OPINION – Nuk marrin dot as frymë pa marrë lejën e sulltanit, liliputët e qeverisë vetëm si juristë nuk flasin

Nga Jordan DACI, jurist

Kryetarët e Bashkive të zgjedhur në mënyrë jokushtetuese dhe me votat e më pak se 5-6 % të votuesve, janë mbledhur të shkarkojnë znj. Voltana Ademi, e vetmja e zgjedhur në mënyrë të rregullt, për të penguar shqyrtimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjeve nga të cilat kanë dalë vetë ato.

Kryetarët e pretenduar nuk janë anëtarë të shoqatës prej disa vitesh dhe janë anëtarësuar në shoqatën tjetër që kanë pasur historikisht të majtët. Këto anëtarë të pretenduar dhe vendimet e tyre, kanë edhe shumë probleme të tjera ligjore, por që do i marrin vesh në momentin e duhur.

Kjo nuk është një lëvizje e tyre që nuk marrin dot as frymë pa marr lejën e sulltanit, por është orkestruar nga dy liliput të vegjël në oborrin e sulltanit.

Shqyrtimi i kësaj çështje është kusht i vendosur nga Bungestagu Gjerman, Departamenti i Shtetit të SHBA dhe së fundmi edhe nga Parlamenti Holandez. Pra, kjo tregon që Qeveria nuk është e interesuar për hapjen e negociatave me BE-në dhe ka nje axhendë të ndryshme.

Gjithësesi, kot mundohen sepse Gjykata Kushtetuese e shqyrton edhe vetë kërkesën edhe nëse hiqet dorë dhe e vlerëson atë sipas bindjes së saj dhe jo sipas broçkullave të liliputëve të qeverisë që vetëm si juristë nuk flasin.