Skip to content
15 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION NGA EDISON YPI – Ku s’lënë Shenjtor pa e përdhosur…

ShkodraWeb 26 June, 2026
edison ypi foto

Many tears ago, Zoti urdhëroi ta kryeja shërbimin ushtarak tre vjet tornitor pranë një baterie kundërajrore në periferi të Vlorës. Jo brenda në Zvërnec, prej ku Zvërnecin nuk mundesh me e pa. Pak më në jug të Zvërnecit, nga ku Zvërnecit i dukej gjithçka, qielli, dielli, laguna, ishulli, pylli, manastiri.

Nga kapanoni ku flija, gjatë netëve të qeta kur binte heshtja, dëgjoja bombarduesit e NATO-s që kalonin mbi Zvërnec me një uturimë që dridhte krejt Gjirin e Vlorës. Sa ushtarët të vishnin pantallonat, shtrëngonin rrypat, mbathnin këpucët, vinin në kokë kapelet me yll, bombarduesi kishte ikur. Megjithatë, ushtarët vazhdonin të flinin mbi top edhe disa orë deri në agim me shpresë se do të vinte një tjetër bombardues ta asgjësonin me topa kinezë 57 milimetra. Por s’erdhi kurrë një i dytë.

Një pasdite si gjithë pasditet që i shtyja si Zangra i Jacques Brel-it në fortin e Beloncias, një avion i vogël mësimor rus nga ata të Shkollës së Aviacionit, një Yak i ndërtuar me dru dhe beze ngjyrë kaki, pasi bëri disa kollotumba mbi Zvërnec, u ngul në det në drejtim të Sazanit. Dhe u zhduk. Asnjë fjalë nuk u tha kurrë për çfarë ndodhi. Por, me siguri, “për trimin që ra duke mbrojtur atdheun nga armiqtë e egër”, ndonjë këngë, a të paktën ndonjë pllakë përkujtimore me tekst rrenacak, diku mbërthyer me bulona mbi ndonjë mur, duhet të jetë.

Një herë tjetër, mbi qiellin e Zvërnecit u shfaq një aeroplan tjetër i vogël, jo me dru e beze si Yaku fatkeq. Pasi bëri disa xhiro rrotull Zvërnecit, krejt i pasigurt në manovrime, duke parë se pista e betonit ishte e bllokuar me fuçi, më së fundi u ul mbi pistën mësimore me bar. Dera u hap pas nja dy orësh kur erdhën dy ose tre civilë nga aeroporti. Aty për aty heshtje varri. Asnjë fjalë për këtë “shkelje kufiri”. Të nesërmen, rast i rrallë, ndoshta i vetëm, i uljes së një aeroplani grek me një personalitet të shquar që në kujtesën time ka mbetur si Manolis ose Mihalis Glezios, por google search, gemini dhe chatgpt nuk e konfirmojnë, u dëshmua me një rresht të shkurtër te Zëri i Popullit.

Qyfyret e botës ndodhnin të gjitha në Zvërnec.

Komunistja Liri Belishova, për shembull, që s’kishte asnjë lidhje me clausura monastica, dhe dergjej natë e ditë në burg brenda një manastiri, është e para dhe e vetmja komuniste në botë që kaloi vite të jetës si murgeshë shembullore.

Qitjet stërvitore kundërajrore bëheshin nga Pishë Poro. Predhat kalonin mbi Zvërnec, pastaj në det.

Një oficer nga Smokthina kishte vite që eksperimentonte një lloj mortaje artizanale për të hedhur lart në qiell një si gjyle që, pasi të prekte qiellin, të shndërrohej në parashutë që ta godisnin predhat stërvitore. E gjeta dhe e lashë delirantin duke eksperimentuar idenë folklorike.

Një bateri kundërajrore me 6 topa 100 milimetra ndodhej në Zvërnec.

Më ka mbetur gjithashtu në mendje një episod mbi qesharaken mbrojtje të pathyeshme me hekur dhe beton të Gjirit të Vlorës. Një oficer nga Kuçi ose Tërbaçi më solli me ngut një gjilpërë topi që i ishte këputur maja e hollë. I thashë se, që gjilpëra e topit të mos këputej ose shtrembërohej nga goditja mbi gëzhojën, duhej çeliku i përshtatshëm. Më pa me qesëndi dhe më urdhëroi ta bëja me atë çelik që kisha. Ia bëra. Iku, ia vuri topit të Zvërnecit… që nuk shkrepi kurrë.

Nuk do ta harroj as në varr e përtej varrit pohimin më makabër që më kanë dëgjuar veshët:

“Vajzat zvërnecare dhe narqote janë elegante dhe të bukura, por prishen shpejt”.

Pra, vajzat e Zvërnecit, elegante si flamingot dhe delikate si mjelmat, pasi punojnë 10 vjet me kazëm e lopatë në kooperativë, s’shifen me sy.

Ose, hiret që t’i fal Zoti, t’i vjedh partia.

E verifikova në vend gjatë vajtjeve në Zvërnec dhe Nartë. Po, 15-vjeçaret ishin përrira. 30-vjeçaret kishin marrë fund.

I thashë një ditë Maks D. nga Tirana, i vetmi që ia arriti të rregullohej me një zvërnecare:

-Zvërnecarja jote, a prishet shpejt?

-Unë prishem shpejt, tha Maksi, zvërnecakja prishet ngadalë.

Dhe, duke parë shushatjen time, shtoi:

-Gjithçka ndodh në vendin ku s’lënë Shenjtor pa e përdhosur.

Post navigation

Previous: VIDEO – Fshirja ose shuarja e detyrimeve, Bashkia Shkodër kujtesë bizneseve dhe familjarëve për përfitimet
Next: E TRISHTË – Humbi jetën pas një aksidenti në Itali, përcillet në banesën e fundit në Bushat 21- vjeçari…

TË FUNDIT

malisheva vllaznia 2026

VIDEO – Malisheva 10- vjeçare e Brdariç, turpëron Vllazninë 107- vjeçare të Martinit në Europë me “manita”…

ShkodraWeb 15 July, 2026
30 vjetori agron gjyrezi 2026

FOTO – Përkujtohet në 30- vjetorin e rënies oficeri i policisë Agron Gjyrezi, vlerësohet akti i tij sublim…

ShkodraWeb 15 July, 2026
akus

VIDEO – Policia e Shkodrës nis monitorimin e ndotjes akustike, kontrolle në qytet dhe në Velipojë…

ShkodraWeb 15 July, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Malisheva 10- vjeçare e Brdariç, turpëron Vllazninë 107- vjeçare të Martinit në Europë me “manita”… 15 July, 2026
  • FOTO – Përkujtohet në 30- vjetorin e rënies oficeri i policisë Agron Gjyrezi, vlerësohet akti i tij sublim… 15 July, 2026
  • VIDEO – Policia e Shkodrës nis monitorimin e ndotjes akustike, kontrolle në qytet dhe në Velipojë… 15 July, 2026
  • AMNISTIA – Përfitojnë mbi 1300 të burgosur, përjashtohen subjektet e SPAK, nis sot zbatimi… 15 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 15 korrik 2026… 15 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 15 korrik 2026… 15 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 15 korrik 2026… 15 July, 2026
  • Akademia e Shkencave boton librin “100 vjet teatër në Shkodër (1879-1979)”, me autor Andrea Skanjeti 14 July, 2026
  • NGA THOMA GËLLÇI – Protesta nuk matet me fotografinë që poston Taulanti… 14 July, 2026
  • Një lajm i rremë fut në “sherr” artistët e njohur shqiptarë, shkëmbejnë replika në rrjetet sociale… 14 July, 2026
  • NGA ERVIN SALIANJI – “Zgjedhorja” e “Territorialja”, 2 pazaret e mëdha Rama-Berisha, demokratët kundër bojkotit 14 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 korrik 2026… 14 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

malisheva vllaznia 2026

VIDEO – Malisheva 10- vjeçare e Brdariç, turpëron Vllazninë 107- vjeçare të Martinit në Europë me “manita”…

ShkodraWeb 15 July, 2026
30 vjetori agron gjyrezi 2026

FOTO – Përkujtohet në 30- vjetorin e rënies oficeri i policisë Agron Gjyrezi, vlerësohet akti i tij sublim…

ShkodraWeb 15 July, 2026
akus

VIDEO – Policia e Shkodrës nis monitorimin e ndotjes akustike, kontrolle në qytet dhe në Velipojë…

ShkodraWeb 15 July, 2026
burgosur duar 2026

AMNISTIA – Përfitojnë mbi 1300 të burgosur, përjashtohen subjektet e SPAK, nis sot zbatimi…

ShkodraWeb 15 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.