Përpëlitjet e Edi Ramës për të justifikuar emrat e kabinetit të ri, veçse nxjerrin në pah realitetin kokëfortë, se ai do vazhdojë me të njëjtin model, që e identifikon prej 8 vitesh: vënien e shtetit në shërbim të pushtetit që tek deformimi i vullnetit të zgjedhësve, korrupsionin e abuzimin skandaloz me paratë publike, lulëzimin e krimit të organizuar e trafikut të drogës, të reflektuara edhe në raportet e Departamentit të Shtetit.
Rikonfirmimi i të gjithë ministrave, që u lakuan sistematikisht për korrupsion e shkelje të ligjeve përmes vendimeve arbitrare është prova më e mirë se Rama po ruan statusquo- në e modelit 8 vjecar, që po zbraz vendin, si nga krahu i punës, kapacitetet intelektuale e sidomos të rinjtë që zgjedhin të shkollohen jashtë vendit pa e kthyer kokën pas.
Kozmetika me numrat e zonjave apo emërime pa asnjë lloj eksperience publike me ministri me fusha të stisura, nuk e mbulon dot këtë realitet të vazhdimësisë së keqqeverisjes me ministra, që de facto janë thjesht zv.ministra të bindur.
Asgjë e mirë për shqiptarët! Edi Rama do vazhdojë në të njëjtën rrugë, me të njëjtët ushtarë, që kanë rezultuar të suksesshëm në abuzime, me bekimin e atij që i rikonfirmoi. /Publikuar në Facebook nga Bardh SPAHIA/