Skip to content
14 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION NGA BASIR ÇOLLAKU – Kuvendi i të vdekurve të 18 dhjetorit…

ShkodraWeb 28 December, 2021
basir collaku

Këto ditë në një intervistë në Shijak tv, deputeti Belind Këlliçi, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD, ndër të tjera tha diçka vërtet të rëndë dhe tronditëse. Në Kuvendin e Partisë Demokratike të organizuar me 18 dhjetor, ku u pretendua se ishin 5004 delegatë, kanë marrë pjesë, sipas verifikimeve të emrave të deklaruar të drejtuesve të këtij organizimi, së paku 70 delegatë të vdekur.

Këlliçi pohoi se Komisioni ka marrë listën e lexuar publikisht nga zoti Bardhi dhe deputetë të partisë dhe kanë bërë verifikimet në bazë të regjistrit të gjendjes civile dhe të dhënave të tjera. Nga këto, në veprimet e deritanishme ka dalë se me 18 dhjetor nga kjo listë, 1300 ishin delegatë, 2500 persona pa lidhje me funksion drejtues strukturash dhe 70 persona që kanë ndërruar jetë, por emrat i kanë si firmëtarë dhe pjesëmarrës.

Pas arrestimeve të të vdekurve nga Prokuroria e Posaçme për dosjen “339”, ky është rasti i dytë kur institucionet nuk marrin mundimin as të informohen nëse janë në këtë botë numërorët e tyre. Në rastin e Partisë Demokratike, ky është një trajtim kanibal, në krizën e brendshme të saj, kur beteja mediatike për shifra, mbyll sytë dhe i beson printerit, çfarëdo të nxjerrë nga arkivi.

Zemëratave triumfuese të Gazment Bardhit dhe Jemin Gjanës se 5004 delegatë ulur në 1950 ndenjëse dhe në një shesh në katin e parë të godinës së Pallatit të Kongreseve, Bulevardit, lulishteve përreth, i mungojnë për të plotësuar hartën edhe Tufina me Sharrën, për të shënuar adresat e të ndjerëve, të botës së përtejme, të botës së të shumtëve, që zyrtarisht u kënduan si pjesëmarrës Kuvendi. Mungesë e thelluar respekti, morali, ligjore. Shumëçka ka në këtë ngutje naive dhe halli. Madje këta emërlexuar publikisht, sipas pohimit zyrtar, kanë nënshkruar formularët për të qenë pjesë e seancës së 18 dhjetorit 2021, thirrur nga Kryesia e Partisë Demokratike.

Pyetjet tragjikomike në këtë rast janë;

-Kush ua ka marrë firmat në dynjanë tjetër këtyre të ndjerëve?

Natyrisht asnjë i lajthitur nuk mund ta marrë përsipër këtë çoraphane.

-Atëherë kush ka nënshkruar në emër të tyre?

-Kush ka marrë përsipër të fyejë edhe të ndjerët, por njëherësh edhe falsifikojë, për të gënjyer e mashtruar të gjallët??

-A përbën kjo një vepër penale, element të së cilës janë konsumuar nga drejtues për të mashtruar publikisht?

-Kush joshet nga kjo lloj besueshmërie?

A paska PD një rekord Guiness, struktura politike në botën e përtejme?

-Cili nen i Statutit të Partisë Demoktratike e lejon këtë lloj kuturisje mendore?

-Cila procedurë statutore e mundëson këtë gomarllëk?

-A e thërret vetveten moralisht, politikisht, njerëzisht, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, të njihet me këto të dhëna konkretisht dhe të mësojë një të vërtetë të turpshme?

Edhe Enver diktatori që nuk i kërciste për askënd, nuk kalonte aktivitete të përbashkëta me botën e të vdekurve, thjesht i çonte atje kundërshtarët. Askush nuk ka vajtur te ndjesa, gjesti më minimal i mundshëm, pasi të mësoi përsenë e kësaj meseleje.

Kjo është më e papranueshmja. Për të vazhduar siç theksoi deputeti denoncimin, me 2500 mysafirë të tjerë rastësorë në tubimin e 18 dhejtorit, pa asnjë lidhje funksionale me Kuvendin, me Partinë Demokratike, me fëmijë, të mitur. Shqiptarët presin që opozita, Partia Demokratike të ngjallë shpresë e kjo nuk bëhet duke bërë mbledhje me të vdekur.

Ata që mundohen ta kapërcejnë si fakt të rëndë këtë ndodhi, janë klone të marrëzisë. Zgjedhjet kurdo të bëhen, do të kërkojnë të gjallë për të votuar. Ata duhet të binden për alternativën rrëzuese të këtij regjimi, drejtuar nga Edi Rama. Në jetën e përtejme, zgjedhjet i organizon tjetër kush. Sarkazma e të dhënave na bën të themi se me 18 dhjetor, duke lënë mënjanë euforinë e çdo karrigeje, kemi pasur një Kuvend të vdekur……e kjo ndodh vetëm kur nuk ke hallin e të gjallëve. /Nga Basir ÇOLLAKU, gazetar/

Post navigation

Previous: OPINION NGA FLORIAN BJANKU – Dekurajimi i qytetarit nga kërkimi i drejtësisë…
Next: “I lumtur që do jem pjesë e një familje të madhe si Vllaznia”, Mickael Panos: Nuk e kam frikë konkurrencën

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026… 14 May, 2026
  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.