
Nga Lazo LUFI
Sot kam radhën t’i them dy fjalë. Shumë prej miqve të mi u ka ardhur surprizë angazhimi im në këtë fushatë. Sepse kam qenë kritik i familjes ku fizikisht dhe konceptualisht në shumë gjëra, nuk kam qenë pjesë e saj. Kritikë që do të vazhdoj ta kem sa herë duhet.
Për shkak të këtyre kritikave, PD Shkodër ka qenë një derë e mbyllur për mua, përtej bindjes. Një mur që vetëm mund t’i bija me kokë. Derisa u hasa me Helidonin dhe shumëkënd në ekipin që formuam.
Teksa po më lexon, po mendon se kjo është një “furçë” për të. Ky nuk jam unë. Dhe të siguroj, që ky nuk është as Helidoni, që kërkon dy rreshta nga unë.
Kjo nuk është as “mea culpa”. Prandaj, më ndiq deri në fund.
Në fakt është një mirënjohje. Për Helidonin që më hapi derën që rrinte e mbyllur nga kokëfortësia e shumëkujt për të mos pranuar mendimin ndryshe, por edhe për të gjithë ata që dje i kam kritikuar dhe sot e nesër do të jenë miqt e mi më të mirë. Se besoj se ka qenë e lehtë as për ta kur janë ballafaquar me kokëfortët përballë. Por me kanë bërë të ndjehem si në shtëpinë time.
A do te jetë kjo fushata ime e fundit? Se di. Por me siguri do të jetë më e veçanta për mua.
A është kjo edhe një thirrje për të votuar Helidonin?
Aspak. Është edhe një thirrje ndaj Helidonit për të mos zhgënjyer pritshmëritë e atyre që do i japin besimin nesër.
E di qe nuk do të zhgënjejë!