Skip to content
2 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Opinione
  • Politika

OPINION – Pse hesht Edi Rama per vaksinen antiCovid…?!

ShkodraWeb 2 years ago

Ndërsa vendet e rajonit po flasin për sigurim të dozave të para të vaksinës bazuar në lobimet individuale (Serbia e ka nisur vaksinimin prej 4 ditësh), në Tiranë Edi Rama hesht, ndërsa njerëzit pranë tij po fajësojnë Bashkimin Europian, se nuk po mendoka për vendet e Ballkanit Perëndimor për doza vaksinash, por vetëm për vendet e Unionit!!!

Hedhja e fajit tek të tjerët është bërë model i neveritshëm i këtij kryeministri, që në fillim të dhjetorit i rriti vetë pritshmëritë e qytetarëve të vet, duke mashtruar se “nuk do linte gur pa luajtur që vaksina të vijë sa më parë në Shqipëri”, e se mori rrugën në SHBA për “kontaktin sy më sy me prodhuesit e vaksinës”

I njëjti kryeministër premtoi marrëveshje me Pfizer e negociata me Astra Zeneka, por asgjë konkrete, ndërsa vendet e rajonit po dëshmojnë lobim rezultativ për sigurimin e vaksinës për qytetarët e tyre, pa pritur dhurata nga BE e pa nevojën e udhëtimeve jashtë vendit të kryeministrave përkatës.

Cdo kryeministër i përgjegjshëm investohet vetë për qytetarët e vet, por ky nuk është rasti i Edi Ramës. Në periudhat kritike të pandemisë, spikatën investimet e dhurimet në pajisje e fonde të partnerëve ndërkombëtare, ndërsa shpenzimet e qeverisë shqiptare mbeten të ulëta e në tendera sekretë korruptivë. Njëlloj edhe për vaksinën, për turp sytë po mbahen nga dhurime e financime nga jashtë, si të ishim vend i botës së tretë dhe fajësimi i BE-së e konfirmon në mënyrë flagrante këtë synim kaq të papërgjegjshëm.

Edi Rama i ka braktisur shqiptarët! Ata nuk janë prioritet i tij dhe kjo pandemi po e dëshmon krejt hapur këtë realitet. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri të përgjegjshme që të punojë e kujdeset për ta. Cdo ditë e Edi Ramës në karrike është kosto për këtë vend! Partia Demokratike do të sjellë ndryshim, mundësi dhe shpresë të re për çdo shqiptar. /Nga Bardh SPAHIA/

Continue Reading

Previous: EMRI – Presidenti Meta emëron gjyqtaren e radhës, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë bëhet me 7 antarë…
Next: MINUTA E FUNDIT – Përsëri ndryshime në qeveri, kryeministri Rama i beson ministrinë e jashtme një gruaje…

TË FUNDIT

NGA ALFONS GRISHAJ – Zgjedhjet piramidë dhe Shkodra…
  • Aktualitet

NGA ALFONS GRISHAJ – Zgjedhjet piramidë dhe Shkodra…

7 hours ago
NGA JONILA GODOLE – Si arriti deri këtu dhe si fiton PD-ja më 2025…?
  • Kryesore

NGA JONILA GODOLE – Si arriti deri këtu dhe si fiton PD-ja më 2025…?

17 hours ago
VIDEO – “Lundrimi mbi Bunë dhe shtegu i biçikletave”, Benet Beci diskuton ide konkrete me homologun ulqinak
  • Kryesore

VIDEO – “Lundrimi mbi Bunë dhe shtegu i biçikletave”, Benet Beci diskuton ide konkrete me homologun ulqinak

1 day ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – Egnatia dhe Rrogozhina hyjnë në histori, fitojnë Kupën e Shqipërisë, mundin Tiranën në shtesë…
  • VIDEO – “1 Qershori”, Luizi surprizon Joelin që vuan nga sëmundja e rëndë që 6 muajsh, kërkon ndihmë për ti shpëtuar jetën
  • “Dita kur vetë fëmijët bëhen qendra e vëmendjes”, ministrja Edona Bilali në Shkodër mes fëmijëve 6- 15 vjeç për “1 qershorin”
  • Nis riparimi i radhës i dyshemesë së urës së vjetër të Bunës, Benet Beci koordinon bashkëpunimin e institucioneve
  • MATURA SHTETËRORE – “1620 maturantë, 8 me aftësi ndryshe…”, provimi i gjuhës së huaj, flet drejtorja e ZVAP Shkodër
  • “Probleme serioze me praninë e metaleve të rënda dhe të pesticideve të rrezikshme”, publikohet studimi mbi ndotjen e liqenit të Shkodrës

TË FUNDIT

VIDEO – Egnatia dhe Rrogozhina hyjnë në histori, fitojnë Kupën e Shqipërisë, mundin Tiranën në shtesë…
  • Kryesore

VIDEO – Egnatia dhe Rrogozhina hyjnë në histori, fitojnë Kupën e Shqipërisë, mundin Tiranën në shtesë…

2 hours ago
VIDEO – “1 Qershori”, Luizi surprizon Joelin që vuan nga sëmundja e rëndë që 6 muajsh, kërkon ndihmë për ti shpëtuar jetën
  • Kryesore

VIDEO – “1 Qershori”, Luizi surprizon Joelin që vuan nga sëmundja e rëndë që 6 muajsh, kërkon ndihmë për ti shpëtuar jetën

4 hours ago
“Dita kur vetë fëmijët bëhen qendra e vëmendjes”, ministrja Edona Bilali në Shkodër mes fëmijëve 6- 15 vjeç për “1 qershorin”
  • Aktualitet

“Dita kur vetë fëmijët bëhen qendra e vëmendjes”, ministrja Edona Bilali në Shkodër mes fëmijëve 6- 15 vjeç për “1 qershorin”

4 hours ago
Nis riparimi i radhës i dyshemesë së urës së vjetër të Bunës, Benet Beci koordinon bashkëpunimin e institucioneve
  • Aktualitet

Nis riparimi i radhës i dyshemesë së urës së vjetër të Bunës, Benet Beci koordinon bashkëpunimin e institucioneve

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.