Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION NGA NERSADA MANDIJA – Burrat si aleat….

ShkodraWeb 8 March, 2025
nersada mandija

Ndërsa gratë po bëhen përherë dhe më përparimtare, jo pak meshkuj po zhvendosen drejt pikëpamjeve më konservatore ose reaksionare. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me modele të ndryshme përfaqësimi publik apo politik – ka të bëjë me mënyrën se si burrat dhe gratë përjetojnë dhe formësojnë botën përreth tyre. Hendeku publik dhe politik gjinor sot, qëndron në rritjen e dallimeve në mënyrën se si burrat dhe gratë qasen në shoqëri, angazhohen në politikë dhe i perceptojnë çështjet kryesore të shoqërisë.

Një manifestim ekstrem i kësaj ndarjeje është rritja e trendeve dhe komuniteve në internet (dhe jo vetëm) të burrave që fajësojnë feminizmin dhe ndryshimet shoqërore për mungesën e suksesit të tyre romantik ose seksual (frustracioni i të cilave dihet tashmë çfarë pasojash sjell). Disa nga këto grupe nxisin pakënaqësi ndaj grave, duke ushqyer ndjenja mizogjene dhe madje edhe radikalizimin social e politik.

Po si do ia bëjmë? -Burrat duhet të jenë aleat! Burrat duhet të jenë pjesë e procesit!

Dhe nuk po them që burrat duhet të “shpëtojnë” gratë. Ka të bëjë me pranimin e faktit se nga barazia gjinore përfitojnë të gjithë – familje dhe shoqëri më të shëndetshme, ekonomi më të forta dhe udhëheqje më të mira. Burrat duhen aleat! Duhen aleat kur flasim kundër seksizmit në vendet e punës dhe gjatë angazhimit në jetën publike dhe në politikë. Duhen aleat kur kërkojmë mbështetje për të hartuar e zbatuar politika gjithëpërfshirëse gjinore në strehim, arsimim, shëndetësi etj. Gjithashtu duhen aleat që të dëgjojnë dhe amplifikojnë zërat e grave në vend që t’i hedhin poshtë si “të zgjuara” ose “histerike”.

Po pse na duhen aleatët meshkuj tani më shumë se kurrë?- Sepse reaksioni këto kohë është gjithashtu shumë i fortë!

Çdo herë që nisin fushata ndërgjegjësimi për çështjet gjinore (në rang lokal apo global) ndërsa shumë burra e mbështesin në fillim, të tjerë ndjehen të besdisur, të sulmuar dhe tërhiqen nëpër hapsira mizogjene, ku pakënaqësia e tyre kthehet në ideologji.

Hapësirat pa fund online që nxisin ndarjen, shmangien, vetminë etj.Të tjera hapsira ku gëlon radikalizimi fetar që e portretizon gruan si në objekt dhe pronë – Algoritme të tëra që i shtyjnë të rinjtë drejt përmbajtjes që fajëson feminizmin për betejat e tyre, duke përforcuar një narrativë se barazia gjinore është një kërcënim dhe jo një mundësi.

Polarizim social e politik që rritet (jo vetëm në kohë fushatash).- Nëse burrat dhe gratë vazhdojnë të lëvizin në drejtime të kundërta politike, ne rrezikojmë një të ardhme ku politikëbërja bëhet një luftë gjinore dhe jo një përpjekje kolektive, që adreson sfidat kolektive.

Por si mund të ndihmojnë meshkujt aleat në barazinë gjinore?

Ata mund të ndihmojnë që të sfidojnë narrativat e dëmshme qofshin ato online apo në ambjentet përreth- siç janë për shembull kultura dhe trende (online) për mite rreth grave, pushtetin në çift, këshilla për takimet në çift etj.- Të folurit kundër këtyre ideve në hapësirat personale dhe profesionale bën patjetër një ndryshim.

Duke mbështetur gratë në udhëheqje: qoftë në biznes apo politikë, gratë përballen me barriera sistemike që burrat shpesh as që i vërejnë. – Meshkujt aleat advokojnë për mundësi të barabarta dhe politika të drejta.

Duke ripërkufizuar mashkulloritetin: Të jesh aleat në çështje gjinore, nuk ka të bëjë me humbjen e pushtetit – ka të bëjë me krijimin e një ekuilibri më të mirë ku të gjithë lulëzojnë.

Përfundimishit, barazia gjinore nuk është një çështje veç e grave.

Është një domosdoshmëri sociale, ekonomike dhe politike. Nëse duam të mbyllim hendekun politik gjinor, na duhen më shumë burra që e shohin barazinë gjinore jo si një kërcënim, por si një ekuilibër nga i cili përfitojnë të gjithë.

Po ti, a je një aleat?! /Nga Nersada MANDIJA, publikuar në Facebook, photo credit Eniko Mosi/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – “Gra e vajza në listë të mbyllur”, 8 Marsi, Edi Rama: Burrat në fushë që të mbledhin mandate…
Artikull pasardhës: Mbyllet takimi 2 ditor i Ramës me ministrat dhe drejtuesit politikë, nuk ka lista përfundimtare kandidatësh për deputetë

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
  • KESH nis shkarkimet nga hidrocentralet, fshati Obot nis “përballjen” e radhës me përmbytjet… 17 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
paketa maleve 2026

“Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.