Nga Bardh SPAHIA
Qesharake mënyra sesi Edi Rama i kërkon lëvdatat për punën e tij. Vazhdon të vetëshfaqet si shpëtimtar, kur sigurimi i vaksinave, si pjesë jetike e shërbimit shëndetësor të qytetarëve është detyra e parë e një kryeministri, qoftë edhe kur e di veten lider global.
Boris Johnson, vendi i të cilit është kampion për vaksinimin nuk shfaqet orë e pa orë në ekrane e rrjete sociale për t’u thënë britanikëve, sesi ia kaloi të gjitha vendeve të BE-së në këtë proces. E pra shifrat ia japin atë mundësi! Por z. Johnson e kupton funksionin e tij si shërbim ndaj qytetarëve, që i kanë dhënë fuqinë për t’i qeverisur.
Por Edi Rama që njeh vec stilin e pazareve, e sheh si “nder” dhe prandaj vijon të bëhet qesharak duke kërkuar lavde në cdo dalje publike! Në fakt Edi Rama nuk ka asnjë vaksinë për problemin e vërtetë të Shqipërisë – dhe ky problem është ai vetë! Edi Rama që e la Shqipërinë në vendnumëro për 8 vjet, nuk mund ta çojë Shqipërinë përpara, sado premtime të bëjë, sepse ato janë thjesht elektorale. Nuk zgjidhin problemin!
Problemi zgjidhet në 25 Prill me NDRYSHIMIN! Një ndryshim me Partinë Demokratike, që i ka të provuara arritjet e veta, e që ka një plan të qartë për vendin!
#25Prill #NDRYSHIM #PD #Nr9
#BardhSpahia #Nr7 ✌️✌️
#ShqipëriaFITON ✌️🇦🇱