Skip to content
18 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Pse nuk ka një vendimmarrje për permendoren e Lek Dukagjinit në Shkodër…?!

ShkodraWeb 26 February, 2025
grupi nismetar permendore lek dukagjini 2025

Rreth 3 vite më parë, një grup nismëtarësh ideuan ngritjen e një permendoreje për Lek Dukagjinin në qytetin e Shkodrës. Thuajse menjëherë, ideja hapi polemika por ngjalli edhe interes për ta mbështetur realizimin e saj. Sot, po mbushen thuajse 2 vite që përmendorja e prodhuar, “mbetet në plastmas” siç shprehen nismëtarët e kësaj ideje.

Gjithçka është realizuar me fonde të mbledhura nga donatorët. Kërkohet vetëm një vend, një shesh, një copë truall publik për ta vendosur. Janë organizuar edhe takime me qeverisjen vendore gjatë këtyre viteve, janë dhënë e marrë premtime për shqyrtimin e kërkesës për një truall ku të vendoset kjo përmendore, akoma nuk ka asgjë konkrete.

Nismëtarët i janë drejtuar edhe “parlamentit të Shkodrës”, Këshilli Bashkiak. As ai, të paktën zyrtarisht dhe deri tani, nuk ka shqyrtuar kerkesën, nuk ka dhënë një përgjigje. Nga ana e tyre, nismëtarët janë të vendosur në kërkesën e tyre, nuk tërhiqen. Qeverisja vendore, ka detyrimin për një përgjigje nismëtarëve, qoftë edhe refuzim i idesë së tyre por të ketë një vendimmarrje zyrtare.

Pushteti delegohet, përmes zgjedhjeve, të cilat për Bashkinë e Shkodrës, janë zhvilluar me 14 maj 2023. Janë 51 burra dhe gra, të cilët kanë në dorë vendimmarjen edhe për çeshtjen e permendores së Lek Dukagjinit. Kanë detyrimin ligjor por edhe moral, ta shqyrtojnë dhe të japin një vendim, pro apo kundër idesë së grupit nismëtar.

Shkodra nuk është vetëm ajo e “vijave të verdha” të periudhës 1945- 1990. Nuk është as ajo që me emrin e saj, emërtohet qark. Shkodra, ka kaluar dhe kalon edhe sot, edhe kufijtë e vilajetit të cilin e emërtoi. Në 2025- ën, mendjet nuk mund të jenë më pak të hapura se një shekull më parë. A nuk mund të gjenden disa këshilltarë, që përtej bindjeve politike, të shtrojnë këtë çeshtje në Këshillin Bashkiak të Shkodrës?! /Nga Sokol N. SOKOLI/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: PËRVJETOR – Luk Kaçaj, artisti që nuk pa ditë të mirë në komunizëm, e larguan nga skena dhe e burgosën…
Artikull pasardhës: Abuzimet me tenderat në Universitetin Bujqësor, GJKKO zbut masat e sigurisë për disa nga personat…

TË FUNDIT

policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
harris murana

NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi!

ShkodraWeb 18 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur… 18 April, 2026
  • Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin… 18 April, 2026
  • NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi! 18 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
  • “Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia 17 April, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinj nga Shkodra, njëri prej tyre qarkullonte me pistoletë pa leje 17 April, 2026
  • “Po më këshillojnë të hesht…”, reagon sërish Elisa Spiropali: Nuk kam frikë nga sulmet, s’kam asgjë për të fshehur 17 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
harris murana

NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi!

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.