Ngjarja e rëndë e mbytjes së një foshnje pikērisht nga nëna e tij, ka tronditur çdokënd që është njohur me këtë vrasje. Fakti që është kryer nga vetë nëna bën edhe më të kobshme tragjedinë.
Sado që mundohem të ‘justifikoj’ nënën për shkak të gjëndjes së saj sociale, faktit që ishte njē bebe e ardhur nga një shtatëzani e padëshiruar, apo ndoshta mohimin që mund t’i ketë bërë familja a saj kur kanë marrë vesh shtatëzaninë, prapë ngjarja është aq makabre dhe e pajustifikueshme, nuk ka ujē, det as oqean që mund të lajë fajin e rëndë që një nënë ka kryer ndaj foshnjës vetëm pak ditore.
Asnjë gjëndje e rënduar psikologjike gjithashtu nuk mund të justifikojë faktin!
Një nënë vrau foshnjen e Saj, me vetëdije e me të dy duart, pa pikë mëshire e pa pikë dhimbje për një “dromcë-njeri’ të pafaj, që erdhi në jetë nga mëkati i një burri e një gruaje!
Ngjarja është shumë e rëndë, sidomos kur bëhet fjalë për një nënë, një grua që është krijuar nga vetë Zoti si simbol i mbrojtjes, sakrificës, vetëmohimit për fëmijët e familjen!
Nuk e di si do ndjehet ajo 32 vjeçare tani, brënda mureve të ftohta e të vetmuara të paraburgimit, a thua i shfaqet para syve foshnja e hedhur në ujē me duart e saj? A thua i rikthehet momentit të ardhjes në jetë të asaj foshnje? Po si mund të lindësh gjakun e gjakut tënd e mos të ndjesh një pikë dashurie? E fortë paska qenë, jo e fortë por bishë e pashpirt…
Ajo grua duhet të marrë dënimin më të rëndë, nuk vrau njē kriminel por një bebe të pafajshme që nuk i kishte bërë dëm askujt. Që erdhi në jetë për t’u dashur e për t’u mbrojtur, për t’u rritur e për t’u bërë baba në të ardhmen! Foshnja u vra’ pa jetuar ende asgjë, u vra’ pikërisht nga nëna e tij.
Le të shërbejë kjo ngjarje si sensibilizim për vajzat e reja apo edhe për gratë e martuara që nuk duan fëmijë të ruajnë veten nga shtatēzanitë e padëshiruara.
Ndërsa ty moj grua të faltë Zoti se ferrin e ke të siguruar! Më mirë shko mbytu edhe ti sa për të larë ndërgjegjen tënde (nëse të ka mbetur ndopak). Tashmë fajin e ke bërë, s’mund të mëkatosh më shumë! /Nga Eliona KODRA SHKRELI, publikuar në Facebook/