Skip to content
20 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione
  • Politika

OPINION NGA LUÇIANO BOÇI – Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit….

ShkodraWeb 21 May, 2025
luciano boci zgjedhjet 2025

Për të argumentuar konceptin e saj të “banalitetit të së keqes”, filozofja Hannah Arendt i bëri një analizë shteruese gjyqit të Adolf Eichmann (një nga organizatorët dhe autorët e Holokaustit).

Në konkluzion ajo theksoi se e keqja mund të kryhet jo patjetër nga përbindësha, por nga njerëz të zakonshëm që thjesht ndjekin disa “rregulla” të imponuara, pa reflektuar etikisht mbi to.

Produkti i tyre është i përbindshëm në raport me rregullat që i janë imponuar. Kësisoj përbindëshi i vërtetë fshihet tek krijuesi i rregullave dhe pasojat e zbatimit.

E mora këtë përkufizim për të ndriçuar sado pak atë që ka ndodhur me votën në këto zgjedhje.

Larg retorikës politike mund të themi se vrasja e votës sot si akt “i përbindshëm” është kryer me shumë thjeshtësi në mes të ditës dhe në bazë të disa “rregullave” të bëra tashmë normë, të hartuara dhe të ekspozuara nga pushteti i Ramës si të domosdoshme e detyruese për t’u zbatuar.

Në këtë këndvështrim patronazhistët politikë, administrata e frustruar dhe frikësuar, bandat e krimit të organizuar, mediat e blera ose të vetëofruara, policia e kapur, megjithëse janë ekzekutorët e vrasjes e asgjësimit të votës, ndjehen krejtësisht me ndërgjegje të qetë para pasqyrës së tyre dhe besoj nuk kanë asnjë reflektim përkundër ndjenjës së triumfit.

Madje i duket e tepërt, për të mos thënë e çuditshme, ajo që sot kërkon opozita.

Sipas tyre ato kanë ndjekur “rregullat” e pushtetit të imponuara nga partia dhe kreu i organizatës, të cilat janë përtej ligjit e kushtetutës, por ama që konsiderohen fuqiplote në një sistem i cili ka në bazë banalitetin politik.

Blerja e votës prej tyre, manipulimi industrial, deformimi me dhunë e benifite i saj, është një proces i shpallur prej vitesh dhe tani ka arritur kulmin.

Rama si banalitet politik

Rama hyri në politikë dhe do dalë prej saj si krijuesi i banalitetit politik, si politikani që asgjësoi votën dhe si kryeministri që themeloi një narko-regjim shembullor.

Makineria e tij e manipulimit është gjigande dhe ka brenda çdo mekanizëm qeverisës përfshirë dhe mediat, institucionet e drejtësisë e KQZ, por dhe tërësinë e partive çirake politike.

Fushatat elektorale të tij prej kohësh janë kthyer në një garë për batuta, slogane që harrohen një ditë pas zgjedhjeve, dhe shfaqje populiste që nuk i shërbejnë qytetarit, por vetëm imazhit.

Ai nuk thotë asgjë sepse pas këtyre kuintave banale, gjithçka tjetër është kriminale: hajdutëri, blerje masive, angazhim krimi, para e pisët, deformim e asgjësim vote.

Në fund të ditës zgjedhjet nuk ekzistojnë për të. Kemi vetëm një ritual të përsëritur, ku ndryshon vetëm dekori, por jo skenari.

Berisha si sfidant

Në një telefonatë të vitit 2013 kur mbaja detyrën e kryetarit të PD të degës, me Berishën, asokohe Kryeministër, më bëri përshtypje që insistimi i tij themelor ishte drejtësia e votës dhe qartësia e procesit zgjedhor dhe jo fitimi i zgjedhjeve me çdo kusht dhe mjet.

E kam mbyllur komunikimin jo pa habi, por ky ishte Doktori. Ai donte të fitonte me drejtësi, me llogaridhënie, me program dhe me vlera politike.

I tillë është dhe sot.

Brenda konceptit të tij vota është e mbetet themel i një sistemi të cilin e deshëm dhe e ëndërruam që në 1990.

Banalistët që paraqitën si analistë e që sot kanë triumfuar si shpura e praruar e banalitetit të Ramës, nuk reshtin sulmet ndaj tij, politikanit i cili dhe në gjykimin e kundërshtarëve te tij më të egër mbetet “i vetmi politikan i vërtetë”.

Por skema banale e kërkon këtë dhe të gjitha bateritë e shigjetat e banalitetin drejtohen sot ndaj njeriut e cili përfaqëson e transmeton të kundërtën e banalitetit.

Tek ai ka pasur e ka seriozitet politik, program real, pozitivitet njerëzor dhe vizion të prekshëm.

Spostimi i debatit mediatik nga problemi i banalitetit tek sfidanti është vazhdim i triumfit të banalitetit me media banale e metoda banale.

Epilog

E gjitha kjo që ka ndodhur me asgjësimin e votës, nuk është vetëm një krizë politike. Është dhe një krizë e thellë kulturore dhe qytetare, sepse heshtja pranuese e së keqes është më e keqe se vetë e keqja.

Dhe sfida më e madhe sot nuk është të mundësh një parti apo një kandidat.

Sfida është të mposhtësh mbretërinë e banalitetit e të kthesh votën, seriozitetin dhe përmbajtjen në qendër të debatit publik.

Demokracia nuk vdes me një krismë; ajo fiket ngadalë, kur ne pranojmë që gjithçka është “në rregull” edhe kur nuk është.

Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë ta rikthejmë kuptimin e votës.

Jo thjesht si një të drejtë formale, por si një akt moral dhe politik që kërkon përgjegjësi nga të gjithë: qytetarë, politikanë dhe institucione.

Sepse një votë e asgjësuar është një demokraci e rrënuar. Dhe një demokraci e rrënuar është toka ku rritet banaliteti i së keqes. Është lluca ku “derri” Ramë ndjehet Kryeministër i banalitetit. /Nga Luçiano BOÇI, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: VIDEO – Kryebashkiaku Benet Beci: Transformimi i zonës së Zdrales është një realitet i prekshëm në Shkodër
Artikull pas: Baletmaesteri i njohur me origjinë nga Malësia e Madhe, antar i Akademisë së Arteve të Bukura të Francës

TË FUNDIT

rrebesh peme shkoder 2025
  • Aktualitet

FOTO – Situata e motit në Shkodër, reshjet e dendura dhe stuhia rrëzojnë disa pemë në qytet…

ShkodraWeb 20 June, 2025
takim muzeu sport bashkia shkoder 2025
  • Kryesore

FOTO – Muzeu i Vllaznisë nga ide tashmë në zbatim, zhvillohet në bashki takimi i parë konsultativ…

ShkodraWeb 20 June, 2025
flamuj
  • Anëmbanë

Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

ShkodraWeb 20 June, 2025

TË FUNDIT

  • FOTO – Situata e motit në Shkodër, reshjet e dendura dhe stuhia rrëzojnë disa pemë në qytet… 20 June, 2025
  • FOTO – Muzeu i Vllaznisë nga ide tashmë në zbatim, zhvillohet në bashki takimi i parë konsultativ… 20 June, 2025
  • Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 20 June, 2025
  • “Duan të më mbajnë me zor çift me Kryemadhin “, SPAK zbuloi tjetër episod korrupsioni, Meta reagon nga burgu 20 June, 2025
  • VIDEO – UNISHK dhe “Mjekësia” marrëveshje bashkëpunimi, “Doktoraturë” edhe në “Luigj Gurakuqi”… 20 June, 2025
  • “Po vjen diçka e madhe…”, KF Vllaznia po përgatit një surprizë për të gjithë tifozët, brenda e jashtë vendit 20 June, 2025
  • Tre të shoferë të rinj, në telashe me policinë në Shkodër, një arrestohet, dy procedohen penalisht… 20 June, 2025
  • “Ka rënie të standardit në shërbimin e pastrimit”, kryebashkiaku Beci: Kompania të përmirësojë urgjent situatën 20 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 20 qershor 2025… 20 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 20 qershor 2025… 20 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 20 qershor 2025… 20 June, 2025
  • FOTO – “Dy projekte do të realizohen së shpejti për Bogën”, kryebashkiaku Tonin Marinaj: Shumë i lumtur… 19 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

rrebesh peme shkoder 2025
  • Aktualitet

FOTO – Situata e motit në Shkodër, reshjet e dendura dhe stuhia rrëzojnë disa pemë në qytet…

ShkodraWeb 20 June, 2025
takim muzeu sport bashkia shkoder 2025
  • Kryesore

FOTO – Muzeu i Vllaznisë nga ide tashmë në zbatim, zhvillohet në bashki takimi i parë konsultativ…

ShkodraWeb 20 June, 2025
flamuj
  • Anëmbanë

Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

ShkodraWeb 20 June, 2025
meta kryemadhi post presidence foto 1
  • Kryesore

“Duan të më mbajnë me zor çift me Kryemadhin “, SPAK zbuloi tjetër episod korrupsioni, Meta reagon nga burgu

ShkodraWeb 20 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.