Zëdhënësit (drejtorë) të Policisë së Shtetit dolën sot para mediave si përherë për të dhënë sihariqin se një shqiptar u vra. Viktima e sotme mund të ishte kushdo që gjerb kafen e përditshme. Një mik i dashur i imi ishte dëshmitar i një ditë që vështirë se ka për ta harruar.
Plumbat u qëlluan si para syve të tij, ashtu edhe në zyren e tij, fati, vetëm fati e deshi fort plot dy herë brenda pak minutash. Ama ngjarja e sotme tregoi të gjithë mpirjen shoqërore nën diktatin “ngjarje të tilla ndodhin kudo, madje bëhen dhe filma”.
Shqiptaret po vriten çdo ditë, sot nç mes të Tiranës, pardje në mes të Tepelenës, 3 ditë më parë në mes të Lushnjës, 1 javë më parë 2 u vranë ne Vlorë e një e fali plumbi po në atë qytet, e po javën e kaluar vrasje pati dhe në Shkodër.
Jeta e njeriut në Shqipëri e ka humbur vlerën edhe pse në paguajmë taksa për tu mbrojtur. Kupola e Policisë së Shtetit është shndërruar në papat me në krye “Atin e Shenjte” Ardi Veliu dhe kardinalët e tij që kanë futur kokën në rërë si struci me të ndenjurat në hava dhe e nxjerrin atë vetëm për të bërë pyetje “ça ka ndodhur?”.
Kupola policore shqiptare e ka humbur të drejtën për të qeverisur rendin në Shqipëri. Situata e krimit të dalë rrugësh i duhet patjetër dhënë një përgjigje e re, e një vullneti që i përgjigjet një vizioni te ri.
Une nuk po them se krerët e policisë janë të korruptuar, por ata qartazi janë të paaftë ti përgjigjen valës së krimit dhe kostot po i paguajnë si qytetarët shqiptarë ashtu sikundër dhe imazhi i Shqipërisë tani që jemi në nisje të sezonit turistik. Prandaj sot të gjithë ne si qytetarë duhet të kemi vetëm një qendrim të palëkundur…
P.S…që mos të ikim ne, më mirë të ikin ata.., e gjithë Kupola e Policisë së Shtetit!