Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – “Prefekti” nuk është tallje vetëm me Qazim Mulletin…

ShkodraWeb 7 December, 2021
Gjergj Erebara

Në Shtetet e Bashkuara, një debat u hap mbi mënyrën se si duhet të shohim disa krijime letrare apo artistike të dekadave më parë, krijime që janë konsideruar si kryevepra në kohën kur janë bërë e nga pikëpamja artistike ndoshta janë edhe sot, por që temat që ata trajtojnë dhe mënyra se si i trajtojnë, i bëjnë fyese për komunitetin e afroamerikanëve, forcojnë stereotipat dhe justifikojnë racizmin që është një realitet edhe në ditët tona.

Debati kryesor lidhet me librin dhe filmin “Gone with the wind”, (Bashkë me erën), romani i Margaret Mitchell i vitit 1936 dhe filmi jashtëzakonisht i suksesshëm i vitit 1939. Pas debateve në media, rrjeti HBO vendosi ta heqë atë film nga transmetimi për arsyen e thjeshtë se, kryevepër apo jo, ai roman dhe ai film normalizojnë skllavërinë, paraqesin skllavin si një anëtar i lumtur i familjes dhe skllavopronarin si njeri normal.

Në Shqipëri, komedia “Prefekti”, për të cilën ka pasur një debat ditët e fundit nëse duhet apo jo të transmetohet, është pak a shumë si “Gone with the wind”, por pa meritat artistike të kësaj të fundit. Është një komedi që supozohet se tallet me Qazim Mulletin, zyrtar fashist i Luftës së Dytë Botërore, por në fakt komedia stereotipizon të gjithë popullsinë e njohur konvencionalisht si “tiranasit e vjetër”, duke përdorur në skenë dhe në ekran dialektin e tyre shumë vite pasi dialektet u shpallën të paligjshme në kongresin e anti-gjuhës shqipe në vitin 1972.

Edhe te “Gone with the wind” ka një element të tillë përçmues, anglishtja e folur nga zezakët e Amerikës si një gjuhë e pakultivuar njerëzish gjysmanalfabetë që nuk bëhen dot “të bardhë”.

Mesazhi propagandistik i komedisë është i qartë: partia e punës, e cila ishte pagatorja e të gjitha veprave të artit në Shqipëri në atë kohë, synonte të etiketonte një pjesë të popullsisë si e trashë, dembele dhe hajdute banale. Në veçanti, skena në të cilën bashkëshortja e Qazim Mulletit paraqitet si një njeri pa shkollë, së cilës i pëlqen një qilim zyre dhe kërkon menjëherë ta vjedhë, përbën një instrument dhune verbale jo ndaj Qazim Mulletit dhe jo aq shumë ndaj bashkëshortes së tij, por kundër të gjithë tiranasve.

Stereotipizimi i një popullsie ka shërbyer në të gjithë historinë e njerëzimit për të justifikuar persekutimin e saj. Fillimisht ishte skllavëria, pastaj erdhi racizmi për të justifikuar skllavërinë. Hebreu ishte fillimisht makuti fajdexhi para se të përfundonte në kamp përqendrimi. Tiranasi i vjetër ishte i trashë dhe rrjedhimisht duhej të përfundonte punëtor miniere. Tiranasi i vjetër ishte fashist dhe për rrjedhojë, grabitja e pronave të tij ishte e justifikuar.

Mbrojtësit e komedisë, përfshirë Erjon Braçen, që tentojnë ta justifikojnë atë me faktin që Qazim Mulleti ka qenë zyrtar fashist dhe që fashistët kanë vrarë antifashistë (që në fakt edhe antifashistët kanë vrarë fashistë dhe komunistët kanë vrarë shumë të tjerë që nuk ishin as fashistë dhe as antifashistë), duhet të mendojnë pak më gjatë nëse atyre do t’u pëlqente që ndonjë armik politik të bënte ndonjë komedi për t’i tallur jo vetëm ata, por familjet e tyre apo komunitetet nga vijnë, duke i paraqitur ata si të trashë sepse janë të paaftë të flasin gjuhën zyrtare dhe kanë mbeturina dialektesh në të folur, apo janë hajdutë banalë që vjedhin një qilim nga zyrat e shtetit.

Komedia “Prefekti” është mirë të mos shfaqet. /Nga Gjergj EREBARA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “E hapur të jem pjesë e grupit të negocimit për ringritjen e partisë”, Topalli: S’kam ambicie të marrë drejtimin e PD!
Artikull pasardhës: MINUTA E FUNDIT – Ngjarje e rëndë në Shkodër, gjendet nga familjarët i vetëvarur 35 vjeçari…

TË FUNDIT

hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bujar spahiu ramazani 2026

VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.