Skip to content
12 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION NGA SENADA KURTBEGU – Xhamia e Plumbit dhe flamujt që valëviten në heshtje…!

ShkodraWeb 13 May, 2025
senada kurtbegu xhamia e plumbit 2025

Rastësisht më doli një video në Instagram: “Inaugurimi i Xhamisë së Plumbit, Shkodër – 08 Maj”, shoqëruar me muzikë arabisht me titra, “Inspire to be Islamic”/ “Frymëzo për të qenë islamik”. Pamjet më lanë pa fjalë – në çdo kënd të ndërtesës valëviteshin vetëm flamuj turq. Në fillim mendova se isha duke parë një ceremoni në Turqi, por jo – pamja përreth më ktheu menjëherë në vendlindjen time: Shkodrën.

Në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, z. Benet Beci, e përshkroi këtë ngjarje si “një ëndërr të kthyer në realitet”. Për shumë prej nesh, kjo ngjarje u përjetua si një zhgënjim i thellë, një realitet që të kujton plagët e një historie që nuk është shëruar ende. Kryetari e quajti xhaminë një simbol të historisë, kulturës dhe bashkëjetesës që na bën krenarë si qytet. Si mund të ndihesh krenar kur një objekt i tillë, parë brenda përmbajtjes dhe këndvështrimit të tolerancës fetare që karakterizon shoqërinë shqiptare dhe në një moment solemn kombëtar, stoliset me simbolet e një shteti tjetër? Te njëjtën pamje të xhamisë të mbuluar me flamuj turq pasyronte dhe Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama në një status në Face Book-un e tij personal.

Historia nuk mund te fshihet – Perandoria Osmane na pushtoi për plot 430 – 500 vjet (në varësi të zonës gjeografike dhe të formës së kontrollit), duke imponuar fenë dhe ushtruar presion të vazhdueshëm për asimilim kulturor. Ky ishte nje pushtim I mirëfilltë (me nënshtrim ushtarak, humbje të autonomisë politike dhe integrim të territoreve shqipare në strukturat e Perandorisë Osmane). Pavarësisht marredhënive ndërshtetërore të mira mes dy sheteve sot, historia duhet treguar siç është.

Megjithatë, shqiptarët me këmbëngulje u përpoqen të ruanin gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar. Falë kësaj këmbëngulje ato sot janë një nga popujt me identitetin më të lashtë, dhe organik, koheziv dhe të spikatur në qendër të mesdheut.

 Pikërisht në këtë kontekst lindi edhe thirrja e fuqishme e rilindasit të madh shkodran, Pashko Vasa: “Feja e shqiptarit është shqiptaria.” Kjo shprehje nuk ishte mohim i besimit personal, por një apel i fortë për pushtuesin dhe ruajtjen e identiteti kombëtar. I njëjti mesazh u përçua edhe nga rilindas të tjerë si Naim Frashëri, që shkruante: “Lëreni më nj’anë fenë, të shikojmë mëmëdhenë.”

A nuk janë këto qëndrime historike të mjaftueshme për të na bërë të reflektojmë thellë, para se të valëvitim flamurin turk mbi një monument të trashëgimisë sonë? Për rikujtesë: Xhamia e Plumbit, ose Xhamia e Mehmet Pashë Bushatit u ndërtua në vitin 1773 nga Mehmet Pashë Bushati, një nga sundimtarët më të rëndësishëm të familjes së Bushatllinjëve që qeverisnin Shkodrën në atë kohë. Ajo ishte një qendër fetare dhe kulturore por edhe një shenjë e rëndësishme politike e autonomisë që Bushatllinjtë kërkonin nga Porta e Lartë (Stambolli).

Rindërtimi i Xhamisë së Plumbit është një përpjekje e vazhdueshme në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, por kjo ndërhyrje nuk duhet të jetë një hyrje e pasme për ndikime politike e ideologjike nga jashtë. Pse të mos vazhdojë të ruajë vlerën në një monumenti kulturor, që flet për të shkuarën, pa e glorifikuar pushtuesin dhe pa e politizuar fenë?

Shembujt nga rajoni na paralajmërojnë. Vetëm në Prishtinë janë ndërtuar dhjetëra xhami të reja, shumë prej tyre të financuara nga Turqia, Qatar-i dhe Arabia. Në Kosovë, mbi 300 të rinj u rekrutuan për të luftuar për ISIS-in. Kjo është një statistikë që nuk mund të injorohet. A është ky mesazhi dhe kjo rruga që duam për rininë tonë?

Në Shkodër, sot ka më shumë xhami e kisha sesa kopshte dhe shkolla. Kjo nuk është vetëm çështje fetare, por një çështje zhvillimi dhe prioritetesh. Përse nuk investohet më shumë në qendra rinore, kurse profesionale, hapësira kreative, apo edukim cilësor? Pse gjithmonë është feja ajo që financohet, e jo formimi i mendjes kritike dhe zhvillimi personal? Këto pyetje duhet t’i mundojnë qytetarët!

Jetoj prej 24 vitesh në Norvegji dhe shoh çdo ditë se si shtetet që kanë ecur përpara, kanë investuar fort në edukim, transparencë dhe integrim të qytetarëve. Këto vende kanë bërë gabime – përfshirë edhe tolerimin e tepruar ndaj radikalizmit fetar – por i kanë kuptuar pasojat dhe janë përpjekur të reagojnë në kohë, sidoms nëpërmjet edukimit dhe zhvillimit të alfabetizmit për të ardhmen në cdo aspekt. Shqipëria nuk duhet të përsërisë të njëjtat gabime! Këto shtete zotërojnë kapacitete të fuqishme financiare dhe nuk lejojnë që vende të tjera të financojnë objekte fetare në territorin e tyre, sidomos kur qëllimi nuk është mbështetja e individëve, por përhapja e ndikimit ideologjik përmes këtyre investimeve.

Së fundmi, dua të theksoj: Unë nuk jam kundër fesë. Përkundrazi! Kam një respekt të thellë për lirinë e besimit dhe për të drejtën e çdo individi që të ndjekë bindjet e tij shpirtërore dhe fetare. Por kur objektet fetare financohen masivisht nga aktorë të jashtëm dhe përdoren për qëllime ideologjike, dhe politke atëherë nuk mund të heshtim.

Do të ishte shumë më e shëndetshme që në shkollat shqiptare të përfshihej një lëndë mbi fenë dhe etikën, që t’u japë nxënësve njohuri mbi të gjitha besimet dhe vlerat universale. Kështu, do të përgatisim breza që dinë të zgjedhin vetë, të kuptojnë thelbin e lirisë fetare dhe të mos bien pre e ndikimeve të jashtme, sado bukur të reklamohen ato.

Përndryshe, rrezikojmë të mbulojmë krenarinë tonë kombëtare me flamuj që identikisht nuk na përkasin. /Dërguar për botim nga Senada KURTBEGU, Pedagoge dhe drejtuese e Departamentit të Zhvillimit të Karrierës, Ministria e Punës- Norvegji/

Post navigation

Previous: MINUTA E FUNDIT – Gjendet e pajetë në Bardhaj të Shkodrës 65- vjeçarja, dyshimet e para të policisë…
Next: “Kërkojmë falje për zhgënjimin që ju krijuam”, humbja me Egnatian për titullin, Vllaznia reagon në rrjete sociale

TË FUNDIT

shkresa doreheqja tonin gjuraj 2026

DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij

ShkodraWeb 11 June, 2026
berisha dash 2026

“DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën

ShkodraWeb 11 June, 2026
evi kokalari berisha non grata 2026

“Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro

ShkodraWeb 11 June, 2026

TË FUNDIT

  • DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij 11 June, 2026
  • “DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën 11 June, 2026
  • “Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro 11 June, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Nga Spanja tek Franca e Argjentina, super kompjuteri bën parashikimin për fituesit… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Do të luhen 50 miliardë dollarë, rekord bastesh për 2026, rritje e madhe nga “Katar 2022” 11 June, 2026
  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
  • “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana 11 June, 2026
  • DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat 11 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shkresa doreheqja tonin gjuraj 2026

DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij

ShkodraWeb 11 June, 2026
berisha dash 2026

“DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën

ShkodraWeb 11 June, 2026
evi kokalari berisha non grata 2026

“Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro

ShkodraWeb 11 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK…

ShkodraWeb 11 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.