Skip to content
18 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione
  • Politika

OPINION – PD nuk mund të anashkalojë Shkodrën dhe kontributin e saj unik për këtë forcë politike…

ShkodraWeb 4 September, 2024
kryesia pd 2024

Partia Demokratike anashkalon qartazi Shkodrën! Bastion i PD- së të paktën deri me 14 maj 2023, Shkodra ka një rol e kontribut të pakrahasueshëm me asnjë zonë apo rajon tjetër për Partinë Demokratike. Duke u kthyer pas në kohë, reaksioni i parë publik kundër Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga GP i PD- së në shtatot 2021, nisi pikërisht nga Shkodra. Mbështetjen më masive ia dha Berishës në nisje të rrugëtimit të rikthimit në krye të PD- së pikërisht Shkodra.

Në vitin 1997, kur PD do të rrëzohej nga pushteti përmes një kryengritje të armatosur, vetëm në Shkodër ajo ekzistonte dhe ishte e fortë për ti dhënë zemër të gjithë Shqipërisë. Shkodra, ishte kalaja e fundit e PD- së që qëndroi në këmbë edhe në 2019- ën, kur Basha urdhëroi braktisjen e zgjedhjeve vendore. Shkodra rezistoi edhe në zgjedhjet e pjesshme vendore të vitit 2022, duke qenë e vetmja e fituar në atë kohë nga Partia Demokratike- Rithemelimi. Këto janë fakte kokëforta dhe nuk është e domosdoshme të jesh anëtar apo simpatizant i PD- së për ti sjellë në vëmendje.

Sot, kur ndoshta Shkodra si bashki e si qark, ka nevojë për ti dhënë zemër pas 14 majit 2023, Partia Demokratike e anashkalon totalisht. Në 12 drejtuesit e fushatës së pritshme elektorale në 12 qarqet e vendit, nuk ka asnjë shkodran, as nga Malësia e Madhe, Vau Dejësi, Puka e Fushë Arrëzi në kuptimin e qarkut. Si për ironi apo në përngjasin të barcaletave të famshme të Tefë Palushit të madh, edhe në krye të qarkut të Shkodrës si drejtues politik, nuk vihet një shkodran por Luçano Boçi.

Figurë e pastër, drejtues i rëndësishëm politik në nivel kombëtar, thyes i herësit të vështirë në zgjedhjet politike të 2021 it por në…Elbasan. Eshte një politikan që lidhjet e çdo lloji me Shkodrën, i ka thuajse joekzistente. Që në momentin e parë, para disa muajve, kur i doli emri si drejtues politik në Shkodër, ka bërë me qindra takime, shumicën tek për tek, me individë të ndryshëm ndërsa përceptimi në përgjithësi i tij tek ata që mund të konsiderohen lidership lokal politik por edhe pjesa më e madhe e antarësisë, është në nivelet më të ulëta të mundshme.

Luçano Boçi mund të bëjë mrekulli dhe të sjellë një sukses spektakolar në zgjedhjet politike të vitit tjetër në Shkodër. Por për këtë, duhet pritur numërimi i votave. Ajo që është e sigurtë, me ardhjen e tij si drejtues politik, me shumë gjasa do të jetë edhe në listën e kandidatëve për deputetë të qarkut Shkodër. Sposton kështu edhe një shkodran, në kuptimin e qarkut, nga përfaqësimi politik i zgjedhësve në parlament. Ky është dëmi i dytë, anësor, që mund ti sjellë Shkodrës PD- ja.

PD në Shkodër thuajse gjithmonë ka qenë frymë, e cila është konvertuar në votë. Kush do ta ngjallë frymën në Shkodër, kur drejtuesi politik nuk ka asnjë lidhje me Shkodrën, përveç se e di se ka qenë bastion i PD- së?! A nuk kanë mbetur burra e gra, të rinj e të reja, të cilët, nëse “nuk janë të aftë” të jenë drejtues politikë në qarqet e tjera, të paktën të mund të drejtojnë qarkun e Shkodrës? Edhe më herët Shkodra ka patur drejtues politik nga jashtë saj por ishin të kalibrit Flamur Noka, Edi Paloka apo Gazment Bardhi, me lidhje me demokratët shkodranë por edhe nuk tentuan asnjëherë të futen në listat e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Shkodrës.

Nuk është vonë që Berisha, Kryesia e PDSH- së apo edhe deputetët e saj të qarkut të Shkodrës, të reagojnë. Shkodra duhet të ketë vendin e saj mëse të merituar brenda PD- së, përfaqësuesit e saj më të spikatur duhet të kenë mundësinë të kontribuojnë. Kjo, nuk është thirrje politike por morale. Mund ta bëjë çdokush që e njeh historinë e 30 viteve të fundit, edhe pa qenë antar apo simpatizant i PD- së.

Në emër të asaj që Shkodra ka përfaqësuar për mbi 30 vite brenda PD- së por edhe atë që Shkodra përfaqësoi përgjatë 45 viteve të diktaturës komuniste. Mos ia ktheni shpinën Shkodrës, Shkodra nuk e meriton. Nuk mund të ndëshkohet për faje individuale të atyre që asnjëherë baza demokrate nuk i përzgjodhi me votë. Përndryshe, Shkodra dhe shkodranët ndëshkojnë, edhe rëndë. Sidomos anashkalimin apo nëpërkëmbjen. PD mund të jetë viktimë në zgjedhjet që vijnë.

Dhe e fundit, po nuk mori rezultat pozitiv në Shkodër, ku tjetër synon PD- ja të marrë rezultat në zgjedhjet e vitit të ardhshëm? Gjithmonë, nëse synohet marrja e një rezultati pozitiv, të paktën, më pozitiv se i Bashës në 2021- in. /Shënim i ShkodraWeb/

ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: EMRAT – Drejtuesit politikë të PD- së në 12 qarqe, asnjë shkodran nuk është në listë, Flamur Noka lider i fushatës
Artikull pas: E TRISHTË – Ndahet nga jeta gazetari i Zërit të Amerikës, sapo i ishte nënshtruar një operacioni të vështirë…

TË FUNDIT

armando broja anglia 2025
  • Aktualitet

Lajm i keq për Armando Brojën, Everton e lë në tribunë për ndeshjen historike, në dyshim e ardhmja…

ShkodraWeb 18 May, 2025
papa leone xiv
  • Kryesore

Inaugurohet Papa Leone XIV, mesha në sheshin “Shën Pjetër” shënon fillimin zyrtar të papatit të tij…

ShkodraWeb 18 May, 2025
biciklete aksident hyrje shkoder 2025
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – 16- vjeçari humbi kontrollin e motorit, përplas 76- vjeçarin në biçikletë në Muriqan

ShkodraWeb 18 May, 2025

TË FUNDIT

  • Lajm i keq për Armando Brojën, Everton e lë në tribunë për ndeshjen historike, në dyshim e ardhmja… 18 May, 2025
  • Inaugurohet Papa Leone XIV, mesha në sheshin “Shën Pjetër” shënon fillimin zyrtar të papatit të tij… 18 May, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – 16- vjeçari humbi kontrollin e motorit, përplas 76- vjeçarin në biçikletë në Muriqan 18 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 18 maj 2025… 18 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 18 maj 2025… 18 May, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Austria fiton Eurosong, “Zjerm” i Shkodra Elektronike renditet në vendin e 8- të… 18 May, 2025
  • Shkodra Elektronike ndez “Zjerm” edhe në finalen e Eurosong, artistët shkodranë shkëlqejnë… 17 May, 2025
  • FOTOLAJM – Kryeministri Rama paralelizëm mes zgjedhjeve të 1996- ës dhe 2025- ës… 17 May, 2025
  • Përfundon numërimi i votës së Diasporës, PD ruan mandatin në Lezhë, Noka dhe Balla përplasen mes tyre 17 May, 2025
  • “Rezultojnë 109 fletë votimi ekstra, po bëjmë verifikimet”, zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: 9 kuti kanë rezultuar të parregullta 17 May, 2025
  • VIDEO – “Votoni numrin 26 në finalen e Eurosong”, Beatriçe dhe Kola thirrje shqiptarëve kudo në Europë 17 May, 2025
  • Dështon edhe seanca e 17- të e votimit, Kuvendi i Kosovës sërish nuk zgjedh kryetarin e vet… 17 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

armando broja anglia 2025
  • Aktualitet

Lajm i keq për Armando Brojën, Everton e lë në tribunë për ndeshjen historike, në dyshim e ardhmja…

ShkodraWeb 18 May, 2025
papa leone xiv
  • Kryesore

Inaugurohet Papa Leone XIV, mesha në sheshin “Shën Pjetër” shënon fillimin zyrtar të papatit të tij…

ShkodraWeb 18 May, 2025
biciklete aksident hyrje shkoder 2025
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – 16- vjeçari humbi kontrollin e motorit, përplas 76- vjeçarin në biçikletë në Muriqan

ShkodraWeb 18 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 18 maj 2025…

ShkodraWeb 18 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.