Skip to content
7 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

OPINION NGA ANISA BAHITI – Kur u largua gjermani i fundit…?!

ShkodraWeb 3 years ago

Për ne, që kemi lindur kur sapo ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës dhe kishte rënë komunizmi në çdo vend të Evropës, dita më e pakuptimtë e vitit mbetet 29 nëntori.

Thuhet se festohet Çlirimi i Shqipërisë nga nazizmi, dhe se iku gjermani i fundit. Ka gjasa të jetë edhe kështu, por kjo ka pak rëndësi. E rëndësishme është që ky është debati më absurd që mbajnë partitë politike në Shqipëri për të vazhduar e për të marrë ca vota veteranësh, apo ish të përndjekurish politikë.

Dita e Dëshmorëve është më 5 maj dhe nuk ka pse të ketë një tjetër Ditë Dëshmorësh. Vende shumë më serioze, Ditë Çlirimi quajnë atë kur çlirohet kryeqyteti dhe jo atë kur jashtëqiti për herë të fundit gjermani i fundit, duke u larguar nga fshati Bajzë i Malësisë së Madhe.

Gjyshi im ka qenë partizan dhe komandant skuadre i çetës së Çermenikës, dhe sigurisht, kur iku gjermani i fundit u gëzua se do kthehej në shtëpi i gjallë dhe do të vazhdonte jetën e tij në fshat. Kështu edhe shumë partizanë të tjerë, por sigurisht edhe shumë ballistë e njerëz pa parti, u gëzuan se mbaruan një hall të madh: Luftën.Tashmë do ktheheshin në shtëpi.

Po ku ta dinin ata se ky fillim i ri do të ishte një tmerr pa fund? Më 29 nëntor, kur iku gjermani i fundit, kishte ardhur në pushtet ai që do ikte nga pushteti vetëm i vdekur pas 41 vjetësh. Amoraliteti vazhdon sot, kur shumica e bashkëmoshatarëve të mi duan të largohen në Gjermani për të siguruar jetën pasi në vendin e tyre nuk gjejnë shpresë. Pikërisht, në Gjermaninë e gjermanit të fundit.

Komedia vazhdon me palët politike që luajnë me 29 nëntorin. Vazhdojnë dhe i tregojnë rinisë po të njëjtën përrallë, atë të gjermanit të fundit.

Kur vendi këtë vit ndodhet në kulmin e krizës ekonomike, shëndetësore kur kush ka mundësi largohet jashtë për t’u kuruar, prapë më 29 nëntor i tregohet përralla e gjermanit të fundit. Kur shkollimi është bërë një kosto e pallogaritshme dhe e papagueshme për familjet, prapë i tregohet gjermani i fundit. Në këtë vit gjatë presidencës gjermane të BE-së , kur BE-ja na i mbylli të gjitha dyert, edhe në 2020-ën prapë populllit dhe rinisë i tregohet përralla e gjermanit të fundit. Kur lidershipi politik dhe shtetëror i Shqipërisë tjetër, Kosovës, është në ditët e veta më të zeza në burgun e Hagës me akuza të rënda të përgatitura nga Serbia, ne prapë i tregojmë popullit 29 nëntorin e “Festën Kombëtare të Jugosllavisë së vdekur” dhe “Gjermanin e fundit”.

Kur Gjermania i dhuron repartit elitë të Policisë shqiptare 200 palë këpucë, ne prapë insistojmë me gjermanin e fundit. Kur çdo para publike e lirë përfundon vetëm në xhepa oligarkësh edhe në kohë krize, këta prapë insistojnë me gjermanin e fundit. Kur kronikat e televizioneve denoncojnë prostitucionin e hapur në një nga zonat më të populluara të Tiranës, pavarësisht se është kohë pandemie, prapë përfundojmë te gjermani i fundit.

Është kohë krize, njerëzit janë të lodhur dhe të pamundur të vazhdojnë jetën pa vështirësi, stërmundime dhe nuk mund të dëgjojnë më përrallën me gjermanin e fundit, dhe për hir të së vërtetës, edhe ne, pasardhësit e partizanëve, nuk mund ta durojmë më këtë përrallë të rëndomtë.

Dëshmorët ranë për një Shqipëri më të mirë jo për luftën për pushtet të një partie, që mori pushtetin më vitin 1944 dhe nuk e ka lëshuar akoma. /Nga Anisa BAHITI/

Continue Reading

Previous: “Olta Xhaçka përdori 22 herë helikopterin ushtarak për fushatën e PS në Dibër”, PD publikon fakte të reja
Next: Zyrtarizimi i Partisë “Nisma Thurje”, Shabani tregon kush do jetë kryetari dhe ku kandidon Rudina Hajdari

TË FUNDIT

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • Aktualitet

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha

8 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…

3 hours ago
Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Kryesore

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…

5 hours ago

TË FUNDIT

  • “Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…
  • Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Tensione të ashpra në Kryesinë e PD, mbështetësit e Bashës futen brenda dhe ofendojnë deputetët, ja kush braktisi…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 7 qershor 2023…

TË FUNDIT

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • Aktualitet

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha

8 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…

3 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…
  • News

MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…

3 hours ago
Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Kryesore

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.