetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetares të vet, ja cilët janë kandidatët… Gjykata Kushtetuese e Shqiperisë
  • Aktualitet

EMRAT – Gjykata Kushtuetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetares të vet, ja cilët janë kandidatët…

2 hours ago
NGA BRUNILDA DIBRA – Z. Spahia, jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni!?
  • Aktualitet

NGA BRUNILDA DIBRA – Z. Spahia, jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni!?

2 hours ago

TË FUNDIT

  • “O dorëheqje, o do përballesh me probleme shumë madhore”, Berisha paralajmëron Ramën: Ky është një apel pa kthim
  • EMRAT – Gjykata Kushtuetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetares të vet, ja cilët janë kandidatët…
  • NGA BRUNILDA DIBRA – Z. Spahia, jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni!?
  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 47 vjeçari nga Shkodra, qarkullonte me armë pa leje në lagjen “Sarreq”…
  • “Për një gjuhë shqipe të përbashkët”, Primo Shllaku dhe Blerta Kraja dy shkodranët që po mbledhin firmat…
  • Kryebashkiaku dënohet me 6 muaj burg për falsifikim por dënimi i konvertohet në 40 orë sherbim prone…

TË FUNDIT

“O dorëheqje, o do përballesh me probleme shumë madhore”, Berisha paralajmëron Ramën: Ky është një apel pa kthim
  • Aktualitet

“O dorëheqje, o do përballesh me probleme shumë madhore”, Berisha paralajmëron Ramën: Ky është një apel pa kthim

2 hours ago
EMRAT – Gjykata Kushtuetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetares të vet, ja cilët janë kandidatët… Gjykata Kushtetuese e Shqiperisë
  • Aktualitet

EMRAT – Gjykata Kushtuetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetares të vet, ja cilët janë kandidatët…

2 hours ago
NGA BRUNILDA DIBRA – Z. Spahia, jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni!?
  • Aktualitet

NGA BRUNILDA DIBRA – Z. Spahia, jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni!?

2 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 47 vjeçari nga Shkodra, qarkullonte me armë pa leje në lagjen “Sarreq”…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 47 vjeçari nga Shkodra, qarkullonte me armë pa leje në lagjen “Sarreq”…

2 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.