Skip to content
15 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Pse u mor Rudolf Marku me mësuesin nga Hoti, Mark Vuji…?!

ShkodraWeb 29 December, 2021
vuji traboini marku

Në emisionin televiziv TPZ. Rudolf Marku, një poet që jeton në Londër e jubilant i poezisë në Tiranë, i cili kreu funksione si deputet i PD- së, partisë së Sali Berishës e më vonë ambasador, solli në publik dosjen e tij, gati 300 faqe, një prej 2 milion dosjeve që komunizmi hapi për shqiptarët, sipas parimit “një shqiptar, një dosje”. E drejtë e tij, por nuk e kuptojmë pse kaq vonë kur i kishte mundësitë më herët kur ishte në funksione të larta.

Pse ky tundim kur prej asaj dosje ferrë në këmbë nuk i kishte hyrë. Të tjerë ishin ata poetë që u burgosen dhe u ekzekutuan në kohë të diktatures, ndërsa poetin në fjale monistët e ngritën në detyrë duke e sjellë nga Lezha, redaktor të poezisë në selinë e Lidhjes së Shkrimtarëve, pra një censor i poezisë në një vend që duheshin njerëz të besuar. Si kështu?! A thua nuk ja kishin lexuar dosjen ata që e sollën në një organ qendror në qendër të vëmendjes politike dhe publike?

E pse – të nuk kanë fund. Por “Pse”-ja më e madhe është se si Rudolf Marku sjell në vëmendje publike emrin e Mark Vujit mësues, pasi që ai ka vdekur duke folur me përbuzje për ish- mesuesin e tij. A i takon këtij poeti laureat të merret me Mark Vujin? Dhe pse? Se i paskan dërguar një poezi për ta analizuar. Dhe ka konstatuar se poezia paska qenë pesimiste. Rudolf Marku përdor termin ekzaminuar. Le të gjykojmë mbi të vertetën.

A ishte vertetë pesimiste apo jo ajo poezi. Mark Vuji si mësues letersie po thoshte një të vertetë apo mashtronte për poezinë në fjalë. Në vazhdim të bisedës në TPZ del se poezia ishte e Migjenit dhe se vertetë ishte pesimiste. Pra Mark Vuji paska konstatuar të vertetën. Dhe për këtë të vertetë përbuzet nga një ish- nxënës e më pas koleg i tij. Rudolf Marku të kishte hapë lojën krejt. Të mos merrej me Mark Vujin që poezinë e Migjenit e nxirrte pesimiste, sepse ajo poezi pesimiste është edhe sot e kësaj dite që Mark Vuji ka vdekur.

Rudolf Marku të fliste për miqtë e tij poetë lezhjanë që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit. Nuk tha një fjalë, a e thirren në hetuesi për çeshtjen e Frederik Rreshpes. Nëse po, çfarë e pyeten e cilat qenë përgjigjet e tij? A u gjend Rudolfi në gjyqin e Fredit në Shkodër? Nëse po, ishte rastësi apo e thirrën? Po pse e thirrën, gjithnjë nëse kjo ka ndodh. Mirë është të jepet një shpjegim e jo të flitet për ata që kanë vdekur dhe nuk ka si mbrohen.

Të gjithë kemi qenë të përgjuar. Për atë punë ishte Sigurimi i Shtetit. Të mos tregojmë përralla se vetëm poeti Marku qenka përgjuar. Se ka edhe çudira për të cilat nuk flasin. Kur e paska pasë dosjen një metër, si u emërua redaktor i poezisë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe për fat nuk u burgos. Që të mos ketë keqkuptime, duhet hapur gjithçka në publik. Së pari, dosja e proçesit gjyqësor të Frederik Rreshpes. Kush e spiunoi në Lezhë dhe kush u thirr në hetuesi si dhe procesverbalet e hetuesisë dhe të seancave të gjyqit e të bëhen publike. Atëhere do ta shohim të gjithë tabllonë dhe do ti vlerësojmë gjestet kalorsiake të daljes në publik, siç vleresoi zoti Marçel Hila, anipse kjo kalorsiadë mbas tridhjetë vjetesh.

E verteta kurrë nuk mund të jetë gjysmë. Ajo, o është e plotë ose nuk është kurrsesi e vertetë. Gjithesesi, emisioni mu duk përsëritje e zbehtë dhe e vonuar e dëshmive të dosjes së Maks Velos, por të pakten i ndjeri Maks Velo, kishte bërë burg dhe kishte një motiv më tepër se bindes për të shfaqur të vertetën e vet në publik. Dhe për ti dhënë fund kësaj shfaqje vetanake publike me dosje, ato duhet të hapen pa hezitim dhe të gjitha. Të jenë publike por të mos harrojmë së pari duhen hapur arkivat sekrete të agjentëve, sepse dosje kishin edhe agjentët, edhe ata përgjoheshin, nuk i linte njeri të kullosnin azat. Se mund të dalë diku një agjent e të na vërvisë si dëshmi të pastërtisë së figurës dosjen që e kontrollonte atë. Edhe spiunët pergjoheshin. Diktatura nuk ja kishte besën askujt. /Publikuar në Facebook nga Kolec P. TRABOINI/

P.S. Në foto autori i shkrimit K. P. Traboini me mësuesin nga Hoti Mark Vuji, dalë në kishën e Ndre Mjedës në Kukel, Bushat.

Post navigation

Previous: Greqia zgjohet nga lëkundja e fortë e termetit, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë magnituda e tij…
Next: OPINION – Shqiptarët në mes kriminelit “Hallall ja baft’ Zoti…asht i shkathët” dhe shtetarit “Ka vjedh, por edhe ka punu…”

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026… 14 May, 2026
  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.