
Agresori i djeshëm që goditi në pabesi ish- kryeministrin z.Sali Berisha, dukej që në pamjen e parë se ishte një agresor i stërvitur në gjirin e ish- komunistëve të pjellës së Shefqet Peçit, me urretjen që në qumështin e së emës ndaj veriorëve.
Ishte një agresor i frymëzuar nga deklarimet që bëjnë në gazetat trashëgimtare të diktaturës komuniste si “Dita”, “Sot” , “Shqiptarja.com”, “Tema” e portale të ngjyrosura me të kuq, ku kalemxhinjtë që ruajnë akoma teserën e Partisë Komuniste si Fatos Tarifa, Viktor Malaj, Ksenofon Kristafi, Mero Baze, Spartak Braho, Fatos Klosi, Frrok Çupi, Spartak Ngjela, Muç Nano etj., pa përmendur analistët e portaleve si Skender Minxhozi, Fitim Zekthi, etj. por pa harruar kryeredaktorët e këtyre organeve të neveritura e të shefave të portaleve.
Atë që ëndërronin ta bëntë kryedemokrati Berisha, pra gjakderdhjen, e përgatitën vetë këto kalemxhinjë të paguar nga skizofreni Edi Rama.Dhe gjithë këto personazhe dolën të zhgënjyer kur protesta paqësore dha sinjalin e një uragani në të ardhmen. Edhe ajo buzëqeshje që shprehen duke parë liderin demokrat të gjakosur, nuk do t’i zgjasë shumë.
Ato që duan fundosjen e opozitës, përçarjen e demokratëve, i bindën sot se Partia Demokratike është Sali Berisha, se Bashiotët, Bardhjotët, Alibejtë, Tabakhanet janë nën hyqmnin e Edi Ramës, se ndërkombëtarët nuk kanë kohë tē merren me letra hartimesh. Autorët e tyre nëse e ndjenë se kanë detyrime ndaj elektoratit demokrat, të dalin në protestë.
Dhe çfarë “krimineli” është Sali Berisha e njohën sot kur i’u drejtua organeve ligjzbatuese që të lirojnē agresorin, se pas dihet se është krimineli i shqiptarëve Edi Rama.
Sot e mori vesht edhe zonja Kim se kush është Sali Berisha, lideri që i frymëzon shqiptarët demokratë të mos nënshtrohen për të hangër bar. Edhe liderët e Samitit Euopian e Ballkanit Përendimor duket janë bindur se kjo protestë paqësore ishte kundër Edi Ramës pasi Shqipëria është në rrezik, ku korrupsioni është ulur këmbkryq në qeverisjen 10- vjeçare të Edi Ramës, se liria e fjalës dhe e shtypit është më e kërcënuar më keq se në Iran, se shpopullimi i Shqipërisë është një realitetet. /Nga Namik MEHMETI, gazetar, Firenze, Itali/