Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Qeveri teknike apo bashkëqeverisje me Ramën, pse po këmbëngul Berisha tek kjo tezë…?!

ShkodraWeb 30 May, 2025
rama berisha

Prej ditësh tashmë, Sali Berisha, mes kërkesave të tjera që shoqërojnë mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit 2025, artikulon edhe atë për qeveri teknike. “Kërkojmë qeveri teknike me agjendë të përcaktuar, problemet që lidhen me procesin e integrimit dhe zgjedhje të lira e të ndershme”, përsërit në mënyre të ndryshme kryetari i PD- së, sigurisht, bashkë me kërkesën për zgjedhje të parakohëshme.

Çfarë është në vetvete qeveria teknike? Për herë të fundit, u provua pas marrëveshjes Basha- Rama të 17- 18 majit 2017 dhe si për ironi të fatit, e njëjta kerkesë po përsëritet edhe nga Berisha. Ndryshimi i vetëm është se Basha e kërkoi si garanci para zgjedhjeve parlamentare të atij viti që pushteti të mës përfitonte nga administrata, ndërsa Berisha e kërkon për të shkuar në zgjedhje të parakohëshme, pasi humbi thellë para pak ditëve përballë Ramës.

Në thelb, qeveria teknike është bashkëqeverisje. Pra, PS dhe PD bien dakord të qeverisin së bashku për një afat të caktuar kohor, të vendosur në një marrëveshje. Fiks ashtu siç vendosën Basha dhe Rama në 2017- ën dhe ku në shtator të atij viti, zëvendëskryeministri dhe ministrat e PD- së dhanë dorëheqjen, duke ia lënë sërish qeverisjen Ramës dhe PS- së. Madje, pa patur nevojë as për LSI- në që në 2013- ën i solli në pushtet.

Teorikisht, qeveria teknike formohet me njerëz teknikë, por vitin 2017 tregoi se të gjithë ata që u përfshinë nga Basha si “teknikë”, ishin të gjithë politikë, duke nisur nga Gazment Bardhi. I vetmi përjashtim, ishte kolonel Dritan Demiraj, i cili pasi u dorëhoq si ministër i brendshëm, iu rikthye angazhimeve të tij private në SHBA. Të tjerët sot e kësaj dite, njihen e shihen akoma si eksponentë të opozitës, në krah të Berishës apo Bashës.

Pse kërkon Berisha qeveri teknike? Edhe në kuadër të marrëveshjes Basha- Rama, ky i fundit nuk dha dorëheqje si kryeministër, pavarësisht se doli në hije duke ia lënë “piacën” zëvendëskryeministres Ledina Mandija. Me gjasë, këtë variant, të dorëheqjes si kryeministër, Rama nuk do ta pranojë. Sidomos pas fitores së 83 mandateve me 11 maj 2025. Nga ana tjetër, Berisha ka mundësi, nëse do të arrihet marrëveshje politike, ka mundësi ti dërgojë Ramës disa emra jo qartësisht politikë për ti bërë ministra apo zëvendëskryeministër. A mund ta bëjë këtë hap Berisha? Me gjasë, jo!

Krijohet kështu “rrethi vicioz”: Berisha kërkon qeveri teknike, Rama edhe mund të bjerë dakort në formatin që kishte në 2017- ën me Bashën por nuk do të japë dorëheqjen. Aq më pak, të zhvillojë zgjedhje të parakohëshme parlamentare. Me Ramën kryeministër në detyrë në qeverinë teknike, ka shumë pak gjasa që Berisha të dërgojë emra tek kryeministri aktual, aq më pak, të ketë një marrëveshje në këto terma.

Berisha e deklaruar publikisht, më shumë se një herë, që pas zgjedhjeve të vitit 2021, ka patur një ide për bashkëqeverisje Rama- Basha, në kuadër të interesave të integrimit të vendit në BE. Berisha ka thënë se ka qenë kundër gjithmonë, madje e ka penguar këtë ide. Nëse do të formësohej, qeveria me shumë gjasa do të ishte e tipit “teknike” por do të shuante opozitën në Shqipëri.

I njëjti rrezik i kanoset opozitës, edhe me idenë aktuale të Berishës për qeveri teknike, sigurisht me Ramën kryeministër. E nëse kjo ide nuk realizohet ose ka shumë pak gjasa të ndodhë, pse e artikulon Berisha? Ish- presidenti është njeri i ngritjes së “kauzave” edhe nga hiçi. Sidomos kur nevojiten përe të anashkaluar ndonjë moment të sikletshëm, siç janë thirrjet që po shpeshtohen për të për zbatimin e “Nenit Basha” të Statutit të PD- së, të miratuar nga vetë ai me këmbëngluje.

Në fakt, Statuti i PD- së nuk lë shteg për asnjë interpretim. Me shpalljen zyrtare të rezultatit të zgjedhjeve të 11 maj 2025 nga KQZ, pasi të përfundojnë të gjitha shkallët e ankimimeve të mundshme, mandati i kryetarit humbës të PDSH- së, ndërpritet automatikisht. Çeshtja është se kush do ta konstatojë apo zyrtarizojë automatizmin e “Nenit Basha” në Statutit e PD- së? Me gjatë, duhet të jetë “gjykata” e PD- së e drejtuar nga Adriana Kalaja. Nëse nuk vepron ajo, atëherë çdo antëtari të PD- së i lind e drejta ti drejtohet Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës, për të bërë ndryshimet në regjistrin e partive politike. Gjithmonë, nëse gjatrë kësaj kohe, strukturat e PD- së nuk mblidhen për të ndryshuar “Nenin Basha” për ndërprerjen e mandatit të Berishës në krye të PD- së.

Në këtë kuadër, kërkesa e Berishës për qeveri teknike, shoqëruar me zgjedhje të parakohëshme politike, synon jo vetëm mbajtjen të karikuar të atyre anëtarëve, simpatizantëve e mbështetësve të goditur nga humbja e 11 maj 2025 por edhe të heqë disi vëmendjen nga detyrimi për të nderprerë mandatin aktual si kryetar i PD- së. Është e kotë të mbështetet ideja se “kjo është çeshtje e brendshme e vetëm anëtarëve të PD- së”. Ka dalë jashtë këtyre rradhëve, të paktën në aspektin moral, që për Berishën, është shumë i rëndësishëm. Në kuadër të këtij aspekti moral, ai po kërkon qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohëshme politike. Sepse të paktën deri tani, ligjërisht, të gjitha institucionet janë kundër idesë së tij se “11 maj 2025 ishte farsë elektorale, zgjedhjet u manipuluan” e të tjera teza të ngjashme. /Nga Sokol N. SOKOLI/

Post navigation

Previous: Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut, jeta në Shqipëri dhe SHBA si VIP, problemet me të cilat u përball…
Next: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 30 maj 2025…

TË FUNDIT

blerta dragusha rektore 2026

U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë…

ShkodraWeb 17 June, 2026
spitali puke

EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës…

ShkodraWeb 17 June, 2026
gjergj lala 2026

Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali…

ShkodraWeb 17 June, 2026

TË FUNDIT

  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
  • Senati i SHBA- së konfirmon ambasadorin për Shqipërinë, gjenerali Eric P. Wendt i futet diplomacisë 17 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës… 16 June, 2026
  • “Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit 16 June, 2026
  • “Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet 16 June, 2026
  • EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona 16 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

blerta dragusha rektore 2026

U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë…

ShkodraWeb 17 June, 2026
spitali puke

EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës…

ShkodraWeb 17 June, 2026
gjergj lala 2026

Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali…

ShkodraWeb 17 June, 2026
koceku avokat bajraj 2026

“T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,,

ShkodraWeb 17 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.