Skip to content
10 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Për Elisën…

ShkodraWeb 17 April, 2026
elisa edi 2026

“Für Elise” i Ludwig Van Beethoven ishte mendimi i parë që erdhi në mendje teksa mendoja të shkruaja këto rreshta. “Për Elisën” është një nga perlat e kompozitorit të njohur, e cila sa herë intepretohet, ngjall emocione. Në fakt, edhe këto pak rreshta, shumë modestë, janë pikërisht për Elisën.

Çdokush ka të drejtë të ndryshojë, madje, ka edhe një postulat, “vetëm budallai nuk ndryshon”. Por edhe ndryshimi, është e duhet të jetë një proces i natyrshëm, i shtrirë në kohë dhe i bazuar në motive apo argumenta. Nga Skenderbeu, tek një “model ku institucionet nuk janë më hapësira vendimmarrjeje, por instrumente presioni”, kapërcimi është vertetë i madh.

Skenderbeu i vertetë, sigurisht ka gabuar sa ishte gjallë por konteksti i Elisës për “Skenderbeun” e saj ishte ai i “heroit kombëtar”, të pakontestueshëm as një diktaturën komuniste ku çdokujt i vihej një njollë. Duhet pranuar dhe në fakt kështu është, Elisa është produkt i “erës Rama” në PS, nga 2005 e këtej. Sigurisht, ka patur dhunti, ka patur të dhëna se përndryshe, rrugëtimi i saj në politikë, në nivele të rëndësishme, nuk do të kishte arritur në kapërcyell të 2 dekadave.

Por nga ana tjetër, sa janë individët, me dhunti e të dhëna më të shumta se Elisa e shumë të tjerë, të cilët nuk u bënë kurrë pjesë e rrugëtimit të rëndësishëm, ose e ndërprenë atë në mes. Edhe për probleme të tyre por edhe për shkak të “Skenderbeut”.

Nuk ka qenë aspak e lehtë të perceptohet e madje të kuptohet se, që nga viti 2017 kur mori mandatin e dytë, pa nevojën e aleatëve, “Skenderbeu” ka qeverisur krejtësisht sipas ideve dhe koncepteve të tij. Të gjithë të tjerët, nga deputetët, hierarkët lokale apo qendrorë të PS- së, i kanë shkuar pas. Natyrisht, ishte normale të ndjekësh udhëheqësin drejt suksesit, sidomos kur të “jep një dorë” të ecësh me të, duke të dhënë edhe jo pak hapësira. Aq më tepër, kur mentaliteti unë i mirënjohur përgjatë gjithë hiostorisë, është ai i rreshtimit me më të fortin.

Elisa ka patur jo pak mbështetje, jo pak pozicione të rëndësishme, deri në krye të Kuvendit, numri 2 i hierarkisë së kësaj republike. E po flasim vetëm për pjesën e dukshme, publike, edhe pse është e qartë se e padukshmja, sjell më shumë bonuse e përfitime, direkte e indirekte, për familjarë, të afërm, miq e të njohur.

Pakënaqësitë e para publike të Elisës nuk erdhën pas zgjedhjeve politike të 2025 dhe konstituimit të Kuvendit të ri, ku ajo mësoi se do të zëvendësohej nga Peleshi. Sigurisht, sepse do ti besohej një pozicion mjaft i rëndësishëm, ai i ministres për Europën e Punët e Jashtme. As nuk u shfaqën në një mbledhje ku “Skenderbeu” asociioi RTSH- në që duhej mbyllur me Ministrinë e Jashtme, ku nuk punonte askush, përveç ministres, e cila në fakt kishte edhe ajo përgjegjësitë e saj.

Reagimet publike erdhën në momentin kur u mësua se Elisa nuk do të kishte më asnjë pozicion qeveritar, në Kuvend apo Grupin Parlamentar të PS- së. E sigurisht, kjo ia zbeh pak imazhin, aq më shumë në një kohë, kur ish- eksponentë të rëndësishëm të PS- së së Nanos, kishin nisur të shfaqnin publikisht rezerva/ pakënaqësitë e tyre për modelin e qeverisjes së “Skenderbeut”.

Të kërkosh moral në politikë, është si të kërkosh “halën në perpeq”, megjithatë, duhet të kesh pak durim, ti japësh pak kohë vetes për të krijuar një pozicionim të ri, ndryshues, edhe kritikues, ndaj atij që për rreth 2 dekada, të mbajti gjithmonë në krah, me përfitime jo të pakta publike e jo vetëm. Pavarësisht moshës së re, Elisa mbase duhet të mendojë edhe fundin e rrugëtimit politik në nivele të larta, të paktën në vijimin e “epokës së Skenderbeut”.

Shprehjet publike të pakënaqësisë, diku shqeto e diku me parabola, mund të jenë reale, të vërteta por momenti i zgjedhur është jo i duhuri. sepse në sytë e të gjithëve, krijon perceptimin se interesi personal, është ai që të shtyn duke përdorur si fasadë interesin politik, të partisë apo edhe të vendit në përgjithësi.

Në dritën edhe të zhvillimeve të fundit në Hungari, ku për dy vite një ish- ithtar i Orban e rrëzoi atë nga pushteti pas 16 viteve, mbase mund të jetë një nxitje për angazhim publik edhe për Elisën. Pesha në radhët e vetë PS- së dhe dalja në “tregun” popullor jo partiak të votave si alternativë kundër “Skenderbeut” të saj, është sprova e vertetë e Elisës. Por shpeshherë, në politikë, mënyra më e mirë është të provosh, madje jo vetëm një herë. pavarësisht se këto 35 vite, rradhëherë ka patur shembuj të suksesit. Më i njohuri, tashmë prej dy vitesh, është në burg. Sigurisht, ka edhe alternativa të tjera, si “kapërcimi i ylberit politik”, rasti më i famshëm, Kaçi i PS- së. /Nga Sokol N. SOKOLI/

Post navigation

Previous: EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete
Next: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 prill 2026…

TË FUNDIT

moto fest 2026

OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë…

ShkodraWeb 10 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë… 10 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve 9 May, 2026
  • Nga Rrmaji në Gramoz, identifikohen 6 vendvarrime të personave të zhdukur në diktaturën komuniste 9 May, 2026
  • OPINION – Kush është i pamëkat, të hedh gurin e parë…drejt Robert Ndrenikës… 9 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • “Prova gjenerale” për Superioren, Alban Xhaferi ngre lart trofeun e kampionit të Vllaznia B në të Tretën 8 May, 2026
  • NGA ARTAN FUGA – Përse Partia Demokratike edhe organizon zgjedhje edhe nuk do zgjedhje…? 8 May, 2026
  • VIDEO – Sezoni turistik, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër përmirëson rrjetin e kanalizimeve të ujrave të zeza 8 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moto fest 2026

OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë…

ShkodraWeb 10 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
full hd.03_45_42_17.Still057

VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve

ShkodraWeb 9 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.