Skip to content
11 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Në Theth vazhdon shembja e ndërtimeve të paligjshme, po me djegien e restorantit të ligjshëm ç’ po ndodh!?

ShkodraWeb 12 July, 2025
prishje djegie theth 2025

Shembja e një ndërtese me leje apo pa leje, nën lëkundjet e tërmetit apo të fadromës së shtetit, nuk ka sesi të jetë veçse lajm i trishtë. Kur shembja përfshin një biznes apo dhjetra biznese, sidomos në një zonë turistike perlë siç është Thethi, trishtimi është më i madh. Pa folur për vlerat monetare në rendin e dhjetra milionëve lekë të investuara e që groposen, ndoshta edhe si kursimet e vetme të një jete. Por edhe nëse janë para të fituara pa shumë mund, edhe të dhuruara, keqardhja mbetet e stamposur në fytyrën e çdo njeriu normal.

“Marrëzia kolektive” e turrjes drej fitimit të lehtë e të shpejtë nga bumi turistik, e ngjashme me “marrëzinë kolektive” të vitit 1997 me armët që dolën sheshit, do të sillte edhe efekte anësore negative. Ndërtimet mbushën Thethin, diku me restaurime në themelet e banesave qindra vjeçare, diku tjetër në “në tokën e të parëve”, por pa patur më herët asnjë ndërtim. Sot, nuk janë të paktë ata që po e pohojnë para kamerave se “ndërtuan, pas mesazheve që u dhanë edhe ballë për ballë në Theth”, “iu thanë lini emigracionin e investoni kursimet në vendlindje”, “morën para për të ndërtuar në Theth”, etj.

Pjesa dërrmuese, “harruan” se procedura është shumë e rëndësishme, se duhet aplikuar për leje ndërtimi, duhet projekt, duhet arkitekt, duhet kompani kontraktore për ndërtimin e në fund, miratim nga instancat përkatëse. E kështu, nga fillimi i kësaj jave, në mungesë të kësaj procedure, jo termeti por fadromat e shtetit, nisën shembjen e ndërtimeve pa leje, numri i të cilave varion nga 40, 70 apo 110.

Ndërkohë, një ngjarje, edhe më e rëndë, padyshim e qëllimshme, mori pak vëmendje kur ndodhi dhe tashmë, është harruar në përditshmërinë e zhvillimeve në Theth. Në orët e para të 10 korrikut 2025, një zjarr ka shkrumbuar një restorant në pronësi të biznesit “Vila Gjeçaj” në Theth.

Policia, u mjaftua me një komunikatë, thjesht duke njoftuar ngjarjen: “Gjatë orëve të para të mëngjesit, në fshatin Theth, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit P. Gj. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëmë materiale. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”.

Në fakt, ngjarja është e rëndë, shumë e rëndë, sidomos kur zjarrvënia duket e qëllimshme, për arsyen e vetme se administratorja “ka folur kundër ndërtimeve pa leje në Theth”. Madje, edhe vetë zonja, pak ditë më pas, në rrjetet e saj sociale, është detyruar të bëjë edhe një sqarim publik lidhur me këtë aludim në eter.

“Një dorë e ligë vendosi të më godasë aty ku më dhemb më shumë – duke djegur restorantin tim në zemër të Thethit. Aty ku unë dhe familja ime kemi ndërtuar me vite sakrifice një hapësirë mikpritjeje, një vatër nderi për traditën, natyrën dhe turizmin shqiptar. Në të njëjtën kohë, disa zëra në media, të nxituar ose të painformuar, kanë zgjedhur të hedhin baltë mbi emrin tim, duke më lidhur padrejtësisht me aksionin e shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth. Dua të jem shumë e qartë:

Unë kurrë nuk kam kërkuar shembjen e askujt. E di sa e vështirë është të ndërtosh në këto male, e di çfarë do të thotë të ngresh një çati me mundin dhe djersën e familjes.

Unë kam lobuar e ngritur zerin gjithmone në media per hallet e komunitetit si mungesa energjisë elektrike, plehrat apo rruga e keqe.

Unë kam qenë gjithmonë për zhvillimin e qëndrueshëm, për ndërtimin me standard dhe për ruajtjen e identitetit arkitektonik e kulturor të Thethit – që ai të bëhet një Trentino i Shqipërisë, një destinacion model në Ballkan.

Emisioni i datës 8 Mars 2024, ku është përmendur emri im në mënyrë të pasaktë, ishte një podkast kushtuar grave në biznes. Aty nuk është përmendur asnjë fjalë për ndërtime në Theth. Është minimumi profesional që një analist ta dëgjojë emisionin për të cilin flet, përpara se të shpërndajë hamendësime.

Kam dhënë qindra intervista për mediat shqiptare ndër vite. Kam folur për mikpritjen, për zhvillimin, për turizmin, për femrën që ndërton në një fshat malor. Por kurrë nuk kam kërkuar të shembet mundi i tjetrit. Kam luftuar që të mos shkatërrohet ai i imi.

Falënderim nga zemra

Në këtë moment të vështirë, dua të falënderoj nga zemra të gjithë ata që më kanë qëndruar pranë – familjarë, miq, fqinj, turistë dhe bashkëpunëtorë që më kanë shkruar, më kanë telefonuar, më kanë dhënë kurajo dhe fjalë ngushëllimi. E keni bërë dhimbjen më të lehtë për ta përballuar.

Zjarri i dikujt tjetër nuk do të më ndalë. Përkundrazi – do të rindërtoj më bukur, më fort dhe më me dashuri, sepse Thethi nuk do njerëz që ndajnë, por duar që ndërtojnë bashkë.”, shkruan Aida Gjeçaj.

Djegia e restorantit, pak pas mesnatës duke hyrë data 10 korrik 2025, ndodhi në një zonë ku përqendimi i strukturave të shtetit në terren, ishte mjaft i lartë. Përveç IKMT- së dhe Policisë Bashkiake, ishte Policia e Shtetit. E megjithatë, hakmarrja apo shpagimi për biznesin totalisht ligjor, ishte e ashpër: Të paktën 150 mijë euro dëm për familjen Gjeçaj!

Në fakt, kjo ngjarje, duhej të ishte e pranishme çdo ditë në media. Strukturat e specializuara të shtetit, duhej të ishin non stop në punë për të identifikuar, gjetur e kapur autorin apo autorët e zjarrvënies, sepse nuk ka asnjë dyshim se ishte e qëllimshme. Mesazhi që jepet, duke goditur rëndë një biznes të rregullt, nga A- ZH, duhet të shihet si kërcënim për të gjithë të ngjashmit e tij. Abuzimi nuk mund dhe nuk duhet të mbizotërojë ndaj ligjores, zbatueses së rregullave të përbashkëta me ligj e kushtetutë. Po ti shtosh kësaj edhe faktin se pronari i “Vila Gjeçaj” është edhe punonjës i BKH- së, alarmi është edhe më i madh.

Zbardhja e zjarrvënies në restorantin në Theth, vënia para përgjegjësisë e autorit ose autorëve, duhet të jetë prioritet i prioriteteve i strukturave të specializuara të shtetit, në të gjitha nivelet. E mos harroni, nëse do, “shteti e kap fajtorin me qerre”. /ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 12 korrik 2025…
Next: EMRI – Kanoste me sopatë dy shtetas në Durrës, policia arreston në flagrancë shkodranin 44- vjeçar…

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
marjana koceku 2026

Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?!

ShkodraWeb 10 July, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?! 10 July, 2026
  • NGA EVA VATOCI – Ku ishte shteti para se të ndodhte tragjedia…? 10 July, 2026
  • VIDEO – Xhelozia shkaktoi tragjedinë e çiftit Ziçi në Shkodër, kjo është pista që po heton policia… 10 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • VIDEO – Vllaznia fiton me përmbysje derbin shqiptar në Conference League, Brdariç rikthehet me humbje në Shkodër 9 July, 2026
  • RAPORTI – 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë, Shqipëria po humbet fuqinë punëtore… 9 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 9 korrik 2026… 9 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 9 korrik 2026… 9 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
marjana koceku 2026

Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?!

ShkodraWeb 10 July, 2026
shtjefen zici eva vatoci 2026

NGA EVA VATOCI – Ku ishte shteti para se të ndodhte tragjedia…?

ShkodraWeb 10 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.