ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

OPINION/ O Gent, ta krahasoje të paktën me standartet e Kosovës “30 qershorin” e Shqipërisë o burrë…!

“Tuttologu” foli! Një zë më shumë për “legjitimitetin” e “30 qershorit” në Shqipëri. Edhe pse sipas CV-së së tij, nuk ka patur mundësi e as kohë të shohë ndonjë proces zgjedhor nga afër. As në Kosovën e tij. Sepse ta kishte parë, do të mjaftonte të nxirrte përfundimet për “30 qershorin” e Shqipërisë. Thjesht duke e krahasuar me procesin zgjedhor më të keq, më të kontestuar që mund të ketë patur ndonjëherë Kosova! E nuk po themi as për Serbinë, as Malin e Zi sepse ata i kanë “automatizuar” rezultatet e zgjedhjeve në vendet respektive.

Ministri i deleguar i Punëve të Jashtme, nuk është e qartë se përse mori përsipër të flasë edhe për “30 qershorin”. Ai nuk ka një pozicion të konsoliduar politik, qoftë as në PS. Vetëm pak javë është caktuar si i deleguar në Lezhë, nëse nuk gabojmë. Realisht, nuk është as ministër i vertetë i jashtëm, sepse është vetëm mëkëmbësi i Ramës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Europën.

Prezantimi i parë i Gent Cakajt, ishte si një nga njerëzit më të ditur shqiptarë, duke mos patur pengesë në këtë vlerësim as moshën e vogël. Një vandak me diploma e specializime, referenca e publikime, mëtonin të paraqisnin një standart të ri politikani në qeverinë Rama, me pjesëmarrjen e gjërë e të pakuptimtë edhe të shqiptarëve të Kosovës.

Por sot, Genti tregoi se po ecën me shpejtësi në standartin e politikanëve të shabllonit shqiptar. Doli para shqiptarëve të tu kënduar në shqip, raportin në anglisht të OSBE/ODIHR për zgjedhjet. Në fakt, tha ato që më herët, shefi i i tij i dyfishtë si kryeministër e ministër i jashtëm, tha pak orë më parë.

Doli vetë apo e nxorrën të flasë, kjo ka pak rëndësi. Rëndësi ka që shpresat për një profil politikani të ditur, me integritet dhe përfaqësues i një brezi të ri të shkolluar jashtë kujfijve të Shqiptarisë, u venitën. Genti mbylli sytë e veshët. Nuk iu referua dot as standarteve të zgjedhjeve në Kosovë, një shtet që ka festuar vetëm 10 vjetorin e krijimit të tij pas 100 viteve nën thundrrën e Serbisë. Për një arsye të thjeshtë, se Genti po ecën në politikë me mendjen e të tjerëve, jo të vetën. Sigurisht, për një arsye të qartë: Për të bërë karrierë, si e vetmja rrugë e hapësirë që i është lënë.

O Gent, po pse fole o burrë?! Më mirë një postim në Facebook, siç është bërë e modës. Ose në Twitter, edhe më mirë se ke më pak rreshta në dispozicion. Apo nevojitej për të treguar se përsëri ka shpresë, se ti nuk po ecën nën shembullin e mentorit?! Gabove o Gent, sidomos përballë bashkëmoshatarëve të ty që mbase po nxitonin deri sot të shkolloheshin për t’u bërë pjesë e korsisë së re që ti u hape me përfshirjen si ministër i deleguar në një qeveri shqiptare. Edhe pse i pate thuajse të gjithë kundër. Ministra e ish- ministra, diplomatë e ish- diplomatë, politikanë e ish- politikanë. Por të mjaftonte vetëm njëri për të të dhënë dorën. E për të qenë pikërisht në një linjë me të, sot dole e fole…gabim! /Shënim i ShkodraWeb/

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.