Operacionet në zemër thonë janë më delikatët, kanë shumë specifika. Një lëvizje e gabuar e dhe gjithçka shkon për dreq. Bisturia kërkon një dorë të stërvitur mirë dhe vetëdije se jeta e pacientit në çdo sekond është në gishtat e kardiokirurgut.
I gjithë stafi është aty për ta ndihmuar, por çdo gjë është në dorën e tij sa dhe mendjen e tij. Nga sot ne do të asistojmë publikisht në nisjen e një operacioni delikat, që nuk do të rikthejë në funksion një zemër të asfiksuar, por do të tentojë të rikthejë në jetë një pacient në vdekje klinike.
Një pacient që i duhet shoqërisë dhe jo vetëm ekzistencës së tij si i tillë. Vetëm se nga sot operacioni nuk do të jetë në sallen e operimit, por salla e Parlamentit dhe çdo sallë tjetër që do të çlirohet nga sëmundja.
Nga sot politika futet në një dimension të ri, në një proces të vështirë që ose e çon gjërat në vend, ose vendin e çon për dreq. Rrugë të mesme nuk ka.
P.S…Luli nuk është zemra e PD-së, ai është thjeshtë një zorrë e kalbur (apendiks) që Doktori e ka toleruar më shumë se ç’ duhet në trupin e demokratëve. Nga nesër gjërat fillojnë të shkojnë në vendin e tyre! /Nga Bledian KOKA, publikuar në Facebook/