ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

OPINION/Mos kalo dy herë tek i njëjti shteg ku nxorën në pritë babain tënd…

Para një muaji Rudina Hajdari vizitoi zyrën private të Sali Berishës. Takimi nuk ishte publik dhe aspak transparent. Pa u zgjatur, isha i bindur që nuk do zgjasnin disa javë që Rudina të binte në kurth, nga ato që vetëm Berisha di të inskenojë.

Pas 2017 jam takuar vetëm një herë me Rudina Hajdarin. Ishte momenti kur nga Brukseli dhe Washington- i ajo merrte mesazhet që mos digjte mandatin dhe krijonte një fraksion të ri opozitar.

Folëm shkurt mbi situatën dhe mundësitë e njerëzve reformator që mund ta mbështesnin kauzën e saj.

U mundova të jem i prerë dhe ta kundërshtoja në projektin dhe idetë e saj duke e përmbledhur në një fjali: “Ti Rudina duhet ndërtosh një strategji mbi/dhe kundër të gjitha partive të vjetra dhe jo të bëhesh fraksion brenda PD”.

U përpoqa ta bindë që çdo tentativë apo fraksion brenda PD ka dështuar, sepse ajo parti është biznes “shpk” e Sali Berishës dhe ky i fundit e ka hipotekuar. Ai do vdeës duke e marrë vulën e partisë me vete dhe Lulzim Bashën e ka vënë si figurant.

I rekomandova mos merrej me Lulzim Bashën sepse nuk është kryetar, por të ndërtonte një grupim të ri me vajza dhe djem jashtë PD.

Rudina këmbngulte që duhet bënte një grupim me deputet demokratë dhe ky ishte jo vetëm vendimi fatal i saj por dhe gabimi i mungesës së eksperiencës.

Rudina ishte ende e brishtë dhe kërkonte të krijonte grupin e saj me peshkaqenë 30 vite në politikë.

Rudina ende nuk e kish kuptuar që vendet bosh në parlament po plotësoheshin nga listat me deputet që i komandonte Berisha dhe Meta.

Ajo nuk donte ta besonte këtë të vërtetë, pavarësisht faktit që Partia Demikratike përjashtoi vetëm Rudinëm për mosdjegie mandati dhe jo deputetët e tjerë që hynë në Kuvend.

Sot po shoh në rrjete sociale që kanë filluar proçedurat e shkarkimit të Rudinës dhe me kaq, filmi mbaron.

Këtu mbyllet edhe seria e fundit e telenovelës ndërkombëtare që me naivitetin e tyre ëndërruan që, dy peshqit e mëdhenj Meta dhe Berisha mund peshkohen dhe mbyllen në rezervat duke krijuar opozitën e re të drejtuar nga Rudina.

Washington- i dhe Brukseli nuk arritën ta kuptojnë që Rudina nuk mund të bëjë një ushtri me “Hajdar” sepse ata kanë qenë dhe janë kamikazë që shpërthejnë me telekomandë nga dyshja Meta-Berisha!

Jo se ata kanë frikë Rudinën, por kanë frikë nga reforma në drejtësi e cila pa votat e grupit Rudinës, nuk mund të kalohet në parlament.

Washington- i dhe Brukseli gabuan dhe krijuan iluzion që menduan se do i bējnë opozitë Edi Ramës me Rudinën dhe do asgjesojnë establishmentin e vjetër me grupimin e “Hajdarëve”.

Tani për hir të miqësisë 30- vjeçare më duhet ti dërgoj një SMS vajzës së Azemit.

“E dashur Rudina,

Të pata paralajmëruar kujdes nga besë-prerët sepse tash vetēm emri të ka ngelë pasi mbiemrin ta kanë vrarë bash në oborrin e PD.

Mos kalo dy herë tek i njëjti shteg ku nxorën në pritë babain tënd”. /Nga Kreshnik SPAHIU/

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.