Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Pse vetëm “Nua Rrokët” kanë grabitur Taraboshin dhe pronat këto 30 vite në Shkodër…?!

ShkodraWeb 15 March, 2026
ted kopliku taraboshi

“Në pak vite po rrethohet me Nua Rrokët e rinj, “toka e xanun”, trashëgimi e gjyshit që as nuk e kan njoft, i gjithë mali. “, është ky një rresht i shkëputur nga një publikim në rrjetet sociale i politikanit, kandidatit për deputet të PD- së në Shkodër, Ted Kopliku.

Në disa rreshta, të cilët mund ti lexoni pak më poshtë, Kopliku, një politikan i ri në moshë dhe në karrierë, shqetësohet për zaptimin e malit të Taraboshit. Me një cinizëm aspak elegant për një politikan që ka kërkuar dhe me gjasë, do të kërkojë sërish votën e “Nua Rrokëve”, sepse vota nuk ka fe dhe as përkatësi krahinore kur numërohet në kuti, ai i fryn një zjarri që edhe kur është tentuar të ndizet, i është hedhur ujë nga të gjitha drejtimet: ndasisë fetare duke përdorur si mjet fenomenin e grabitjes së pronës!

E nëse shënimi i tij, merret integral, siç në fakt duhet, ai thosë se “Pasi barbaria mori në 30 vite çdo meter në qytet, here me dhunë e të fortë, herë me lekë të trafiqeve të femrave apo bankash të vjedhura, e deri tek leket e kanabizimit, call-centerave dhe kriptomonedhave, tashmë i kan hipur edhe Taraboshit. Në pak vite po rrethohet me Nua Rrokët e rinj, “toka e xanun”, trashëgimi e gjyshit që as nuk e kan njoft, i gjithë mali. “. Pra shkurt, shqeto dhe pa asnjë mëdyshje, pronat dhe të gjitha fenomenet negative në këtë qytet apo rajon, nëse doni, i kanë bërë “Nua Rrokët”. Me gjasë, edhe historinë e “Nua Rrokut” dhe vëllezërve të tij, e cila zë fill në vitin e @mendurisë kolektive 1997, Tedi e ka me të dëgjuar, për shkak të moshës së re.

Jo vetëm ndasi fetare por edhe krahinore, duke evidentuar me këtë emër, ata që për një arsye apo tjetër kanë ardhur nga “jashtë vijave të verdha”, kryesisht pas 1990- ës. Në rastin më të mirë, Tek Kopliku është përfshirë nga emocionet, sepse nuk përjashtohet që përveç “Hasan Hysenëve”, “Kiço Kiçove” të ketë edhe ndonjë “Nua Rrok” që i është turrur Taraboshit, nga buzë rruga, e deri tek stacionet e antenave. Pse pikërisht identifikimi me një krah, a nuk gjendej një emër më asnjanës për të ngritur një problem, i drejtë jo vetëm sipas Koplikut por edhe pjesës dërrmuese të shkodranëve, autoktonë, të rinj e të vjetër, të ardhura para dhe pas 1990- ës. “Futja në një thes”, është jo vetëm e gabuar por edhe shumë tendencioze, duke dëmtuar një komunitet shumë të gjërë, pjesë integrale dhe shumë e rëndësishme e Shkodrës, edhe brenda “vijave të verdha” të saj.

Këto rreshta, janë thjesht dhe vetëm një thirrje për reflektim. E në rastin konkret të Taraboshit si mal, Shirokës e Zogajve në këmbët e tij, besojmë se Ted Kopliku e ka mekanizmin e duhur për të verifikuar se kush ka zaptuar e ndërtuar, me shumë “pa letra” ose me “letra të falsifikuara” në këtë pjesë të Shkodrës. “Nua Rrokët”, përgjithësisht kanë blerë nga autoktonët, të cilët në jo pak raste, edhe i kanë mashtruar për pronësisinë. Në rastin më të keq, janë futur në ndonjë ndertesë, ngrehinë gjysëm të shembur, të trashëguar nga shteti i para 1990- ës.

E për ta mbyllur me çeshtjet e pronësisë, tjetërsimit të pronave, Tedi ka mundësi ta tregojë ndjeshmërinë e tij, vetëm pak kilometra larg qytetit. Në Baks- Rrjoll ka më shumë se një muaj e gjysëm që protestohet dhe përballen me oligarkë dhe me shtet për pronat e ligjshme. Aty mund të jetë i mirëpritur, edhe për të folur për Taraboshin që po grabitet nga “Nua Rrokët”. Edhe pse në Baks- Rrjoll, “Nua Rrokëve” po u grabitet prona nga një oligark, nyjë lidhëse në mes qeverisë e opozitës.

Në fund, një sugjerim miqësor, edhe pse nuk njihemi nga afër. Duke e konsideruar reagim emocional apo lapsus këtë publikim, duhet ta ridimensionojë. Minimalisht duhet të heqë identifikimin e “grabitësve të pronës” vetëm nga një kategori e caktuar, duke i fryrë, me gjasë pa dashje, një zjarri që sa herë tentohet të ndizet, shuhet nga njerëzit vullnetmirë të të gjitha anëve. /Nga Sokol N. SOKOLI/

Post navigation

Previous: IN MEMORIAM GJERGJ KACAROSI – Duet pasionesh në solo performance të trishtë…
Next: MINUTA E FUNDIT – Përfundon procesi i zgjedhjeve, ja kush është kryetari i ri i PD Shkodër…

TË FUNDIT

besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.