Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA DOM GJERGJ META – “Me mue nuk mbetet kush në mal…”, in memoriam për Ndoc Mulaj…

ShkodraWeb 1 January, 2022
dom gjergj meta ndoc mulaj

I dashtun Ndoc,

Me siguri ka shumë njerëz që do kishin dashtë me t’i thanë dy fjalë zemret. Ke pikëllue shumkënd me vdekjen tande. E nuk mund ta besojmë që ai trupi yt prej alpinisti tash nuk ka ma fuqi me u çue me i dhanë përgjigje tan këtyne njerëzve që kanë ardhë sot këtu. Nuk e kishe zakon mos i me prit në kambë miqt. E sot janë shumë o Ndoc Mulaj prej gjithkahit që janë trishtue fort për ikjen tande kaq të papritun. E çka me ba tash? Për ty sot kena heshtje e lot, por edhe fjalë, kujtime e takime. Sot këtu ke prej Nikaj Mërturi, prej Dukagjini, prej Puke e prej Mirdite, prej Malësisë së Madhe, Prej Zadrime, prej Jugut e prej Veriu. Ishe i dashtun shumë more Ndoc me buzqeshjen tande, me fjalët e tua që ishin plot humor, por edhe fjalë që kur zenin vend nuk luenin ma prej vendit. Kështu janë burrat e kështu janë fjalët e burrave.

Shpresova deri në fund se do t’ia dalësh, por kur mora vesh se ishe nisë përtej reve e përtej majave, drejt amshimit, m’u përfytyrue maja e Kryqit në Munellë, maja e Zepës dhe e Jezercës, majat e Shalës e të Dukagjinit, të Nikajve e të Mërturit, Rugova e plot maja të tjera që të mblidhen përreth e si dikur burrat e malsisë së Dukagjinit vikasin me të madhe: “I mjeri unë për ty o vllau jem!”. Asht gjama që u bahet burrave Ndoc e ti e din fort mirë këtë gja.

Ti nuk ishe një alpinist që thjesht njeh fshetësitë e maleve. Jo! Ti ishe vetë mal. Ti e alpet ishit nji gja e vetme o Ndoci i Alpeve. Sa hërë u ke folë e sa herë të janë gjegjë. E ato alpe këtë fundviti 2021 të vikatën fort e të thanë: “Sonte Ndoc nuk të lamë me ik. Ke me bujtë këtu përgjithmonë”.

Nuk e bamë kurrë udhëtimin që patëm vendos bashkë. Të pata thanë që nuk jam mësue me ec maleve në kambë e m’u përgjigje: “Pa merak Dom Gjergj se me mue nuk mbetet kush në mal. Veç banu gati. Shkruej llastikët – thonë andej nga ne”. Vërtet kush erdhi me ty nuk mbeti në mal, por këtë fundviti ti nuk u ktheve ma prej Malit.

Burra si ti i bajnë dobi këtij vendi e ti na tregove se asht e mundun me ndejt këtu në këtë vend, me e dashtë e me promovue, e mos me e lanë jetim. Çdo foto, çdo cicërime e jotja në rrjetet sociale, bisedat me ty, banin gjithkend me mendue se sa të bukura janë alpet, se sa i bukur është vendi ynë. Po! Ti na mësove të bukurën Ndoc, atë të bukur që shpesh na e zhyejmë me mediokritetin tonë, me babëzinë e një shoqërie që rend drejt përfitimit, drejt shkatërrimit të së bukurës me mure e çemento, me qiellgëvishtëse e me qëndra tregtare. Ti na mësove se jetohet në harmoni me veten dhe me të tjerët edhe duke përshku malet e duke dashtë natyrën.

Kur Zoti e krijoi njeriun, i dha atij tokën me e rujt e jo me e shkatërrue, me u kujdes për të e jo me e kthy në një shkrëtinë. Ty të dhimbej çdo pemë e çdo kafshë e egër. E ti këtë amanet të Hyjit e plotësove çdo ditë të jetës tande e kështu unë të përfytyroj tash përballë Hyjit e më gjëmojnë në vësh fjalët e Tij që thotë: “Eja në luminën e Hyjit tand Ndoc, sepse ti e deshte natyrën, malet e alpet që unë i krijova.” Po, sepse natyra asht ai tempull i madh ku Zoti na ka vendosë e prej nga kemi mundësi me i dhanë lavdi atij. Kush ma shumë se ti ishte afër Tij kur u afroheshe majave e reve.

Tash i kalove retë, i kalove majat e u nise për kah amshimi. Pushofsh në paqe Ndoc i dashtun. Krishti të pastë në parriz! /Nga Dom Gjergj META, fjala e mbajtur sot në funeralin e Ndoc Mulajt në varret e Tufinës/

Post navigation

Previous: NGA ZIJA VUKAJ – Çështje pagash…
Next: “Ja çfarë më pëlqen tek Eduardi”, nga jeta në fshat tek dashuria dhe konsultat me psikologët, Arbana Osmani flet pa doreza

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
  • FENOMENI – PD rrezikon të humbë mbështetjen e gjysmës së popullsisë shqiptare, vajzava dhe grave… 17 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 17 maj 2026… 17 May, 2026
  • Bullgaria fiton Festivalin Europian të Këngës, Alis me “Nân” renditet vetëm në vendin e 13- të… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026
salianji ankese pd zgjedhje berisha 2026

DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.