Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Nga “fanar ndriçues” në “republikë bananesh”, segmenti 31 vjeçar ku luhatet Shqipëria në 75 vitet e fundit…

ShkodraWeb 15 December, 2021
albanania republic

Deri në vitin 1990, “Shqipëria socialiste” ishte “fanar ndriçues” për të gjithë botën. Ky ishte perceptimi i jo pak shqiptarëve dhe sigurisht, parimi kryesor i regjimit diktatorial në fuqi. Kanalet alternative të informimit ishin të pakta për qytetarët. “Zëri i Amerikës” apo Radio Vatikani e BBC si radio me programe shqip e më fatlumët, informoheshin nga kanelet televizive italiane RAI apo ato jugosllave. Natyrisht, aty ku zhurmuesit e vendosur nga shteti komunist nuk kapeshin ose anashkaloheshin me shpikje të tipit “grup sekondash” e antena përbindëshe për kapjen e sinjalit. Në çdo rast, rrezikoje burgun nëse dëgjoje apo shikoje burime të tjera informimi.

Pas dimrit të vitit 1990, shqiptarëve nisën t’ ju hapën sytë e veshët. Sot, 31 vite më pas, nëse ke dëshirë, askush nuk mund të thotë se nuk ka mundësi të informohet. Sigurisht, edhe dezinformimi apo manipulimi publik është vetëm një buton telekomande apo faqe interneti larg. Përtej kësaj, çdokush është i prirur të besojë atë që i pëlqen apo edhe i serviret më bukur. Por çdokush, ka mundësi të informohet siç edhe të dezinformohet.

Sot, të gjithë ata që e kanë jetuar, e mbajnë mend apo e lexojnë nëpër libra, çuditen për Shqipërinë “fanar ndriçues” në botë deri në vitin 1990. Vendi më i prapambetur i Europës, pretendonte se eksportonte “ideologji fitimtare” me parimin themelor “proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni”. Por gjithsesi, për mëse 45 vite, pjesa dërrmuese e shqiptarëve e besuan këtë ndërsa edhe ata që nuk e besonin apo e dinin se nuk ishte e vertetë, e pohonin me zë ose me figurë. Përjashtimi i vetëm janë të burgosurit, internuarit, persekutuarit apo të vrarët e diktaturës.

Në kohën që jetojmë, nuk është e vështirë të kuptosh se nga “fanar ndriçues” po kthehemi gradualisht në thuajse “republikë bananesh”. Emërtesa përdoren për shtete që ekzistencën e tyre e kanë të lidhur me vasalitetin e gjithanshëm me një shtet tjetër dhe ku sistemi demokratik nuk është i konsoliduar. Është e vertetë se me hapat e hedhur drejt standarteve europiane, me nënshkrimin e marrëveshjeve e konventave ndërkombëtare, kemë lëshuar sovranitet. Por në të gjitha rastet, lëshimi i sovranitetit duhet të ketë efekteve pozitive për sistemin dhe qytetarët e tij.

Mes këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare mes shteteve është edhe Konventa e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike. Ajo u miratua me 18 prill 1961 dhe u nënshkrua nga Shqipëria 2 vite para ndryshimit të sistemit. Shteti komunist e ratifikoi në 1988- ën, 3 vite pasi diktatori theu qafën në atë botë. Konventa ka shumë nene, por me gjasë, një nga më të preferuarit e regjimit komunist, duhej të ishte Neni 41, pika 1 e tij.

“Pa cënuar privilegjet dhe imunitetet e tyre, të gjithë personat që përfitojnë nga këto privilegje dhe imunitete kanë për detyrë të respektojnë ligjet dhe rregulloret e shtetit pranues. Ato kanë gjithashtu për detyrë të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të këtij shteti”, thuhet në këtë nen për përfaqësuesit diplomatikë të huaj në vendet ku instalohen. Çdo rresht më shumë, është i kotë. /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Të ridimensionohet figura e krijimtaria e Fishtës”, Universiteti i Shkodrës rekomandime për konferencën shkencore kushtuar poetit kombëtar
Artikull pasardhës: LAJM I MIRË – Humoristi i njohur tejkalon problemet e rënda shendetësore dhe rikthehet tek kolegët e tij…(foto)

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.