Skip to content
29 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

OPINION – Po në Vlorë ç’ deshe në këtë mes- prilli o Kadare…?

ShkodraWeb 2 years ago

Nga Adriatik R. DOSTI

….Kur shkon Ismaili [Kadareja] tek Ismaili [Qemali] ç’ nuk të shkon në mend… dhe punon e fantazon mendje e gjorë për mirë e për keq…. Edhe pse thonë që Malua për Ismail Qemal ka kohë që njeh Edvin Beun e Tiranës e jo Plakun e mençur e atdhetar të Vlores..punë preferencash s’ ke ç’ ben…

… E bukur kjo Lungomarja që paska bërë Rama, tha Malua teksa gjerbte kafenë e sabahut buzë Detit të Vlorës… E bukur, e bukur o Malo dhe mirë bën që e thua edhe Ti…po sikur ishte më i bukur akoma ai Teatri ynë kombëtar për të cilin ti nuk the asnjë fjalë se si dhe pse e prishi Rama…

…E kam dashur Vlorën që në adoleshencën time, tha Malua duke ngrënë një drekë të mirë me peshk të fresket …po edhe Vlora të ka dashur ty o Malo dhe nuk të do veç sot që i vajte për ”qokë” Partie …

…Kisha 20 vjet pa ardhur këtu, tha Malua …po pse mo ç’ të kish penguar të shkoje në Vlorë…aty e kishe…ç ‘ne tu kujtua sot me 11 prill në ditën e vdekjës së kolerës komuniste ku ai pushonte me muaj të tërë në parajsën jugore shqiptare… apo vajte për ta ringjallur ?

Sikur ka nja dy ”koinçidenca” interesante kjo vizita jote e sotme në Vlorë o Malo …se aty sot ndodhen edhe Rama që po tall bythën me popullin e asaj ane ….por po aty ndodhet edhe Meta që po i tregon muskujt Edvinit e po e kërcënon se po vodhi votat do ti presi duart…

…Dikur kam duartrokitur gjëra që s’ duheshin duartrokitur, ju tha vlonjatëve Kadareja …Ok o Malo, ok..po sot pse po vazhdon të mbështesesh gjëra që s’ duhen mbështetur?

Aman më qafsh po s’ma the o Malo…vajte për ta shuar apo për ta ndezur zjarrin në Vlorë ?

Me kë je ti kësaj radhe o Malo, me hajdutin apo me ndëshkuesin e tij …?

Po si heret e vizitove Vloren o Malo…sepse behari tamam – tamam siç thonë vlonjatët, s’ka ardhur akoma…nuk durove edhe pak a derëzi…të shkoje të paktën në javën e parë të majit atëhere kur vlonjatet çelin sezonin e tyre të dashurise me Detin…

Ore sinqerisht, ç’ ne kjo dashuri e ringjallur e jotja në moshën e pleqërisë për Vlorën o Malo…a po ku pyesin punët e Partisë për moshë thuaj….

Po hë, ç’ u bëre, do kenë thënë vlonjatet kur të panë sot diku pranë asaj zone ku Rama po bënte fushatën e tij e po ju mbushte mendjen atyre edhe për një mandat të tretë, ….ku ke qenë …pse s’ke ardhur më parë e pse na ke munguar….

…Po ja, do jesh përgjigjur ti …këtu kam qenë por punët e Partisë s’ më kanë lënë dot të vij e tu takoj si dikur në adoleshencën time…sot që më tha Partia ….erdha !

Gojët e liga thonë se vajte në Vlorë për të pritur Çmimin “Nobel” që ”dikush” do ta sillte me Vapor …se helbete kohë pandemie, aropllanet ca herë vijnë e ca herë s’ kanë hiç dëshirë të fluturojnë fare…o Malo.

Ca të tjerë thonë që pas fotografive me Elisën e Veliajn, sikur ke filluar të bëhesh edhe më i dashur me gjakun e ri të Partisë…ndaj dhe Tualet Balla i Librazhdit e Ulsiu pi Dibre, janë bërë xhelozë aq sa nuk të shkon mendja..

Ca ”zhurmëmëdhenj” thonë që Edvini të paska çuar haber e të ka thënë se ja pikërisht tani, erdhi koha të më mbështesësh jo thjesht mua por Partinë ….pasi atë shtëpinë muze në Gjirokastër, atë tjetrën në Tiranë e Vajzën Ambasadore në OKB …nuk ti bëmë as unë e as Erioni por Partia….

Dhe për Partinë ti historikisht ke lënë kokën o Malo…të mbahet mend si i shkrove atëherë….ku ti kërkoj rrënjet e tua Parti…etj etj.

Edvini në Vlorë e ti pas 20 vjetësh e pas Edvinit po në Vlorë…e pikërisht të dy bashkë në ditën e vdekjes së Komandantit që s’po lini gje pa bërë për ta ri-ngjallur …Enver ai e Edver ky…aty -aty jane edhe pse ky i sotmi sikur ja ka kaluar atij të djeshmit më duket mua o Malo…por nuk e di ç’ mendon ti…

E di pse të pyes se …mu kujtua një letër publike e jotja para ca vitesh kur ju drejtove Bashës e i the….tërhiqu ti që të zgjidhet Edvini …dhe kjo në të mirë të shqiptarëve e të Shqipërisë…[???]…

E nuk është çudi që sot tu thuash e tu mbushësh mendjen vlonjatëve votoni këtë të Lungomares e jo atë të Flamurit Blu…

Po sot në Vlore ç’ të kesh kurdisur vallë o Malo…jo për gjë por mua ku s’ më shkon mendja ndaj dhe rri e rri e pyes veten ç’ ne Kadareja sot në Vlorë…ne 11 prillin e ngordhjes së Enverit…ç’ ne në një kohë jo fort të justifikueshme e të përshtateshme për të vizituar qytetin bregdetar të Shqipërisë…e sidomos ç’ ne në të njëjtën kohë me Ramën që po bën fushatë për mandatin e tij të tretë…

Jetojmë kohe të liga o Malo…ndaj ku s’ të vete kjo kodosh mendje…

Qofte pa zarar ishalla por zor të jetë kështu se ti nuk je i lojtur nga mendja të ri -dashurohesh me Vlorën ”tënde” pas 20 vjetesh kësisoj…

Nejse, çudia mç e madhe vetçm 3 ditç zgjat, themi ne shqiptarët o Malo …hajd mo po durojme deri nga e Mërkura sa të marrim vesh tamam – tamam se ç’ deshe ti në Vlorë kur aty ishte edhe Shefi i madh i Partisë e i Qeverisë tënde…

Sikur ke shkruar diçka edhe për një Prill të Thyer ti o Malo …apo gaboj unë?

Continue Reading

LAJM PARA: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë 12 prill 2021…
LAJM PAS: “Vllaznia dhe Teuta pretendente deri në fund…”, flet për Superligën trajneri i Kombëtares “Shpresa” Alban Bushi…

TË FUNDIT

“Ndryshimi është domosdoshmëri”, Bardh Spahia takim në Rrethina: 14 maji rrëzon me votë pushtetin e Edi Ramës
  • Kryesore

“Ndryshimi është domosdoshmëri”, Bardh Spahia takim në Rrethina: 14 maji rrëzon me votë pushtetin e Edi Ramës

2 hours ago
EMRAT – Plagosën me thikë dhe pistoletë njëri- tjetrin, ndërrojnë jetë në spital personat e përfshirë në konflikt…
  • Aktualitet

EMRAT – Plagosën me thikë dhe pistoletë njëri- tjetrin, ndërrojnë jetë në spital personat e përfshirë në konflikt…

2 hours ago
“Dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm”, Bashkia Shkodër denoncon vjedhjen e radhës të kabllove të ndriçimit publik
  • Aktualitet

“Dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm”, Bashkia Shkodër denoncon vjedhjen e radhës të kabllove të ndriçimit publik

6 hours ago

TË FUNDIT

  • “Ndryshimi është domosdoshmëri”, Bardh Spahia takim në Rrethina: 14 maji rrëzon me votë pushtetin e Edi Ramës
  • EMRAT – Plagosën me thikë dhe pistoletë njëri- tjetrin, ndërrojnë jetë në spital personat e përfshirë në konflikt…
  • “Dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm”, Bashkia Shkodër denoncon vjedhjen e radhës të kabllove të ndriçimit publik
  • “Ty dhe Luizin çift gjithë jetën…”, Kiarës i del në mbrojtje gjyshe Leta: Ta dinë të gjithë kush je ti, dje duhet ta kishin lënë BBV banorët
  • “Ja sëmundja nga e cila vuan Sali Berisha”, Spartak Braho “skanon” ish- kryeministrin dhe tregon “planin” që ai ka…
  • BBVIP – “Kam tentu me i marr jetën vetes”, Luizi shokon banorët me sekretet e tij: Kam flirtuar me mamanë e një…

TË FUNDIT

“Ndryshimi është domosdoshmëri”, Bardh Spahia takim në Rrethina: 14 maji rrëzon me votë pushtetin e Edi Ramës
  • Kryesore

“Ndryshimi është domosdoshmëri”, Bardh Spahia takim në Rrethina: 14 maji rrëzon me votë pushtetin e Edi Ramës

2 hours ago
EMRAT – Plagosën me thikë dhe pistoletë njëri- tjetrin, ndërrojnë jetë në spital personat e përfshirë në konflikt…
  • Aktualitet

EMRAT – Plagosën me thikë dhe pistoletë njëri- tjetrin, ndërrojnë jetë në spital personat e përfshirë në konflikt…

2 hours ago
“Dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm”, Bashkia Shkodër denoncon vjedhjen e radhës të kabllove të ndriçimit publik
  • Aktualitet

“Dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm”, Bashkia Shkodër denoncon vjedhjen e radhës të kabllove të ndriçimit publik

6 hours ago
“Ty dhe Luizin çift gjithë jetën…”, Kiarës i del në mbrojtje gjyshe Leta: Ta dinë të gjithë kush je ti, dje duhet ta kishin lënë BBV banorët
  • Kryesore

“Ty dhe Luizin çift gjithë jetën…”, Kiarës i del në mbrojtje gjyshe Leta: Ta dinë të gjithë kush je ti, dje duhet ta kishin lënë BBV banorët

7 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.