Skip to content
7 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – PD ka vetëm dy zgjedhje, Bashën ose Berishën, lëreni “rrezikun anglo- amerikan” për Shqipërinë…

ShkodraWeb 10 December, 2021
berisha basha pd sfond

Nga Blerti DELIJA

Opinioni publik është mbarsur kaq shumë me këtë dilemën “PD pro apo kundër Amerikës”, sa nuk është çudi që dikush të shkruajë vëllimin e dytë të “Rreziku anglo- amerikan për Shqipërinë”. Po krijohet perceptimi se fatet e një vendi antar të NATO- së siç jemi ne, janë në dorën e 7800 delegatëve fillimisht dhe më pas të Bashës apo Berishës. Përralla me mbret! Tani për tani, fatet e këtij vendi, edhe të 7800 delegatëve (si shtetas shqiptarë) janë në dorën e një individi në pushtet, Edi Ramës! Sepse ai po qeveris prej 8 vitesh dhe teorikisht, ka në dispozicion edhe 4 të tjera duke nisur nga 10 shtator 2021.

Askush në këto 31 vite, nuk ka guxuar as të aludojë veten si anti- amerikan. As edhe ekstremistët e majtë, trashëgimtarë të atyre që e shihnin Amerikën si “xhandarin e botës”, nuk kanë patur këtë guxim. “Ëndrra amerikane” vazhdo të jetë më e shikuara me sy hapur më shumë se mbyllur. Hidhini një sy aplikimeve për Lotarinë Amerikane vit pas viti. Janë treguesi më i mirë se të paktën edhe për shumë vite, askush nuk mund ta fusë këtë popull në shinat e anti- amerikanizmit. Aq më pak, të identifikohet një lider apo ish- lider politik si përçues i një fryme të tillë. Edhe pas 31 viteve, ashtu siç para 1990- ës, “Zëri i Amerikës” vijon të jetë më i ndjekuri në Shqipëri ndër mediat e huaja.

E këto dy paragrafe, si një parashtrim për të vertetuar pamundësinë e lindjes së anti- amerikanizmit në këtë vend, për të hyrë në betejën (sepse nuk është garë) për kreun e Partisë Demokratike. Nuk ka asnjë dyshim se “ariun” Sali Berisha e zgjoi vetë pinjolli i tij nga 2005- a, Lulzim Basha. Pezullimi i tij nga GP i PD- së, i dha jetë “Foltores” së tij e cila pritet të kulmojë nesër me Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit. Nuk besoj se Berisha do të ishte në këto pozicione, nëse Basha nuk do të bënte deklaratën e tij vetëm një ditë para nisjes së Kuvendit. Me shumë mundësi, si deri në ditët e para të shtatorit, do të vazhdonte të ishte mbështetës i flaktë e publik i vijës së Bashës.

Një e vertetë tjetër e madhe, janë edhe aludimet për një bashkëqeverisje të mundshme në shembullin e “grosse koalicion” gjerman mes PS- së dhe PD- së. Ofertën publike të Ramës para 25 prillit 2021, Basha e refuzoi me vendosmëri publikisht me shpresën se pas 8 viteve të PS- së, në emër edhe të rotacionit të gjithëpranuar në San Eggidio të Italisë, PD do ti rikthehej pushtetit. E kur kjo nuk ndodhi, ideja e bashkëqeverisjes u bë edhe më e fortë, madje me një ftesë publike të Edi Ramës për Lulzim Bashën nga mitingu i fitores i PS- së në Tiranë pak orë pas zgjedhjeve. Por sigurisht, kishte një kusht të përsëritur dhe publik të Ramës për Bashën: Ndarjen nga Sali Berisha!

Është e një nga informacionet që ka qarkulluar pandërprerë në Shkodër e Tiranë se pikërisht Sali Berisha ka qenë kundërshtari më i hapur i bashkëqeverisjes PS- PD. E ka refuzuar në mënyrë kategorike, jo rrallë edhe në media këtë ide, duke e konsideruar si “vdekje” e PD- së. Shpallja e tij “non grata”, pasuar me vendimin e Bashës (nën presion ndërkombëtar, kryesisht të ambasadores Kim) për pezullim nga GP i PD- së, sot mund të lexohen si “hapje rruge” për një bashkëqeverisje të mundshme me “koalicion të madh”. Ndryshimi i pozicionimit të Bashës për rolin e Berishës në PD, brenda vetëm pak javëve, ecën në të njëjtën linjë logjike.

Sot, demokratët, ata me të drejtë vote në këtë parti, kanë vetëm dy alternative: Bashën ose Berishën! Janë jo të paktë ata që nuk do të ptreferonin asnjërin, ndoshta edhe një jo shumë të njohur, por nuk duan as Bashën e as Berishë për arsye që janë artikuluar me qindra herë. Por në këto 8 vite, brenda PD- së nuk mundi të shkelqejë asnjë yll tjetër, veç atij të Bashës e Berishës, ky i fundit jo zyrtarisht, si mentor i tij. E sot 31 vite nga krijimi, në PD nuk ka alternativë tjetër veç Bashës e Berishës. Dhe nuk është aspak pozitive.

Sot, partia e parë opozitare e këtij vendi pas 45 viteve diktaturë, ka nevojë të rithemelohet. Të paktën kështu thotë Berisha në “Foltoret” e tij. Por përpara rithemelimit, duhet pranuar se PD ka dështuar në misionin e saj. Rithemelimet janë procese të forta, të cilat përgjithësisht sjellin përmbysje, krijojnë apo amplifikojnë elita të reja politike, jo aq shumë në moshë, sa në mendësi. Perceptimi i deritanishëm, i cili duhet të vertetohet përmes mekanizmit të votës (i vetmi dhe më i pakontestueshmi në një proces demokratik), është se Sali Berisha, 77 vjeç dhe i tërhequr të paktën zyrtarisht nga postet e rëndësishme prej 8 vitesh, është personi i duhur. Lideri më jetë gjatë i politikës shqiptare, shihet si mundësi për rithemelimin e PD- së, të cilën e drejtoi për shumë vite, që në orët e para të themelimit Sali Berisha.

Lulzim Basha, një 47- vjeçar që kur lindi PD- ja ishte adoleshent, pas 16 viteve në politikë aktive, 8 viteve në opozitë, shihet si antitezë e Berishës, edhe pse i ndajnë plot 30 vite, aq sa është mosha e Partisë Demokratike. Dialektika e ftohtë e sheh këtë rast si përjashtim nga rregulli. Por gjithmonë, nëse do të jetë e mundshme, zgjedhjet duhet ta bëjnë “aksionerët” e PD- së, ata 75 mijë apo 100 mijë që mbajnë në xhep teserën blu. Ata kanë përgjegjësinë, detyrën por edhe vështirësinë e përzgjedhjes, fillimisht për vete e më pas edhe për Sqhipërinë. Sepse ky vend, në opozitë apo në pushtet, ka nevojë për PD- në.

Natyrisht, çdo demokrat ashtu si çdo socialist, ka dëshirën e vokacionin që partinë e tij ta shohë në pushtet një orë e më parë. Por sot, demokratët duhet të zgjidhin “hallet” brenda shtëpisë së tyre fillimisht. Duhet të vendosin për liderin, kryetarin e tyre. Nuk është aspak e lehtë, sidomos kur vihen para dilemës së vështirë: Berisha është “non grata” dhe me amerikanët kundër nuk vjen kurrë në pushtet nga njëra anë dhe nga ana tjetër, Basha na ka lënë 12 vite në opozitë dhe nuk do të fitojë kurrë përballë Ramës.

Këto dilema do të nisin të marrin përgjigje nesër, me 11 dhjetor 2021. Por a do të jetë përgjigje përfundimtare? Takimi tjetër, të paktën ai i paralajmëruar i demokratëve, është me 18 dhjetor. Çdo gjë është dhe duhet të jetë në dorën e demokratëve, antarëve të PD- së që do të votojnë në këto dy data apo edhe ndonjë tjetër me “një antar, një votë”. Pjesa tjetër është dhe mbetet “procedurë”, e cilën nuk e zgjidh vota por logjika e interpretimi i ftohtë i një gjyqtari të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Dhe e fundit, qeverisjen në Shqipëri e vendos vota e shqiptarëve, brenda e jashtë saj. Por askush nuk mund ta mohojë se ndikim në një vend si i yni, kanë edhe ndërkombëtarët. Sidomos disa shtete…

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: NGA BLEDI KASMI – Sali Berishës nuk i duhet PD-ja, por demokratëve dhe vendit sot më shumë se kurrë i duhet Berisha…
Artikull pasardhës: “Nuk zgjedhim udhëheqësit tuaj”, Berisha kërkon të rimarrë PD, Escobar i prerë: Ka pasoja nëse PD zgjedh dikë “non grata”…

TË FUNDIT

elseid hysa lazio

Lajme të mira për rekordmenin e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysa merr konfirmimin për 5 muajt e mbetur…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
distria krasniqi 2026

Shkelqen xhudistja shqiptare, vetëm 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalen e fituar medaljen e artë

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
jurgen karaj gjetja 2026

VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • Lajme të mira për rekordmenin e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysa merr konfirmimin për 5 muajt e mbetur… 7 February, 2026
  • Shkelqen xhudistja shqiptare, vetëm 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalen e fituar medaljen e artë 7 February, 2026
  • VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova… 7 February, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Tentoi të grabisë një filal të Postës dhe një market, arrestohet 24- vjeçari nga Shkodra 7 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • Tentoi grabitjen e një filali të Postës Shqiptare dhe një marketi brenda 15- minutave, akoma në kërkim në Shkodër… 6 February, 2026
  • I PLOTË – Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Ramës, zbardhet vendimi për pezullimin e Ballukut… 6 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia vijon marshimin, kalon edhe Vorën, kuqeblutë presin të qetë ndeshjet e tjera të ndjekësve… 6 February, 2026
  • Qeveria emëron Kryeinspektor i Përgjithshëm ish- deputetin e PD, paraardhësi emërohet prefekt… 6 February, 2026
  • FOTO+EMRI – Arrestohet 19 vjeçari nga Shkodra, iu gjetën në banesë 164 mijë euro të dyshuara false dhe municion 6 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elseid hysa lazio

Lajme të mira për rekordmenin e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysa merr konfirmimin për 5 muajt e mbetur…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
distria krasniqi 2026

Shkelqen xhudistja shqiptare, vetëm 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalen e fituar medaljen e artë

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
jurgen karaj gjetja 2026

VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
minuta e fundit

MINUTA E FUNDIT – Tentoi të grabisë një filal të Postës dhe një market, arrestohet 24- vjeçari nga Shkodra

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.