Skip to content
25 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Qurravitjet e kolegëve për ikjen e Dumës nga Kuvendi si ankimet e Bashës për “vjedhjen” e zgjedhjeve nga Rama

ShkodraWeb 8 November, 2022
duma gjekmarkaj acka

Në sovranitet të plotë, me gjasë jo vetëm nga velja prej politikës por edhe për ndonjë ofertë “të majme” financiare nga një prej televizioneve të vend, Grida Duma ka dhënë dorëheqjen nga mandati i saj si deputete e PD- së në Kuvend.

Ata që e njohin nga afër e dinë se sa shumë u përpoq Duma para zgjedhjeve të 25 prill 2021 për të zënë një vend të sigurtë në listën e PD- së për Tiranën dhe ia doli të ulet në sallën e parlamentit.

Terheqja e beftë erdhi “si rrufe në qiell” të hapur, teksa janë akoma të freskëta pamjet e saj që hynte e dilte nga selia e PD- së e rrethuar nga badigardë ndërsa ndjehej e kërcënuar nga demokratët që mbështesnin Berishën jashtë ndërtesës blu.

Nën udhëheqjen e PD- së nga Basha, politikisht Duma arriti në majat më të larta, edhe si nënkryetare e PD- së, postë që e liroi bashkë me të tjerët, me gjasë për ti hapur rrugën Gazment Bardhit, pa mbledhur Kuvendin Kombëtar, të komandojë Enkelejd Alibeajn në krye të PD- së pasi Lulzim Basha dha dorëheqjen nën presionin e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit të këtij viti.

Ndërsa natyrshëm Berisha fuqizohej deri në futjen në selinë blu pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, Duma nuk e shihte më veten si qendrestare e paepur ndaj “non gratës”, si shumë kolegë të tjetër, mbështetës të Bashës apo Alibeajt. Madje, kohët e fundit “Nora e Kelmendit” siç e etiketoi publikisht Berisha, thuajse u rreshtua në krah të liderit të PD- së.

Pritej që gradualisht, Duma “të kapërcente ylberin” brenda familjes demokrate dhe të bëhej pjesë e mbështetësve të Berishës zyrtarisht, si pjesë e Grupit Parlamentar. Në fakt, mbrëmë u përfol dhe sot dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Pak orë pasi të njëjtën gjë bëri edhe “malësori” Alfred Rushaj, i cili për hir të realitetit qëndroi në hije gjatë përplasjes Basha- Berisha. Edha ai hoqi dorë nga nënkryetarllëku, madje edhe nga drejtimi i Grupit Parlamentar të PD- së.

Deri tani të paktën, askush nuk shprehu keqardhje publike për ikjen e Rushajt, edhe pse konsiderohet si një nga ekspertët më të mirë të ekonomisë, fushë nga e cila priten mendime të vyera edhe nga radhët e opozitës. Nuk derdhën lot as burra e as gra për largimin e papritur të Rushajt, edhe pse për hir të realitetit, kohët e fundit, rrallë e më rradhë shfaqej në parlament.

Lotët rrodhën rrëke për ikjen e Grida Dumës nga Kuvendi. Ndërsa konfirmohen lotët në faqet e një zonje deputete, janë në dyshim ato në mollëzat e një deputeti të PD- së. Nuk do të ishte turp, madje do të ishte vlerë. Por sigurisht, ka një pyetje: Ishte më e hidhur të largohej Duma apo Rushaj? Duheshin “vajtuar” të dy apo asnjëri? Apo mbase Rushaj konsiderohej “më tradhëtar” se Duma?

Është me interes të pritet nëse Alfred Rushaj do të mbledhë mediat për të paraqitur publikisht dorëheqjen për të parë nëse do ti dhimbset kolegëve ashtu si Duma atyre. Edhe pse duket se tashmë Rushaj nuk do u’a japë këtë “kënaqësi” apo “siklet” kolegëve të tij. Dorëheqja e tij është dorëzuar tashmë.

Leximi më i thjeshtë i heqjes dorë nga këto mandate, përveç vullnetit (besojmë) individual të Rushajt dhe Dumës, mund të lexohet si “hapje krahu” për dy mbështetës të qartë të Basha- Alibeaj. Dorëheqje në emër të mirënjohjes për futjen në listën e sigurtë të deputetëve me 25 prill 2021. Ori Nebiaj, prezantuesja që duket e lëkundur për të pranuar ose jo vendin e lënë bosh nga Duma por edhe Petrit Doda, do të futen në Kuvend si besnikë të Basha- Alibeaj. Është qokë edhe në prag të zgjedhjeve të 14 maj 2023, ku roli i deputetëve është jo pa peshë.

Qurravitjet e kolegëve deputetë për vetëlargimin e Dumës nga Kuvendi, ngjajnë shumë me ato të Bashës pasi Rama “i vidhte” zgjedhjet. Sigurisht, në të dy rastet një fasadë e bukur përballë demokratëve dhe shqiptarëve jashtë PD- së. Mandatet e Rushajt, Dumës dhe shumë të tjerëve, mbajnë në pjesën e pasme emrin e Lulzim Bashës. Është borxhi që i kthyen për karrierën e shpejtë dhe jo të pasuksesshme (me përfitime të dukshme e të padukshme) që morën nga viti 2013. /ShkodraWeb/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: FENOMENI – “Rokadë zonjash” në Kuvend, nga politika në televizion dhe anasjelltas…
Artikull pasardhës: “Ndeshjet e kombëtares shiten…”, gazetari Basir Çollaku: Paratë përdoren për të nisur ngarkesat nga Amerika Latine…

TË FUNDIT

renis bandula 2026

SENSIBILIZIM – I riu shkodran ka nevojë për mbështetjen e shqiptarëve, Renisi 25- vjeçar duhet të jetojë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
kastrati gurishta 2026

VIDEO – Vllaznisë i mjafton goli i Kastratit për të mundur Partizanin e marrë kreun e Superligës…

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Grabitet një subjekt kredidhënës në Shkodër, autor një i paidentifikuar me çekiç në dorë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • SENSIBILIZIM – I riu shkodran ka nevojë për mbështetjen e shqiptarëve, Renisi 25- vjeçar duhet të jetojë 24 January, 2026
  • VIDEO – Vllaznisë i mjafton goli i Kastratit për të mundur Partizanin e marrë kreun e Superligës… 24 January, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Grabitet një subjekt kredidhënës në Shkodër, autor një i paidentifikuar me çekiç në dorë 24 January, 2026
  • VIDEO – Ministri i Bujqësisë Salla takim me fermerët në Shkodër, nxit krijimin e Bashkimit të Fermerëve 24 January, 2026
  • VIDEO – “Shkodra Tourism Awards”, eventi që vlerëson bizneset turistike dhe “mjeshtrat” promovimit të tij 24 January, 2026
  • Ngjarja tragjike tek KF Tirana, FSHF njofton shtyrjen e ndeshjes me Flamurtarin këtë të shtunë… 24 January, 2026
  • PERSONAZH – “Dokja” i Vllaznisë, Zyhdi Çoba feston ditëlindjen, një jetë e lidhur me sportin… 24 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 24 janar 2026… 24 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 24 janar 2026… 24 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 24 janar 2026… 24 January, 2026
  • Vllaznia rinovon deri në 2028 me Tafilin por “goditja e fortë” ka emrin Kevin Dodaj që rikthehet kuqeblu 23 January, 2026
  • VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi 23 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

renis bandula 2026

SENSIBILIZIM – I riu shkodran ka nevojë për mbështetjen e shqiptarëve, Renisi 25- vjeçar duhet të jetojë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
kastrati gurishta 2026

VIDEO – Vllaznisë i mjafton goli i Kastratit për të mundur Partizanin e marrë kreun e Superligës…

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Grabitet një subjekt kredidhënës në Shkodër, autor një i paidentifikuar me çekiç në dorë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
andis salla shkoder 2026

VIDEO – Ministri i Bujqësisë Salla takim me fermerët në Shkodër, nxit krijimin e Bashkimit të Fermerëve

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.