Skip to content
20 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Mëkatar po, por ideator e skenarist i vetëm i kanabizimit jo, Saimir Tahiri duhet të flasë…

ShkodraWeb 4 February, 2022
saimir tahiri kanabis

Saimir Tahiri provoi sot për herë të parë prangat e drejtësisë në duart e tij. Pas gati 5 viteve përballje me sistemin e drejtësisë së vjetër por edhe të re, ish- ministri i Brendshëm i qeverisë “Rama 1” është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg. Në fakt, po aq sa ishte dënuar në shkallën e parë të GJKKO- së, por duke i hequr të drejtën e konvertimit të dënimit me punë në dobi të komunitetit.

Si në shkallën e parë, Tahiri u dënua me 5 vite burg, në gjykim të shkurtuar me 3 vite e 4 muaj burg, të cilat sipas gjasave do të nisë ti vuajë që sot në një burg të sigurisë së zakonshme sipas vendimit të dhënë. Ai ka dalë i arrestuar nga gjykata, teksa i është lejuar të bëjë një telefonatë, ndoshta me familjen e tij për ta qetësuar pas vendimit. GJKKO i ka lënë hapësirë për ankimim në Gjykatën e Lartë dhe sipas gjasave Tahiri do ta shfrytëzojë.

Saimir Tahiri sot është zyrtarisht fajtor për “shpërdorim detyre”, si në shkallën e parë të gjykimit. Edhe pse u dënua lidhur me favorizimet e mosveprimet lidhur me klanin Habilaj, me këtë dënim Tahiri merr përsipër përgjegjësinë për kanabizimin e Shqipërisë që nisi gjatë kohës kur ishte ministër i brendshëm ai dhe nuk po ndalet as në nisje të mandatit të tretë të Edi Ramës.

Përgjegjësitë e Saimir Tahirit, i ka vertetuar gjykata me vendimin e saj. Po a mund të justifikohet vetëm me këtë dënim për “shpërdorim detyre”, vetëm të Saimir Tahirit dhe një ish- drejtori policie kanabizimi ekstrem i Shqipërisë? Vetëm ndonjë naiv i rëndomtë mund të besonte se gjithçka e ideuan e organizuan Saimir Tahiri, një ish- drejtor policie apo të tjerë vartës në Policinë e Shtetit.

Dëmi më i vogël i kanabizimit do të ishte mbjellja, kultivimi, korrja, tharja e në fund shitja e tij jashtë vendit. Përtej veprës kriminale natyrisht e dënueshme, në anën pozitive mund të kishte ndikuar në ekonomitë e fakirëve 20 mijë lekësh apo edhe ndërtimin e bizneseve që mund të krijonin më pas vende pune “në të bardhë”. Kështu ka ndodhur në mjaft raste në Shqipëri e sigurisht, edhe në vende të ndryshme.

Shqetësimi më i madh është se përmes skemës së kanabizimit, janë gjeneruar para që më pas mund të jenë përdorur për të blerë pushtet politik. Nuk është aspak e çuditshme që me merifete të njohura e të panjohura, kanabizimi i vendit të ketë siguruar mijëra vota në 2017- ës por edhe në 2021- in. Sepse nuk bëhet fjalë për fitime miliona apo miliarda lekë por miliona apo miliarda euro, ndoshta edhe më shumë se trendi 4-5 miliardë i buxhetit të shtetit të Shqipërisë së gjorë.

Nëse nuk është betuar për “omerta” në këmbim të sigurisë për vete apo familjen siç ndodh në organizatat mafioze, Saimir Tahiri do ti bënte një nder të madh vendit, vetes e drejtësisë nëse do të fillonte “të këndonte”. Nuk besojmë se kanabizimi i vendit ka qenë i rastësishëm dhe pa një skenar të mirëpërgatitur në detaje. Sigurisht që është mëkatar të paktën sipas gjykatës, por nuk është i vetmi dhe natyrisht, jo më i rëndësishmi.

Nga ana tjetër, drejtësia duhet të nisë të zhbëjë lëmshin, duke nisur nga letrat e procesit të Tahirit, të bashkëveprojë me kolegët italianë dhe të nisë verifikimin e mjaft çeshtjeve të ngjashme që këto 8 vitet e fundit, nuk mungojnë. Gjithçka duhet të nisë nga paratë të ngurtësuara në prona, ndërtesa, shtëpi, makina luksoze që kanë mbirë nga hiçi. Duke vijuar kthimin në kohë drejt burimit të parave, me shumë gjasa të gjitha do të unifikohen tek kanabizimi i vendit.

Saimir Tahiri di shumë. Pa parë por edhe nëse nuk ka parë, si ministër i Brendshëm ka patur akses në shumë dokumente dhe fakte që mbase akoma nuk janë asgjësuar. Nëse është kërcënuar apo shntazhuar, Tahiri duhet të kërkojë mbrojtje për vete e familjen. Nëse nuk i beson shtetit shqiptar, mund të gjejë mbështetje tek agjensitë ligjzbatuese të vendeve mike e partnere. Por Saimir Tahiri duhet të flasë!

Pas dënimit të klientit të tij Saimir Tahiri, avokati mbrojtës Maks Haxhia ia dhënë dy detaje interesante për mediat. Ai ka bërë me dije se klientit të tij i është sugjeruar të ikë, të arratiset nga Shqipëri për ti shpëtuar dënimit por Tahiri nuk ka pranuar. Pasi ka vënë në dyshim vendimin e marrë për Tahirin, avokati Haxhia ka përcjell një mesazh edhe për drejtësinë, sot e konsideruar “e re”: Nëse kjo është reforma që të luftohet korrupsioni duke futur në burg Tahirin unë mund të them që të gjithë pushtetarët duhet të vishen trashë në kohe dimri!

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar Saimir Tahirin më shumë se një herë, ministri i brendshëm më i suksesshëm i Shqipërisë. E mbrojti me të gjitha mënyrat e mundshme për gati 5 vite nga prangat e burgu. Sot është koha që kryeministri i vendit të flasë. Duhet të kërkojë ndjesë para shqiptarëve për ish- ministrin e tij. Ose të vazhdojë të heshtë…duke pohuar. /Nga Blerti DELIJA/

Post navigation

Previous: “Askush nuk është mbi ligjin”, ambasadorja amerikane Yuri Kim reagon pas dënimit me burg të Saimir Tahirit
Next: “Saimir Tahiri di shumë për ATA dhe ATË atje lart…”, gazetari Artan Hoxha: “Kokë turku” në burg ka kohë të rrëfehet

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
gabriel kulla 2026

Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali!

ShkodraWeb 19 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.