Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Protesta pozicionohet kundër qeverisë, “harrohet” opozita por edhe “Baks-Rrjolli” e “Zvërneci”

ShkodraWeb 23 June, 2026
rama berisha protesta 2026

Në ditën e 22- të të saj, protesta ka hyrë në hullinë e duhur, duke u shfaqur jo vetëm politike por edhe drejtpërdrejtë kundër mazhorancës e qeverisë aktuale, duke “harruar” opozitën dhe parrullën bashkëshoqëruese “Rama në burg, Berisha në burg”. Të gjitha kërkesat e bëra publike, në emër të një grupimi koordinator të protestës, i adresohen kësaj pjese të politikës 35- vjeçare.

Me gjasë, baraslargimi në mes pozitë- opozitës si bashkëfajtorë, e mbylli “misionin”. Sheshi u mbush nga të pakënaqur të 35 viteve tranzicion, të përsonifikuara nga dyshja Rama- Berisha. Tashmë avancohet me hapin tjetër, për shumë arsye por kryesorja sepse pushtetin, në të gjitha kuptimet- ekzekutiv dhe legjislativ, e ka Edi Rama, i fortë me 82 mandate në Kuvend, pasi Marjana Koçeku u shpall e pavarur si deputete.

Pavarësisht masivitetit të protestës, çdokush është i qartë se çdo ndryshim, nis dhe bitis përmes votës, numrave. Kërkesat, po i thonë Ramës, në kapërcyell të vitit të parë të mandatit të katërt 4- vjeçar, të vetërrëzohet, ti hapë rrugë një qeverie që detyrimisht duhet të mbështetet me votat e PS- së së tij në Kuvend se kush tjetër nuk ka numra, madje, duke e paralajmëruar “rri gati se do të jesh edhe për burg”. Këtë herë, i vetëm, pa Berishën.

Në fakt, në pamje të parë kërkesat janë utopike. Bonusi i vetëm që Rama mund të japë, nëse do ta japë, është organizimi i zgjedhjeve të parakohëshme, brenda 45- ditëve siç e përcakton Kushtetuta dhe, siç e kemi thënë edhe herë të tjera, edhe protestuesit janë të detyruar të votojnë “partitë e vjetra” ose ato “të reja” që kanë garuar edhe me sistemin e vjetër.

Vetëm ndonjë ekses, ngjarje e jashtëzakonshme apo tragjike, mund të ndryshojë qasjet e mësipërme. Por edhe në ato raste, që urojmë të mos verifikohen, domosdoshmërisht kalojnë sërish sipas përcaktimeve kushtetuese dhe ligjore, me ndryshimin e vetëm që ndoshta, atëherë Rama nuk do të jetë sërish kandidat për kryeministër.

E ndërsa protesta vazhdon, janë bërë publike kërkesat, është harruar deri diku zanafilla: fillimisht Baks- Rrjolli, i cili edhe pas shumë muajsh nuk ka ndjeshmërinë aq të lartë publike si dhe Zvërneci. Në Velipojë vazhdon puna për ndërtimin e resortit turistik, ndërsa në Zvërnec, me gjasë, pas përfundimit të etapeve ligjore pas lejes zhvillimore, edhe aty do të nisë puna për ndërtimin e kompleksit. Përveç rastit, kur mund të tërhiqen vetë investitorët.

Nëse protesta nuk kristalizohet në formësimin e një apo më shumë lëvizjeve politike apo partive, nëse nuk merr kohën e duhur për tu organizuar e ngritur, të gjithë skenarët e tjerë nuk shkojnë në favor të “shembjes së sistemit” aktual politik. Përkundrazi, janë në favor të tij dhe zgjatjes së jetës së tij. /Nga Sokol N. SOKOLI/

Post navigation

Previous: Shkërmoqja e Sistemit dhe rithemelimi i vendit me short, si në Athinën e Lashtë, plani utopik që fshihet pas protestës
Next: DOKUMENTI – “Po mos bre mos ja kajni nanën krejt, çfarë komandant i leshit more”, Rama “hap letrat” për Dritan Goxhajn e protestës

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026

TË FUNDIT

  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • OPINION – A është ndjesa ndaj Lorenc Lukës simbolika e ndjesës së Berishës për Shkodrën…?! 17 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026…

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.