Skip to content
20 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – “Mësimi” i ri që duhet të përvetësojnë në Shkodër humbësit e garës së 6 marsit për bashkinë…

ShkodraWeb 10 March, 2022
shkodra pejsazh

“Kontrapedal”, “fanatizëm”, “monizëm”, “e verbër” janë disa nga epitetet që i’ u vunë Shkodrës pas 6 marsit 2022, kur banorët e saj vendosën të votojnë përsëri djathtas për bashkinë e tyre. Sigurisht, këto epitete më shumë ishin pjesë e analizave apo opinioneve të atyre që preferonin “ndryshimin e kursit”.

Aksioma që vlen në zgjedhjet e të gjitha llojeve dhe kudo nëpër botë është se “vendimi i sovranit nuk diskutohet”. Po ashtu, ka edhe një aksiomë tjetër se “sovrani nuk gabon asnjëherë me zgjedhjet e tij”.

Për tu kthyer tek zgjedhjet konkrete të 6 marsit 2022, shkodranët, banorët e bashkisë së Shkodrës, kanë marrë në vendim në sovranitet e pavarësi të plotë. Për këtë duhet të biem të gjithë dakort, aq më shumë kur nuk ka asnjë kontestim publik nga asnjë palë e përfshirë në këtë proces dhe për sa kohë, KQZ i dha pa asnjë rezervë mandatin e kryebashkiakut fituesit Bardh Spahia.

Ashtu siç ndodh sa herë është në pushtet qendror e majta, përsëri Shkodra u tentua të joshej apo shantazhohej. Kryeministri Rama, në mbyllje të fushatës aktuale, i kujtoi shkodranëve për të disatën herë “mëkatet” e qeverisjes 30 vjeçare të Shkodrës, duke iu premtuar “parajsën” nëse do të votonin kandidaten e tij për kryebashkiake.

Përgjigja është e qartë. Madje, këtë herë me “tehun” e saj, Shkodra preu mjaft hollë. Diti të zgjedhë edhe vetë brenda të djathtës, madje brenda vetë familjes demokrate. Si kurrë më parë, dy kandidatë, përfaqësonin jo vetëm të djathtën, por edhe Partinë Demokratike në një farë mënyre. Shkodranët duhej të dallonin se kush ishte opozita, kush ishte e djathta që duhej mbështetur kundër PS- së.

Ata që prisnin një “ndryshim kursi”, e konsideronin gati “punë të kryer”. Fiks për shkak të përçarjes brenda vetë PD- së por edhe pjesëmarrjes së ulët në votim, krahasuar me zgjedhjet e 2015- ës sepse ajo të 2019- ës nuk hyjnë dot në asnjë lloj analize. Ndryshe nga aksioma se “abstenimi favorizon atë që është në pushtet”, shpresohej në një “mrekulli” jo vetëm përmbysjeje politike por edhe të vetë aksiomës së përbotshme në raste zgjedhjesh.

Po, është e vertetë se Shkodra jo radhë herë ka shkuar “kundër rrjedhës”. Madje edhe vetë PD- së i dha një mesazh të fortë me zgjedhjet e 1996- ës, por gjithsesi duke qendruar djathtas me “E djathta e bashkuar shkodrane”. Ata që mëtuan “fronin” e Shkodrës, nuk kanë kuptuar thelbin e Shkodrës.

Shkodra nuk shantazhohet! Nuk është shntazhuar as në kohën e 45 viteve diktaturë. Ka pranuar mbi kurriz persekucion të pashoq, vrasje, plagosje, gjymtime, internime, dëbime por përsëri nuk ka ulur kokën. Edhe në diktaturën më të ashpër, kthente përgjigje, qoftë edhe përmes batutave me humor, bejteve apo barcaletave. Madje edhe shkrimtarë të njohur, si Paulin Selimi, guxonin të vinin në lojë edhe sekretarin e parë të PPSH- së së kohës.

Shkodranët e dinë se vazhdojnë të jenë “kryeqytet” i papunësisë, i varfërisë, i ikjes masive të qytetarëve të vet jashtë vendit. E dinë se mundësitë po pakohen në bashkinë e tyre dhe jo për fajin e tyre, e dinë se edhe taksat që paguajnë për qeverisjen qendrore, nuk po u kthehen në investime. E për të gjitha këto, dinë se nga ta drejtojnë gishtin e tyre, duke vendosur vetë për fatin e tyre. Mbase nuk është më i miri i mundshëm, por është i zgjedhur prej tyre.

Shkodrës mund t’ia hash zemrën vetëm me të mirë! Por këtë nuk e ka dashur apo nuk e ka treguar asnjëherë nga 2013- a kjo qeveri. Vertetë, unë hyj tek ata njerëz që besojmë se edhe PD- ja sa ka qenë në pushtet qendror, nuk ka treguar vemendje, nuk ka bërë aq sa duhej apo meritonte për Shkodrën. Por ndërkohë, nga 2013- a, pa dashur të jem nihilist, nuk është thuajse asgjë, sidomos brenda “vijave të verdha” të bashkisë së dikurshme të Shkodrës.

Qeveria, kryeministri Rama, i kanë patur mekanizmit, nëse do të kishin edhe dëshirën. Nuk kishin nevojë për asnjë lloj leje nga bashkia, që sipas kryeministrit, nuk kishte dëshirë për bashkëpunim, nuk hartonte e dërgonte projekte e të tjera justifikime si këto. Sepse qeveria nuk u lodh të zbatojë procedura apo të marrë leje as për rrugën e Velipojës, të Muriqanit, të Thethit, qendrën e Shirokës apo By- Pass- in. Ashtu mund të vepronte edhe për projekte apo investime të mundshme në njësi administrative apo “vija të verdha”. Sepse kur një qeveri nuk pyet apo nuk merr leje një herë, mund ta bëjë edhe më shumë se kaq.

Përveç fjalëve dhe deklaratave politiko- publike, nga 2013- a kjo qeveri nuk bëri asgjë për Shkodrën. Shkodranët nuk mund ti besonin qeverisjen e tyre një modeli të tillë që për 8 vite, nuk la asnjë gjurmë në këtë bashki. Qeveria duhej ti tregonte shkodranëve deshirën për të investuar në Shkodër, përmes projekteve konkrete të përfunduara, që ata të viheshin në dilemë, nëse do të viheshin edhe në atë rast. Sepse shkodranët e dinin siç edhe e dinë se, nëse bashkia e tyre do të binte nën sundimin e modelit aktual qeverisës në nivel kombëtar, as pas një viti, as pas një mandati, nuk do të mund ta merrnin sërish.

Sigurisht, pas këtyre rreshtave, do të jetë jo të paktë ata që do të përmendin se “Shkodra shkoi prapë kundër rrjedhës”, “do të vijojë të jetë pa vëmendje e investime nga qeveria qendrore”, “do të vazhdojë të mbesë jashtë radhëve të bashkive ku u ndërhy me Rilindjen Urbane” e të tjera të ngjashme me to. E në vijim, do të nisë “qarja e hallit” të Shkodrës e shkodranëve për mentalitetin e tyre “provincial” e gjëra të tjera si mungesa e pragmatizmit.

Të gjithë këtyre, do u thoja vetëm diçka: Nëse do të ishte ndryshe, nuk do të ishte apo quhej Shkodër por Tiranë, Fier, Tepelenë apo Lushnje, pa dashur të anatemoj negativisht asnjë nga këto bashki apo qytete. Në historinë e saj mijëra vjeçare, Shkodra ka patur dhe ka mjaft epitete apo përcaktime. Pa i’ a njohur ato, pa i’ a analizuar apo gjetur momentin e duhur, askush nuk mund ta joshë, shantazhojë apo marrë përdhuni. Ndoshta ky është “mësimi” i ri që duhet të përvetësojnë humbësit e 6 marsit 2022 në Shkodër. /Nga Blerti DELIJA/

Post navigation

Previous: STATISTIKA – Zgjedhjet e 6 marsit, KQZ publikon shifrat, “Shtëpia e Lirisë” më shumë se dyfish vota para PD- së zyrtare, PS kalon 53%…
Next: NGA AGRON GJEKMARKAJ – Sot PD gjindet ende në agoni të plotë, Basha nuk ka ditur të sulmojë e as të mbrohet…

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
gabriel kulla 2026

Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali!

ShkodraWeb 19 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.