Skip to content
10 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Nga lider përrendimor në modelin autoritar, pas 8 viteve nis “era e re” Basha nën shembullin e “mësuesit”

ShkodraWeb 22 January, 2022
berisha basha nevrik

Deri me 9 shtator 2021 Lulzim Basha konsiderohej “delfin” i Berishës në krye të Partisë Demokratike. Nga 2004- i deri në atë datë, Lulzim Basha udhëhiqte PD- në dhe opozitën i qetë pavarësisht asnjë rezultati konkret elektoral edhe për shkak të këtij “detaji”. Në fakt, në studio televizive më shumë se një herë se vendimmarrja e tij personale e udhëhiqte PD- në, duke mos i dhënë asnjë lloj ngarkese Berishës. Qendrimi ndryshoi pas 9 shtator 2021, kur të gjithë mësuan se Sali Berisha paska patur jo vetëm ndikim por Basha dhe PD- ja kanë vendosur primare interesat e ish- kryeministrit.

Nga 9 shtatori 2021, veçanërisht pas 8 janarit, po përpiqet të rindërtojë imazhin e tij. Tentativat e tij janë të paraqitet si “skifter” nga “delfin” i Berishës që ishte. Duke sulmuar egërsisht Sali Berishën por edhe Edi Ramën, më pak Ilir Metën, Lulzim Basha ka nisur me gjuhën e ultimatumeve, të fundit sot nga Durrësi për kryeministrin e vendit. “Vijat e kuqe” të përmendura publikisht nga Basha gjatë 8 viteve të fundit, jo vetëm janë kapërcyer por edhe janë fshirë totalisht pa nevojën e “kalimit mbi të dhe trupat e demokratëve”.

Sot, teksa janë shpallur zgjedhje vendore të pjesshme vendore në 6 bashki të vendit, Basha ka hedhur edhe një hap tjetër, atë të distancimit nga 30 vitet e kaluara të Partisë Demokratike. Në fakt, është një farësoj distancimi edhe nga e kaluara e tij. Sepse nga këto 30 vite, në më shumë ss egjysmën ka qenë aktor jo i parëndësishëm në PD. Anëtar i KOP- it, ministër, kryebashkiak i Tiranës dhe kryetar i PD- së janë pozicione mjaft të rëndësishme prej të cilave nuk është e lehtë të “lahen duart si Ponc Pilati”.

Në mandatin e dytë dhe të tretë qeverisës të PD- së në harkun 2005- 2013 nga nga ky vit deri më sot, përgjegjësitë e Lulzim Bashës për dështimet e mundshme por edhe arritjet, nuk mund të shumëzohen me zero. Distancimi nga 30 vite histori që janë jo vetëm të PD- së por edhe të Shqipërisë, mund të jutifikohen vetëm me logjikën e Shvejkut “ç’ më duhet mua se çfarë bëj unë”.

Edhe nëse vertetë Lulzim Basha ka ndërmend të fillojë një “erë të re” në PD, nuk është ky momenti. Edhe nëse 99% e demokratëve e mbështesin atë siç edhe deklaron, edhe 1% që sipas tij mbështet Berishën. i rrezikon edhe më shumë fitoret, gjithmonë nëse i dëshiron ato me 6 maj. Prova më e freskët është 25 prill 2021, por mesa duket Basha e ka fshirë edhe atë datë që përmblidhet në “30 vitet e mohimit”.

Nga lideri përendimor, i edukuar në Holandë, besnik e përçues i parimeve demokratike, Lulzim Basha ka vendosur të kthehet në “skifter”. Prova e parë, me ndihmën e Gazment Bardhit dhe mbështetësve të tjerë rrotull, ishte 8 janar 2022. Pasi e ktheu PD- në në fortesë, nuk ngurroi të gostisë demokratët protestues me gaz, spras për arinj dhe gaz nga fikëse zjarri. Paralelisht, ka nisur edhe ultimatumet për kryeministrin e vendit.

Në 2013- ën premtoi të sillte një model lideri tjetër në PD, i ndryshën nga Berisha “i fortë” dhe autoritar. Por 8 vite bashkëjetesë në bashkëdrejtimin e PD- së me paraardhësit, “nuk bëhen hasha”. Pas 8 viteve mossuksese ose më saktë dështime me modelin e tij dhe nën hijen e Berishës, ka vendosur të kopjojë mësuesin e tij në politikë, duke u futur në linjën Rama- Berisha- Meta. Madje, duke bërë “provat e para” fiks përballë mësuesit. Pritet vetëm të vertetohet nëse “nxënësi ia ka kaluar mësuesit”. /Nga Blerti DELIJA/

Post navigation

Previous: “Manipulonim votat për të nxjerrë Bashën kryetar”, Edi Paloka lëshon deklaratën bombë…
Next: EMRI – Aksidenti fatal në rrugën Levan- Vlorë, identifikohet 53 vjeçari nga Shkodra që humbi jetën…

TË FUNDIT

moto fest 2026

OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë…

ShkodraWeb 10 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë… 10 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve 9 May, 2026
  • Nga Rrmaji në Gramoz, identifikohen 6 vendvarrime të personave të zhdukur në diktaturën komuniste 9 May, 2026
  • OPINION – Kush është i pamëkat, të hedh gurin e parë…drejt Robert Ndrenikës… 9 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • “Prova gjenerale” për Superioren, Alban Xhaferi ngre lart trofeun e kampionit të Vllaznia B në të Tretën 8 May, 2026
  • NGA ARTAN FUGA – Përse Partia Demokratike edhe organizon zgjedhje edhe nuk do zgjedhje…? 8 May, 2026
  • VIDEO – Sezoni turistik, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër përmirëson rrjetin e kanalizimeve të ujrave të zeza 8 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moto fest 2026

OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë…

ShkodraWeb 10 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
full hd.03_45_42_17.Still057

VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve

ShkodraWeb 9 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.