Skip to content
12 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Nepotizmi, mitmarrja, ulja e studentëve, sfidat e rektorit Tonin Gjuraj në Universitetin “Luigj Gurakuqi”

ShkodraWeb 8 August, 2024
tonin gjuraj 2024

Ditën e sotme, 8 gusht 2024, Senati Akademik i Universitetit “Luigj Gurakuqi” ka thirrur një mbledhje të veten. Sipas rendit të ditës, të cilin e disponon ShkodraWeb, ka vetë dy pika për diskutim:

-Miratimi i buxhetit afatmesëm 2025- 2027

-Të ndryshme

Ligjërisht, Senati Akademik është në fuqi deri në momentin e konstituimit të të riut, i dalë nga zgjedhjet e këtij qershori. E njëjta logjikë, edhe për rektorin në detyrë edhe pse me vendimet e marra nga KIZ dhe Komisioni i Apelimit respektivisht me 27 qershor dhe 2 korrik, është zgjedhur tashmë rektor prof. dr. Tonin Gjuraj për një mandat 4 vjeçar, i cili nis zyrtarisht me dekretimin nga Presidenti i Republikës, sipas gjasave, këto ditë të gushtit.

Megjithatë, siç ndodh rëndom edhe në procese të tjera zgjedhore në nivele politike, siç është rasti i zgjedhjeve vendore, kryetari i bashkisë në detyrë delegon kompetencat tek një prej zëvendëskryetarëve ndërsa këshilli bashkiak, nëse është e nevojshme, mblidhet dhe miraton vetëm “përkrahjen sociale” për familjet në nevojë.

Cila është arsyeja e ngutjes së një Senati Akademik në ikje, e një rektoreje në ikje jo e zgjedhur por e komenduar për shkaqe që dihen tashmë, të mblidhet? Jemi në vitin 2024, thuajse në mesin e tij, pse rektorja dhe senati duhet të miratojnë buxhetin afatmesëm 2025- 2027? Pse nuk ia kalon, të paktën logjikisht, miratimin rektorit të ri dhe senatit që sapo ka marrë mandatin 4 vjeçar? Sidomos në këtë periudhë, ku i vetmi proces që kryhet në “Luigj Gurakuqi” e universitete të tjera, është ai i regjistrimeve.

ShkodraWeb ka mësuar edhe për disa emërime, të cilat po bëhen në ditët apo edhe javët e fundit në dyterë nga rektorja e komanduar prof. dr. Rajmonda Këçira. Nuk e dimë numrin e saktë, por të paktën tre emërime, dy zonja dhe një zotëri, janë emëruar tashmë në datat 30 dhe 31 korrik 2024.

Sa për të krijuar një ide të përgjithshme, Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës ka aktualisht 203 punonjës, personel mësimdhënës i brendshëm; 237 punonjës, personel mësidhënës i jashtëm dhe 126 punonjës, personel ndihmës akademik dhe administrativ. Në total, janë plot 566 punonjës në këtë institucion të arsimit të lartë.

vendim 3 rektore 2024
vendim 1 rektore 2024
vendim 2 rektore 2024

Ndërkohë, “Luigj Gurakuqi” ka 3674 studentë aktivë në të dy ciklet e studimit BA dhe Master; 5630 studentë në sistem, përfshirë stazhierët ndër vite, në të dy ciklet e studimit BA dhe Master. Raportin në mes dy grupeve, secili mund ta bëjë vetë.

Rektori Tonin Gjuraj dhe Senati Akademik që pritet të marrë detyrën së shpejti, kanë përballë një sfidë të vertetë. Sidomos rektori Gjuraj, i zgjedhur për të nisur atë që e pret shumëkush, edhe nga brenda këtij universiteti- reformimin, nuk do ta ketë aspak të lehtë. Problemet me të cilat përballet ky institucion akademik, janë të shumta saqë kur i mendon, ulja e numrit të studentëve, nuk është ndoshta më kryesori. Sepse kjo ulje, ka arsye të tjera përveç braktisjes së vendit nga të rinjtë.

Mitmarrja, tashmë e vertetuar edhe me “zë e figurë”, ka kapur këtë universitet deri në nivelet më të larta të tij. Pikërisht për këtë arsye, edhe rektorja aktuale është e komanduar, jo e zgjedhur me votë. Nepotizmi, edhe ai është në nivelet shumë të larta të drejtimit, me të afërm të ngushtë të punësuar. Po ashtu, edhe në emërime ka patur parregullsi, pa konkurse të hapura publike, në shkelje të ligjit organik por edhe të vetë statutit të këtij universiteti.

Tonin Gjuraj u shpall fitues i zgjedhjeve pikërisht për shkak të platformës së tij, prezantuar kolegëve por edhe studentëve. Fitorja ishte e ngushtë por cilësore, duke i dhënë mundësinë e zbatimit të platformës fituese. Por rektori Gjuraj, nuk do ta ketë të lehtë, aspak të lehtë. I vetëm, vështirë të arrijë objektivat që i ka vendosur vetes. Edhe gjetja e aleatëve mbështetës të platformës së tij fituese, nuk do të jetë aspak e lehtë. Duke nisur ndoshta nga Senati Akademik por edhe në nivelet e tjera. Me dekretimin nga Presidenti i Republikës, për rektorin Tonin Gjuraj nis “beteja” e vertetë, më shumë se për transformimin, për reformimin e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. A do t’ja dalë? Kjo pyetje do të marrë përfundimtare pas 4 viteve… /Nga Blerti DELIJA/

Post navigation

Previous: VIDEO – Infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor, Ministria e Shendetësisë shpjegon situatën dhe parandalimin
Next: FRYMËZIM – E reja nga Shkodra simbol i suksesit në sistemin bankar në New York të SHBA- së…

TË FUNDIT

shkresa doreheqja tonin gjuraj 2026

DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij

ShkodraWeb 11 June, 2026
berisha dash 2026

“DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën

ShkodraWeb 11 June, 2026
evi kokalari berisha non grata 2026

“Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro

ShkodraWeb 11 June, 2026

TË FUNDIT

  • DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij 11 June, 2026
  • “DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën 11 June, 2026
  • “Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro 11 June, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Nga Spanja tek Franca e Argjentina, super kompjuteri bën parashikimin për fituesit… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Do të luhen 50 miliardë dollarë, rekord bastesh për 2026, rritje e madhe nga “Katar 2022” 11 June, 2026
  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
  • “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana 11 June, 2026
  • DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat 11 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shkresa doreheqja tonin gjuraj 2026

DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij

ShkodraWeb 11 June, 2026
berisha dash 2026

“DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën

ShkodraWeb 11 June, 2026
evi kokalari berisha non grata 2026

“Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro

ShkodraWeb 11 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK…

ShkodraWeb 11 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.