Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Nëse Berisha do të ngjitet në krye të PD- së, ata që e linçuan më shumë do të jenë ithtarët e tij më të flaktë…

ShkodraWeb 19 December, 2021
berisha me dy gishta hajdari

Sali Berisha ka ndërmarrë një nismë jo të zakontë. Në moshën 77 vjeçare, 8 vite pasi u largua nga postet politike e shtetërore “de jure”, ai ka vendosur të rikthehet. Fillimisht si kryetar PD- je e më pas si kryeministër, nëse rrëzon para kohe apo kur të vijë koha, Edi Ramën. Ëashtë një lëvizje jo e lehtë por ata që njohin Berishën e 31 viteve të fundit, e dinë se nuk dorëzohet lehtë. Madje, nuk dorëzohet kurrë.

Ndërsa palët në PD kanë kryer thuajse të gjitha lëvizjet legale dhe politike, teorikisht jo shumë vonë, do të ketë edhe një fitues në këtë garë të pazakontë. Në këtë lojë, nuk mund të ketë barazim si në futboll. Do të ketë vetëm fitues e të humbur, nga një për secilën anë. Teorikisht fitues i mundshëm mund të jetë edhe Sali Berisha që mund të rikthehet aty e la para pak më shumë se 8 vitesh, si kryetar i PD- së.

Kuvendi Kombëtar i 18 dhejtorit ishte pa frikë e asnjë mëdyshje kuvendi i linçimit publik të Sali Berishës. Të gjithë kishin mprehur shpatat dhe i përveshën atij, duke i mohuar edhe ato arritje të cilat sot shqiptarët i kanë para syve dhe i shfrytëzojnë. Sali Berisha u etiketua jo vetëm si e keqja e madhe e momentit për PD- në e vendin por edhe si e keqja më e madhe e Shqipërisë në 31 vite.

Edhe pse i ashpër maksimalisht që në ditët e para të 1990- ës me të, edhe Edi Rama nuk e ka sulmuar e anatemuar më shumë Berishën se lideri, drejtuesit e lartë, vendorë, deputetë e ish- deputetë të PD- së rreshtuar tani për tani në krah të Bashës. Kishte një garë publike se kush e shan më shumë e më mirë Berishën dhe kush ia ngre piedestalin më të bukur liderit aktual Basha.

Hipotetikisht, brenda pak javëve, muajve, edhe Berisha mund të jetë në krye të PD- së. Moralisht, të gjithë ata që publikisht e anatemuan apo linçuan publikisht atë, duhet të japin dorëheqjet. Kush nga postet politike në PD e të tjerët nga postet politike- shtetërore që morën përmes logos së Partisë Demokratike. Edhe për një arsye të thjeshtë, sepse nëse Berisha vjen në krye, as logo, as vula e as firma nuk do të jenë të njëjta me ato që i emëruan apo kandiduan.

Në fakt, nuk do të ndodhë kështu. Secili nga linçuesit publikë të Berishës, e ka ruajtur të paktën “një as nën mëngë”. Ata që kanë punuar me Berishën në PD apo në institucione shtetërore kur demokratët ishin në pushtet, e kanë të lehtë të kalojnë lumin e të marrin faljen nga Berisha. Një Berishë edhe më gjysh në koncept kur kanë kaluar 16 vite nga ardhja e tij e fundit në pushtet. Sepse gjyshërit falin lehtë e shpejt.

Edhe ata që janë “new entry” në kohën e Bashës, nëse Berisha ngjitet në krye, kanë ndonjë gur pët të luajtur patjetër. Justifikimi i parë është patjetër përkatësia në një familje “me tradita në PD”, i dyti sepse vijnë nga “familje ish- të persekutuarisht”, i treti sepse vijnë nga “familje ish- kulakësh”, i katërti sepse vijnë “nga familje komuniste por që i persekutoi regjimi komunist kur e tradhëtuan atë”.

E pastaj ka edhe justifikime të tjera si vijmë “nga dyer të mëdha”, vijmë “nga familje autoktone që ndërtuan qytete”, vijmë “nga familje tradicionale të djathta që në kohë të Zogut” për të vijuar me lojën e mbiemrave, meritave të paraardhësve, meritave “të spikatura” profesonale. E për ta mbyllur, vijohet me foto- arkivë me poza me Berishën e parë apo të dytë, me perbetime të tipit se “unë kam qenë i detyruar të jem në krah të Bashës por kushërinjtë e mijë ishin me ty”, apo “kisha hall të mos humbisja vendin e punës unë apo një i afërm”.

Këto janë vetëm disa nga justifikimet e mundshme pasi fantazia e kësja kategorie, kalon çdo imagjinatë njerëzore. E gjithë kjo për pak karrierë, për një karrige, për një qoshe të ngrohtë e të pamerituar. E të gjithë ata që sot mbështesin Berishën, nëse ai do të vijë në krye të PD- së, do të vazhdojnë në të njëjtat pozita, për të mos thënë se mund të anashkalohen totalisht.

Dikush mund të pyes më të drejtë, ku i di unë të gjitha këto, si mund ti parashikoj akoma pa ndodhur? Në fakt, nuk i di apo parashikoj vetëm unë. Mjafton të kesh jetuar këto 31 vite në Shqipëri apo të kesh qenë ndjekës i vemendshëm i politikës dhe çdokush lehtësisht arrin në këtë përfundim. Nuk ka arsye dhe as indicie se mund të ndodhë ndryshe. Unë mbase bëj pak ndryshim. Ndërsa shumë i mendojnë në kokë, unë i shkruaj dhe i bashkëndaj. /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: OPINION – Do t’ju falim të gjitha nëse do mblidhen të gjithë së bashku dhe të pjestojnë 1958 për 5004…
Artikull pasardhës: “Loro Boriçi” i sjell fat Kukësit, mund me përmbysje Partizanin, ngjitet në krye dhe i ikën 3 pikë Vllaznisë…

TË FUNDIT

elektricist

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
full hd.02_27_10_15.Still027

VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike 19 February, 2026
  • VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve… 19 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elektricist

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
full hd.02_27_10_15.Still027

VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.