
Unë jam kundërshtar i thekur dhe i vendosur i Ervin Salianjit! Të gjithë në PD e dinë këtë. Madje shumë në PD, mendojnë që unë u dogja në zgjedhjet e vitit 2025, sepse veç kundërshtive të tjera, mbajta qendrim të ashpër ndaj sjelljes puthadorë të Berishes ndaj Ervin Salianjit. I vetmi që nuk i shkova në gjyqin në Apel apo në burg. Edhe Salianji e di këtë.
Ai di edhe sa shumë ka punuar rrethi i tij politik, por edhe familja e tij në Korçë, që unë të mos fitoja në zgjedhjet e vitit 2025. Frymëzimin dhe udhëzimin për të punuar kundër meje e morën nga burri më pabythe që ka PD, Flamur Noka.
Raportet e mia pa kompromis me Ervin Salianjin, shpjegojnë përplasjet që kam pasur me Lulëzim Bashën, i cili me paburrëri, pas zgjedhjeve të vitit 2021, shiti ata që kishin sakrifikuar për të ndër vite dhe mblodhi rreth vehtes lepujt dhe lepurushët e familjes së tij.
Unë nuk kam pasur asgjë personale në përplasjen me lepujt e Lulit, përveçse interesit të PD. Këtë e dinë Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Flamur Noka në takimet dhe debatet që kemi pasur në periudhën Gusht-Shtator 2021.
Në periudhën 2023-2025 kam mbajtur qendrim të qartë në Grupin Parlamentar (veçanërisht në mbledhjen në fund të muajit Gusht 2023) që Rithemelimi duhet të krijonte Grup Parlamentar më vehte, të shkëputur nga grupi i PD, madje kërkova të krijonim një forcë të re politike. Mendimet e mia u konsideruan herezi nga Sali Berisha.
Ndërkohë Berisha pothuaj po mbyllte pazarin me përfaqësuesit e Lulzim Bashës për tu bashkuar me ta në një grup të vetëm parlamentar, me kosto të rënda për PD dhe zgjedhjet që pasuan.
Pavarësisht sa më sipër dhe kontraditave politike që une kam me Ervin Salianjin, mendoj se levizja e tij, i duhet dhe e ndihmon PD. PD ka rënë në moçal.
Përgjegjësia kryesore për gjendjen ku është PD bie mbi Sali Berishën, i cili e do PD vetëm për interesat e tij. Veçanërisht përgjegjësi ka Rasputini i Berishës në PD, Flamur Noka, që bahçes të Berishes i ka shtuar një bahçe edhe më të madhe, që quhet bahçja e kënaqësive politike dhe personale të Mulit.
Unë kam 35 vjet në PD por nuk kam hasur ndonjë udhëheqës më të pabesë, intrigant, të papërgjegjshëm, servil, arrogant dhe pa moral politik sa Flamur Noka.
Me gjithë kontradiktat që kam pasur, Ridvan Bode ndryshon si nata me ditën me Flamur Noken për sa i takon përgjegjësive me të cilat ai e shihte postin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe punës kolosale që ndërmori për të organizuar strukturat e PD që të fitonim zgjedhjet e vitit 2005.
Në këto kushte mendoj se, pavarësisht diferencave të thella që unë kam me Ervin Salianjin, të cilat gjithmonë i kam bërë publike, është përgjegjësi morale dhe qytetare që ti bëj thirrje të gjithë demokratëve që të mbështesin Ervin Salianjin, pasi çdo ndryshim, nga kushdo që vjen, është në interes të PD, demokracisë dhe vendit.
Lërini përrallat me Suel Çelën. Nga sa kam dëgjuar, të paktën 3 deputetë të PD sot në Parlament janë me lidhje me grupet kriminale. Gojët e liga thonë që kanë paguar për tu futur në listë të mbyllur. Unë nuk e besoj. Mos harroni që PD me sakrifica të mëdha, 12 vjet me parë, miratoi ligjin e dekriminalizimit.
Harrojini gënjeshtrat që në Janar do bëjmë protesta çdo natë, që do rrëzojmë Edi Ramën, që nga sot Rama nuk është më Kryeministër, që ndërkombëtarët na mbështesin.
PD duhet të ndryshojë programin, të zëvëndësojë ata që e udhehëqin jo vetëm në nivelet e larta por edhe më poshtë, të ndryshojë gjuhën e komunikimit politik, sjelljen ndaj institucioneve, veçanërisht ndaj SPAK si dhe të ketë një vështrim më të qartë sesi një parti demokrate perëndimore vjen në pushtet.
Harrojeni forcën. Rama është qeveritari më i korruptuari në botë por lufta ndaj korrupsionit dhe rikthimi në pushtet nuk realizohet me Nongrata. /Nga Edmond SPAHO, publikuar në Facebook/




