Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION NGA MUSA KURTULAJ – Për 8 janarin tragjikomik në selinë e PD- së, Berisha dhe Basha janë “ujku”…

ShkodraWeb 14 January, 2022
protesta 8 janar koment musa kurtulaj

Berisha dhe Basha janë “ujku”, ndërsa në studiot televizive u bien tam- tameve të gjurmëve ! Çdo devijim nga kjo analizë, nuk bën gjë tjetër veçse errëson të vertetën e 8 janarit! Fatkeqësisht, këtë devijim po e bëjnë qëllimisht disa media me “qit e prit”, “jo e lagu, jo se lagu”, ndërkohë që gjithçka në këtë rast është kronike e një ngjarje të paralajmëruar, me autorë Sali Berishën dhe Lulzim Bashen, i pari në sulm dhe i dyti në mbrojtje!

Ndonëse konflikti në selinë e Partisë Demokratike me datën 8 janar u pa nga e gjithë dynjaja nëpërmjet kamerave të dhjetëra televizioneve nga të gjitha këndet, disa studio televizive të Tiranës me të ftuarit e tyre, vazhdojnë të na i servirin ato ngjarje dramatike sikur të kishin ndodhur në fshehtësi të plotë! Turp i madh, po na fyejnë edhe minimumin e inteligjencës! Gjithçka ka të bëjë me atë maskaradë u pa mjaft qartë ditën për diell, duke i shtuar kështu Shqipërisë edhe një marre tjetër në historinë “demokratike” të 31 viteve te fundit!

Mjerisht drejtues emisionesh, gazetarë dhe analistë na qenkan çuditur me këtë ndodhi, ndaj dhe po rropaten nga njëra studio në tjetrën duke tjerrë dokrra! Duhet pohuar hapur e vërteta se konflikti i zhvilluar me datën 8 janar në selinë e Partisë Demokratike, ka qenë një kronikë e një ngjarje të paralajmëruar krejt qartë dhe pa ekuivokë si në dritën e diellit, shumë ditë më parë!

Kthejeni memorien në 10 ditëshin e fundit të muajit dhjetor dhe do të gjeni ultimatumet e përditshme të Sali Berishës që deklaronte se Lulzim Basha ka afat të lirojë selinë e PD deri më 5 janar, pas kësaj date do të jenë 44 mijë anëtarët e PD-së që votuan në referendumin e 18 dhjetorit, ata që do të bëhen përmbarues të vendimit për të marrë selinë nën kontroll! Kthejeni memorien e 10 ditëshit të fundit të dhjetorit dhe do të gjeni se Sali Berisha paralajmëroi që, nëse Lulzim Basha nuk e liron selinë deri me 5 maj, më 8 janar do të zhvillohet protestë kombëtare tek selia e PD-së ku do të hapen dyert e saj dhe se Lulzim Basha do të nxirret jashtë me pekule! Kthejeni memorien e 10 ditëshit të fundit të dhjetorit dhe do te gjeni se si Lulzim Basha kundërpërgjigjej se do të merren të gjitha masat për ta mbrojtur me çdo kusht selinë e PD-së! Kthejeni memorien e ditëve të para te vitit te ri dhe do të gjeni se si Lulëzim Basha deklaronte se po kryhen disa punime në mjediset e brendshme të selisë së PD-së!

E jo vetëm kaq por gjithashtu deklaronte prerazi se janë marrë te gjitha masat për ta mbrojtur selinë e PD-së, nëse do të tentohej të sulmohej nga protestuesit, dhe se nuk do të arrijnë që ta marrin! Pra nga Berisha është paralajmëruar hapur dhe me data të caktuara se çfarë do të kërkohej nga jashtë selisë së PD-së dhe si do të veprohej për ta arritur qëllimin, ndërsa nga Basha vinin reagimet se si do të veprohej nga brenda selisë së PD-së për ta mbrojtur nga sulmuesit e jashtëm!

Atëherë çfarë ka për tu çuditur këtu kur kronikën e 8 janarit të shëmtuar në selinë e Partisë Demokratike e kishin shkruar paraprakisht dhe publikuar në media vete dy njerëzit më të rëndësishëm të kësaj partie, që përfaqësojnë dy anët e konfliktit, Sali Berisha dhe Lulzim Basha! Pse i bien anash e anash gazetaro- analisto- opinionistët dhe nuk merren drejtpërdrejt me këta dy njerëz që gatuan historinë tragjikomike të 8 janarit në partinë e tyre?

Berisha dhe Basha janë “ujku”, ndërsa në studiot televizive u bien tam- tameve të gjurmëve! Tek këta dy njerëz fillon dhe mbaron analiza e tragjikomedisë së 8 janarit 2022 në luftën për të marrë selinë e PD-së, gjithçka tjetër rreth saj është punë përrallash! Është edhe një çështje tjetër shumë e domosdoshme të analizohet dhe kjo ka të bëjë me qëndrimet dhe veprimet e Policisë së Shtetit për këtë ngjarje!

Kjo analizë duke u mbështetur si tek ligji për policinë ashtu dhe tek ligji për partitë politike, pasi me 8 janar u pa sheshit se si lidershipi i një force politike shumë të rëndësishme, udhëheqë zgjidhje me vetëgjyqësi!!!!! Por para analizës për policinë në ketë rast, më parë duhet të analizohen Berisha dhe Basha si skenaristët kryesorë të tragjikomedisë skandaloze të 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë! Çdo devijim nga kjo analizë, nuk bën gjë tjetër veçese errëson të vertetën e 8 janarit! Fatkeqësisht, këtë devijim po e bëjnë qëllimisht disa media me “qit e prit”,”jo e lagu, jo se lagu”, ndërkohë që gjithçka në këtë rast është kronikë e një ngjarje të paralajmëruar me autorë Sali Berishën dhe Lulzim Bashen, i pari në sulm dhe i dyti në mbrojtje! /Publikuar në Facebook nga Musa KURTULAJ, gazetar/

Post navigation

Previous: EMIGRACIONI I LARTË – Shqipëria po “korr” pasojat e mungesës së investimeve në arsim dhe tek të rinjtë
Next: Rritja e çmimit për derbin Tirana- Vllaznia, klubi kuqeblu sqaron gabimin e kompanisë që shet biletat e ndeshjes

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
  • FENOMENI – PD rrezikon të humbë mbështetjen e gjysmës së popullsisë shqiptare, vajzava dhe grave… 17 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 17 maj 2026… 17 May, 2026
  • Bullgaria fiton Festivalin Europian të Këngës, Alis me “Nân” renditet vetëm në vendin e 13- të… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026
salianji ankese pd zgjedhje berisha 2026

DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.